4 Korrik 2026, 10:23
Nga G.M
Foto
SARANDË- Hoteli i ndërtuar pa leje në Ksamil është bërë shkak për dënimin me 2 vite burg të një 52-vjeçari shqiptar me shtetësi britanike nga Gjykata e Sarandës. I dënuari është Gazmir Mediu, 52 vjeç. Sipas vendimit, objekti u ngrit dhe u përfundua në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke u kthyer në një strukturë akomoduese funksionale.
Hetimet zbuluan se punimet vijuan edhe pasi pronari ishte arrestuar në flagrancë dhe ishte proceduar penalisht. Megjithatë, vendimi nuk është ende i formës së prerë, pasi çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit.
"Më datë 16.05.2023, është konstatuar nga Specialisti i Policisë së Rendit në Zonë se në Lagjen Nr. 2, Ksamil, po kryhej një ndërtim, për të cilin dyshohej se nuk ishte zhvilluar konform kuadrit ligjor në fuqi. Këto punime ishin kryer nga shtetasi Gazmir Mediu. Bëhej fjalë për një objekt dykatësh me konstruksion beton dhe kolona. Menjëherë nga policia u procedua me arrestimin në flagrancë të te dyshuarit, i cili u la më pas i lirë nga Gjykata. Por teksa pritej që punimet të kishin ndaluar pas kapjes në flagrancë të te dyshuarit dhe marrjes së masave nga IMT e Bashkisë Sarandë, një akt ekspertimi i kryer rreth një vit e gjysmë pas ngjarjes, teksa gjyqi ndaj te dyshuarit kishte nisur, zbuloi se objekti tashmë ishte vënë në funksion si hotel. Pra punimet pa leje kishin vijuar pa u penguar nga asnjë institucion shtetëror.
Ekspertimi nga Ing.Nd. Juvena Gjika dhe Ing. Gjeodet Behaudin Dobi dhe nga vëzhgimi kronologjik gjeohapësinor nëpërmjet platformës Google Earth, u zbulua se në imazhin e muajit mars 2022, ndërtesa ishte vetëm 39 m². Në muajin maj 2023 evidentohen sheshi i ndërtimit në kuotën e parkimit, ndërsa në shtator 2024, kohë e inspektimit, ky ndërtim ishte funksional, i përfunduar, i mobiluar dhe në përdorim, duke funksionuar si Hotel. Sipas vlerësimit të gjykatës, “organizimi funksional i objektit në recepsion, holl pritës, pesë dhoma apo garsoniere, depo dhe poste parkimi, si dhe konstatimi i ekspertëve se gjatë inspektimit stafi i punësuar ishte larguar nga objekti për shkak të pranisë së pushuesve, janë elemente objektive që tregojnë se ndërtimi nuk kishte destinacion të thjeshtë banimi familjar.
Gjykata çmon se vetë karakteristikat ndërtimore të objektit, sipërfaqja e konsiderueshme prej 255 m², organizimi në njësi të veçanta akomoduese, integrimi me hotelin ekzistues, mobilimi dhe vënia në përdorim e tij si strukturë akomoduese, provojnë se ndërtimi është kryer për qëllime fitimi”.
Kështu, Gjykata vendosi dënimin e Gazmir Mediut për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm", parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal me 3 vite burgim dhe në aplikim të nenit 406, uljen e 1/3 së dënimit dhe dënimin e tij me 2 vite heqje lirie./Dosja.al
ksamil ndertim i paligjshem
Aktualitet
4 Korrik 2026, 10:13
G.M
Pamje
VLORË- Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një automjet tip "Benz" është përfshir&eum...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 10:03
E.d
Foto ilustruse
Tregu bujqësor vendas ka përjetuar një ecuri dinamike gjatë vitit të fundit, ku indeksi i përgjithshëm i ...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 09:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e pavarësisë, ndërsa të shumt...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 09:20
E.d
Pamje nga protesta
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 35-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan&eum...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 09:08
E.d
Pamje
MORINA- Një tjerët aksident rrugor është shënuar ditën e sotme. Gjashtë automjete janë aksidentuar pran&...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 08:45
E.d
Pamje
LEZHA- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit t&eum...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 08:38
E.d
Pamje
TEPELENA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të q...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 08:26
E.d
Pamje
LEZHA- Një zjarr ka rënë në malin e Shëngjinit mbrëmjen e djeshme, pranë rrugës kryesore në lagjen Sake....
Aktualitet
4 Korrik 2026, 07:59
E.d
Më 2020, fermerët në Kosovë kishin derdhur sasi të qumështit në rrugë në shenjë proteste
Shoqata e Qum&eu...
Aktualitet
4 Korrik 2026, 07:55
E.d
Foto ilustruse
Kosova mund të sigurojë furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike dhe njëkohësisht të ul&...