Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në pranga kanë rënë Faik Buzi, Gëzim Hysi dhe Novruz Deneku.

FIER- Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit, pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Në pranga kanë rënë Faik Buzi, Gëzim Hysi dhe Novruz Deneku. Sipas policisë Faik Buzi 68 vjeç, u kap në flagrancë duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
Ndërsa në Lushnje u arrestuan Gëzim Hysi 61 vjeç dhe Novruz Deneku 62 vjeç. Gëzim Hysi akuzohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në lagjen "18 tetori" për djegien e mbeturinave. Flakët, u përhapën deri te ish-fusha e mbetjeve urbane në Lushnje, duke rrezikuar disa banesa në atë zonë. Ndërsa Novruz Deneku ndezi zjarr në afërsi të banesës së tij për djegien e mbeturinave. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Fier-Lushnjë/Identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas, për zjarrvënie të qëllimshme.
-Fier/Kapet në flagrancë, duke ndezur zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica, arrestohet 68-vjeçari me precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.
Si pasojë e flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-Lushnjë/Në pranga autorët e zjarrvënieve te ish fusha e mbetjeve urbane dhe në fshatin Delisufaj.
Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa në këto zona.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica. Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.
-G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen "18 tetori", për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;
-N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave. Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
pamje nga zjarri KORÇË- Vatra e zjarrit vijon të jetë ende aktive në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenj&eu...
autori MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Bëhet me dije se dy 14 vje...
viktima Erald Xhejo MALIQ- Policia ka zbardhur dinamikën e vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në Maliq. Blutë bëjn&eu...
Autori dhe dy djemte GJILAN- Dinamika e vrasjes së trefishtë në Gjilan pak dite më parë është zbardhur. Bëhet me di...
autori MALIQ- Enedio Guri, autori i vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq publikonte foto me armë zjarri në rrjete soci...
foto ilustruese TIRANË- Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. T...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqën...
Viktima MALIQ- I riu në foto është 14-vjeçari, Erald Xhejo i cili humbi jetën tragjikisht sot pas një sherri në nj&eum...
Foto ITALI- Autoritetet italiane kanë organizuar një operacion antidrogë e cila u finalizua me arrestimin e tre personave. Mes të arres...
Foto ELBASAN- 56-vjeçari, Pëllumb Toçi i cili rezulton i zhdukur ende nuk është gjetur dhe fati i tij mbetet mister....