29 Mars 2023, 13:06
Nga F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë, është vnëë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Haxhiu është shpallur fajtor për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë periudhës 2019-2022, 54-vjeçari ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.
Njoftimi i policisë Tiranë: Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Lokalizimi", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale. Ndihmonte emigrantë shqiptarë, që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara, lokalizohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Lokalizimi".
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
- Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë.
54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
eduart hoxha
Aktualitet
29 Mars 2023, 13:01
F.M
Range Rover-i dhe Top Channel
TIRANË- Grupi hetimor ka në dorë tre profile ADN-je të autorëve të sulmit ndaj Top Channel, ngj...
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:53
F.M
Xhevdet Amuli
SHKODËR- Xhevdet Amuli, drejtuesi i PD-së në Shkodër që mbështet deputetin Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk...
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:43
F.M
Top Channel, vendi ku ndodhi sulmi
TIRANË- Një gjurmë ADN-je në gëzhojën e gjetur brenda makinës që u përdor n...
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:38
F.M
Protesta
TIRANË- Shoqëria Civile kërkon drejtësi për shumë nga ngjarjet e ndodhura në vendin tonë, por që nuk...
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:25
F.M
Edi Rama dhe Tom Doshi
SHKODËR- Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate janë ndarë për zgjedhjet e 14 majit dhe do të dalin m...
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:18
Aksident në aksin Pukë-Qelëz, makinë kthehet në kthesë, 3 të plagosur...
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:17
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë është vënë ...
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:07
F.M
Fotoja e publikuar nga Adriatik Lapaj
TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj vijon replikat në distancë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veli...
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:04
I.A
Policia
GJIROKASTËR- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër për transport të e...
Aktualitet
29 Mars 2023, 11:50
F.M
Ilir Paja
TIRANË- Ilir Paja, i njohur dhe me nofkën 'Ufo' do ta vuajë në Shqipëria dënimin me 25 vite burg që ka marr&eu...