Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
EMRI/ Tjetërsimi i pronave në bregdet, arrestohet topografi 83-vjeçar i dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO
Mësohet se Paloka është dënuar për “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
16 Qershor 2025, 14:35Nga M.B
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1
LEZHA- Topografi 83-vjeçar Luigj Paloka i dënuar me 5 vite burgim nga Apeli i GJKKO ka rënë në prangat e policisë së Lezhës. Mësohet se Paloka është dënuar për “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin Luigj Paloka, 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.