4 Gusht 2024, 11:04
Nga S.B
foto ilustruese
DURRËS- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Viola Bodlli 29 vjeç dhe Agron Braha 26 vjeç, hipën në një taksi në rrethrrotullimin “ILIRIA” në plazh, dhe kërcënuan me thikë taksistin.
Për pasojë 29-vjeçarja i vodhi shumën e parave që taksisti kishte në makinë dhe dy autorët u larguan nga automjeti. Me rastin do të merret Prokuroria Durrës.
Njoftimi i Policisë:
Durrës
Hipën në një taksi dhe më pas e kërcënuan me thikë drejtuesin e taksisë dhe i morën një shumë parash, falë reagimit të shpejtë të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar.
Policia vuri në pranga një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçare, të cilët kërcënuan taksistin me një thikë dhe i morën një shumë parash.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se dy shtetas kishin kërcënuar me thikë një drejtues taksie dhe i kishin marrë një shumë parash, menjëherë organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit:
Vihen në pranga shetasit Viola Bodlli 29 vjeç dhe Agron Braha 26 vjeç.
Nga hetimet rezultoi se rreth orës 01:00, në lagjen Nr.13, në vendin e quajtur rrethrrotullimi “ILIRIA” në plazh, këta shtetas hipën në automjetin taksi me drejtues shtetasin I. K.
Në momentin që hipën në makinë, shtetasi A.B. dyshohet se kërcënoi taksistin me një thikë, ndërsa shtetasja V.B. i mori një shumë parash që taksisti kishte në makinë (xhiron ditore) dhe u larguan nga automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
durre kercenim me thike
Aktualitet
4 Gusht 2024, 10:27
S.B
foto ilustruese
BORSH- Një 42-vjeçar është gjetur i mbytur në Borsh ditën e sotme. Mësohet se D.E 42 vjeç,...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 09:48
I.A
Godina
HIMARË- Faqja satirike 'Disdentët' kanë publikuar një video nga qendra e votimit në Vranishtë të Himarë...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 09:41
S.B
foto ilustruese
KAPSHTICË- Dy ditët e fundit në pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës, ka patur nj&...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 09:10
I.A
Votuesit
HIMARË- Pjesëmarrja e numrit të votuesve deri në orën 08:00 në zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkis&eum...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 08:41
S.B
pamje nga ngjarja
KONISPOL- Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në malin e Saraqinit në Konispol. M&eum...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 08:33
I.A
Qytetaret
HIMARË- Komisionerët zgjedhore kanë pezulluar procesin e votimit në Himarë fshat. Kjo pasi qytetarët kanë...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 07:57
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Vala e ndërtimeve në Tiranë pritet të marrë sërish vrull në periudhën në vijim, ...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 07:17
E. D
fotot ilustruese
LAZARAT- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Lazarat. Bëhet me dije se 30-vjeçari me iniciale...
Aktualitet
4 Gusht 2024, 07:13
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Dita e sotme është premtuese për plazh. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë e kthje...
Aktualitet
3 Gusht 2024, 22:19
E. D
kokaina e sekuestruar
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Mediat italiane bëjnë të ditur se...