4 Shkurt 2024, 10:26
Nga I.A
Makina
DURRËS- Një 41-vjeçare në Durrës me emrin Dorina Stafaj është arrestuar ditën e sotme për zjarrvënieje. Mësohet se Stafaj së bashku me vëllanë e saj ka djegur makinën bashkëshortit për tu hakëmarrë pas një konflikti të mëparshëm. Pasi i ka djegur makinën, 41-vjeçarja ka tentuar dhe t'i djeg banesën 42-vjeçarit. Ndërkohë që u shpall në kërkim vallai i Stafaj, 35-vjeçari me inicialet K.S.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Fiery revenge". I vuri zjarrin automjetit të një 42-vjeçari, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçarja. Shpallet në kërkim vëllai i 41-vjeçares, pasi bashkëpunoi me të, për diegien e automjetit. Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot. Procedohet penalisht dhe një shtetas italian, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. S., 42 vjeç, për djegien e automjetit të tij, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të djegies së mjetit.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Policia, rezultoi se djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Në këtë kuadër, u organizua operacioni policor i koduar "Fiery revenge", për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrvënieje. Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u siguruan prova për autorësinë dhe mekanizmin e ngjarjes. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasja D. S., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, u shpall në kërkim vëllai i saj. shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.
Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur djeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
dorina stafaj
Aktualitet
4 Shkurt 2024, 10:09
I.A
Policia
TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë me armë zjarri. Mësohet se i...
Aktualitet
4 Shkurt 2024, 08:49
I.A
Policia
LEZHË- Detaje të reja kanë dal nga shpërthimi gjatë mbrëmjes së kaluar në një shtëpi n&...
Aktualitet
4 Shkurt 2024, 07:33
I.A
Moti
TIRANË- Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të ...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 22:40
M.B
Foto ilustruese
LEZHË- Mbrëmjen e sotme është raportuar për një shpërthim me lëndë plasëse në z...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 22:13
N.F
Pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident tjetër është regjistruar mbrëmjën e sotmë në Fier. Mësohet se rreth or&...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 21:09
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
VLORË- Një tjetër zjarr është regjistruar mbrëmjen e sotmë në Vlorë. Mëso...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 20:33
N.F
Pamje nga aksidenti
TIRANË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhu...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 20:24
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një 46-vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e sotmëe në Vlorë në ...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 20:08
N.F
Foto ilustruese
VLORË- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja m&eu...
Aktualitet
3 Shkurt 2024, 19:32
N.F
Pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Patos. Ngjarja ka ndodhur n&...