Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
U dëmtua nga një makineri gjatë punës, 50-vjeçari humbi jetën në Durrës! Zbardhet dinamika e ngjarjes
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen, ku rezulton se viktima me iniciale D. N., ka qenë duke pastruar një nga makineritë e përpunimit të aluminit dhe aksidentalisht i kanë ngecur rrobat.
26 Nëntor 2024, 11:50Nga ZH.LL
Foto ilustruese
DURRËS- Një 50-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Durrës. Më herët u njoftua se ai humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, teksa policia nisi hetimet.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen, ku rezulton se viktima me iniciale D. N., ka qenë duke pastruar një nga makineritë e përpunimit të aluminit dhe aksidentalisht i kanë ngecur rrobat. Për pasojë makinëria e ka terhequr pas vetes, duke i shkaktuar dëme serioze. Pas dëmtimeve të shumta, 50-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Nga verifikimet rezulton se 50-vjeçari ishte i siguruar dhe dokumentet ligjore të rregullta. Ndërkohë, paraprakisht vlerësohet se lëvizja e gabuar e tij ka sjellë edhe aksidentin fatal, por ngjarja është ende nën hetim nga ekspertët dhe Prokuroria vendore.