LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Pjesë të grupit të strukturuar kriminal, SPAK sekuestron pasuritë e 5 trafikantëve shqiptarë

Sipas Prokurorisë së Posaçme, këto pasuri, që përfshijnë llogari bankare, toka, pasuri të paluajtshme, janë në pronësi të vëllezërve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha (nipi i tyre), si dhe personave të lidhur me ta.

15 Prill 2024, 12:09 Nga M.B
EMRAT/ Pjesë të grupit të strukturuar kriminal, SPAK sekuestron
Foto ilustruese

TIRANA- SPAK ka sekuestruar pasuritë e disa personave që akuzohen se kanë trafikuar lënde narkotike në disa vende të Bashkimit Evropian. Sipas Prokurorisë së Posaçme, këto pasuri, që përfshijnë llogari bankare, toka, pasuri të paluajtshme, janë në pronësi të vëllezërve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha (nipi i tyre), si dhe personave të lidhur me ta.

Vëllezërit Hoxha që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar dhe janë hetuar nga autoritet në Itali për vepra penale si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë ”, të ndryshuar, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, është regjistruar kryesisht procedimi pasuror nr. 3, datë 01.02.2024, në lidhje me pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta.

Ky procedim pasuror është regjistruar pas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, të regjistruar në këtë prokurori.

Subjekti i këtij procedimi pasuror Zamir Hoxha, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/4, 333/a dhe 334, të Kodit Penal, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal, i destinuar në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani, gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më e madhë e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi), janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë.

Subjektet e këtij hetimi pasuror, vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që para vitit 2012, kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda, si pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit, emigracionit klandestin dhe trafikimit të lëndëve narkotike, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë.

Gjithashtu subjekti i hetimit pasuror Alfonc Hoxha, nipi i katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Gjermani, në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës Federale të Gjermanisë.

Nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë bërë hetime në lidhje me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme prej subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe personave të lidhur me ta.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024 dhe nr. 11, datë 28.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve nën hetimin pasuror Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha dhe Alfonc Hoxha, si dhe të personave të lidhur me ta.

Në zbatim të urdhërave të ekzekutimit të datave 19.02.2024 dhe 28.02.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nga oficerët e shërbimit të Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;
Pesë llogari bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) Lekë;
Pasuria e paluajtshme e llojit “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe 134.3 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 3 katëshe ( kati përdhe 134.3 m², kati i parë 134.7 m², kati i dytë 134.7 m² dhe verandë 3.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;

Pasuria e paluajtshme e llojit  “truall” dhe “arë”, me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe 137.1 m² sipërfaqe ndërtese, ku ndërtesa është godinë banimi 2 katëshe (kati  përdhe 137.1 m² dhe kati i parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të Mentor Hoxha;
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D. (H.);
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit D.Ç.;
Pasuria e paluajtshme e llojit “njësi”, me sipërfaqe totale ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver Hoxha, e legalizuar me leje legalizimi nr.137 507, datë 15.11.2018;
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 9.936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;
Pasuria e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 22.500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit G.B.

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar, nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerët e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po vazhdojnë veprimet hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestrimi me vendimet nr. 9, datë 16.02.2024, dhe nr. 11, datë 28.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe dorëzimin e tyre përfaqësuesve të Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.

spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj