LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Zbardhet dinamika e masakrës, konflikti nisi nga Bujar Hoxha

Autori Mefail Shkodra raportohet se nuk ka pasur pasoja, por djali i tij, Engjëll Shkodra ka pësuar lëndime. Siç raportohet Engjëll ka plagë në njërin krah, por ende nuk dihet kush e qëlloi. Ndërsa djali tjetër i tij, Edonis Shkodra është në gjendje të rëndë.

15 Gusht 2025, 08:09 Nga E. D
Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Zbardhet dinamika e masakrës,
Autori dhe dy djemte

GJILAN- Dinamika e vrasjes së trefishtë në Gjilan pak dite më parë është zbardhur. Bëhet me dije se përveç tre personave që humbën jetën, edhe i dyshuari për fajde Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij të cilët janë ende në arrati, janë plagosur nga përplasja me armë. Autori Mefail Shkodra raportohet se nuk ka pasur pasoja, por djali i tij, Engjëll Shkodra ka pësuar lëndime. Siç raportohet Engjëll ka plagë në njërin krah, por ende nuk dihet kush e qëlloi. Ndërsa djali tjetër i tij, Edonis Shkodra është në gjendje të rëndë. Në pamjet e publikuara shihet se ai ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.

Si nisi konflikti?

Më 21 korrik 2025, Mefail Shkodra është marrë në pyetje në lidhje me një rast të iniciuar nga Bujar Hoxha. Dhjetë ditë më vonë më 31 korrik, ai dorëzon një kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj të njëjtit person. Por gjithçka mori një kthesë të errët pas në një takim të thirrur nga Edmond Hasani, i cili kishte ftuar Mefail Shkodrën për një bisedë “miqësore”.

Gazeta Insajderi ka siguruar edhe një audio-incizim nga nisja e konfliktit e deri tek vrasja. Aty dëgjohet Mefail Shkodra që thotë se e ka të ndaluar të takohet me Bujar Hoxhën sepse janë në proces gjyqësor.

“Unë e ti Bujari ulemi në tavolinë folim dhe e gjajmë vërtetën se për ketë punë jemi ardh këtu”, thotë dikush nga viktimat.

“Bujari është këtu”, dëgjohet një zë në video.

“Nuk guxon me ma pru Bujarin këtu, s’guxon. Unë jam proces me Bujarin e kam ndalune Të zatetem me të”, iu kthye Mefail Shkodra.

“Na ju kemi thirr disa herë mu zatet me Bujarin, tash e keni ndalune mu zatet me ta”, dëgjohet duke thënë pala tjetër.

“Ja thirri policinë”, dëgjohet teksa thotë dikush.

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Zbardhet dinamika e masakrës,Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Zbardhet dinamika e masakrës,

Pas kësaj, fillojnë edhe të shtënat me armë ku humbin jetën tre persona. Takimi ndodhi në kafenenë ku Mefail Shkodra pinte rregullisht kafen e tij. Në lokal ishin vetëm Edmond Hasani dhe Naim Hoxha, vëllai i Bujarit. Gjithçka ndryshoi për pak sekonda. Në kafene, shfaqet Bujar Hoxha, i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Nga babai i tij Abedin Hoxha dhe nga vjehrri i tij Selami Hasani. Mefail Shkodra, i lutet me ngulm Edmond Hasanit që t’i ndalojë të hyjnë në lokal, duke theksuar se ndodhen në mes të një procesi penal. Ai çohet për të kontaktuar policinë, por Mefail Shkodra nuk kishte asnjë raport me personat tjerë, përveç Bujar Hoxhës.

Takimi ishte thirrur me kërkesën e Edmond Hasanit, pasi përmbaruesi kishte bllokuar llogaritë bankare të Bujar Hoxhës për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5, të blerë nga vetë Mefaili. Përmbarues në këtë rast ka qenë Përparim Xhelili. I njëjti ka konfirmuar për Insajderin se llogaritë i ishib bllokuar para dy jave Bujar Hoxhës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë masa drastike, duke suspenduar katër zyrtarë policorë, mes tyre: Bekim Sabedini, Metush Arifi, Ardian Demiri dhe Shaban Hajdaraj. Bekim Sabedini dhe Metush Arifi janë parë në shoqërinë e Albert Rexhepit i njohur si Albert Malisheva, i cili në vitin 2024 ishte burgosur pastaj ishte lene në arrest shtëpiak për fajde, e Mefail Shkodra bashkë me djalin e tij Edonisin ishin në paraburgim për këtë rast.

Kush janë viktimat?

Bujar Hoxha është një nga personat kyç të përfshirë në këtë ngjarje. Insajederi shkruan se thelbi i konfliktit që çoi në vrasjen e trefishtë ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha. Në prill të këtij viti, Bujar Hoxha kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën për fajde. Prokuroria Speciale konfirmoi se Hoxha kishte dorëzuar edhe një kallëzim penal ndaj Shkodrës. Fajdexhiu nga Gjilani, pasi ishte marrë në pyetje nga Prokuroria, ishte lënë i lirë në procedurë të rregullt. Konflikti që përfundoi tragjikisht nisi pas denoncimit që Hoxha i bëri në polici Shkodrës.

Aktualisht, Bujar Hoxha po trajtohet në QKUK, gjendja e tij është e stabël. Viktimat janë babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në Gjilan, dhe dyshohet se u vranë nga njerëz të përfshirë në fajde.

Vrasja e trefishtë në Gjilan/ Zbardhet dinamika e masakrës,

Viktima Edmond Hasani

vrasja e trefshite ne gjilan


Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës