6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Konkretisht mësohet se 25-vjeçari është lokalizuar dhe arrestuar në Fushë-Kuqe të Kurbinit ku edhe ai banon.
KURBIN- 25-vjeçari Orgest Mehi alias Orgest Shehaj i cili konsiderohet person me rrezikshmëri shoqërore është arrestuar në Kurbin. Konkretisht mësohet se 25-vjeçari është lokalizuar dhe arrestuar në Fushë-Kuqe të Kurbinit ku edhe ai banon.
Ai në muajin dhjetor 2023 rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi me automjetin ku mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.
Ndaj tij Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”. Lokalizohet në Fushë Kuqe, kapet dhe vihet në pranga një shtetas me rrezikshmëri shoqërore. Në muajin dhjetor 2023, ky shtetas rrezikoi jetën e punonjësve të Policisë, duke u larguar me shpejtësi, me automjetin në të cilin mbante një armë zjarri snajper me precizion të lartë, që dyshohet se ishte siguruar për të kryer vrasje.
Në vijim të punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informaionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: O. M. alias O. Sh., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Më datë 18.12.2023, në Fushë Kuqe, shtetasi O. M. alias O. Sh. nuk i është bindur urdhrit të punojësve të Policisë në shërbim, për të ndaluar automjetin, dhe ka rrezikuar jetën e tyre, duke u larguar me shpejtësi, me automjet. Më pas, gjatë kontrollit në automjetin që ky shtetas e kishte braktisur në fshatin Gurëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri snajper me precizion të lartë dhe fishek në fole, si dhe një çantë me municion luftarak për këtë armë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka sekuestrar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij. Prenga ësht&...
Foto ilustruese SHKODRA- Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, mësohet se është shpa...
Foto ilustruese GRAMSH- Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë në Gramsh, pasi është zënë poshtë nga nj&eu...
Avokati Armand Tragaj TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vetëm një nga 10 masat e sigurisë të dhëna nga shkal...
spak SHKODËR- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportoh...
DIBRA- 29-vjeçari i identifikuar si Edison Ndoja është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës p&eum...
Liridona Ademaj dhe Naim Murseli KOSOVA- Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Kosovë ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim...
jani prenga TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po mbahet seanca për kopshtarin e "Golden Restort", Festim Bexhdillin, ...
Foto ilustruese EUROPA- Europol ka njoftuar sot finalizimin e një operacioni ndërkombëtar të shtrirë në 43 shtete, p&eum...
Renis Dobra MAT- Për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, në media raportohet se autoritet po hetojnë në dy pista kryesore q&...