15 Prill 2024, 11:48
Nga S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohet në flagrancë një person dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë në Fier. Mësohet se një 35-vjeçar me inicialet K.M është arrestuar pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë dy persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale përfshirja në një aksident rrugor dhe plagosja lehtë me gërshërë për motive të dobëta. Me rastet do të merret Prokuroria e Fierit.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 35 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 66 vjeç, banues në fshatin Qarr, pasi duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përfshirë në aksident me një mjet zetor me drejtues shtetasin P. M., 61 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi P. M. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte shtetasi A. K., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. Ç., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (gërshërë), një 52-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
fier vepra penale
Aktualitet
15 Prill 2024, 11:31
N.F
Shqiptarët e bllokuar
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në llogarinë e tij në "...
Aktualitet
15 Prill 2024, 11:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK ka dhënë pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të...
Aktualitet
15 Prill 2024, 11:23
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SARANDA- Një 46-vjeçar polak i identifikuar si Arkadiusz Szarata është arrestuar në Sarandë. Pas ...
Aktualitet
15 Prill 2024, 11:17
N.F
Foto ilstruese
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të Komunës Bërxullë, ...
Aktualitet
15 Prill 2024, 10:36
M.B
Eneida Pishkashi
PRRENJAS- Një aksident fatal u regjistrua më 9 prill në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanënjë ku një...
Aktualitet
15 Prill 2024, 10:31
N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan. I arrestuari është vën&eum...
Aktualitet
15 Prill 2024, 09:34
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Mësohet...
Aktualitet
15 Prill 2024, 07:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më t&eu...
Aktualitet
15 Prill 2024, 07:07
N.F
Grafik
DURRËS- Qendrat e mëdha urbane të rajonit të Ballkanit do të përjetojnë valë më të mëdha t&eu...
Aktualitet
15 Prill 2024, 07:03
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat I t&...