Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ajo theksoi se prej kohësh përdor ilaçe depresioni dhe se po mundohet që dhimbjen e madhe që ka ta kthejë në forcë.
TIRANË- Nëna e Martin Canit ka folur në lidhje me publikimin e videos pak ditë më parë ku shfaqej 14-vjeçari pak para se të plagosjes. Florina Cani duke folur për emisionin "Me zemër të hapur" në studion e Neës24 u shpreh se nuk e dinte se ekzistont një video e tillë.
Ajo theksoi se prej kohësh përdor ilaçe depresioni dhe se po mundohet që dhimbjen e madhe që ka ta kthejë në forcë. Sa i përket videos ajo shtoi se për të ishte një tronditje psikologjike shumë e fortë.
“Kemi një dhimbje shumë të madhe. Prej kohësh isha me ilaçe depresioni. Pak nga pak po mundohem që dhimbjen ta kthej në forcë. Por u shfaq një video që nuk e dinim që ekzistonte. U befasova sepse mendova mos ishte një video që e kishim parë, ishte një tronditje psikologjike shumë e fortë.
Në shtëpi isha vetëm unë, bashkëshorti dhe Henri. Ia kam shpjeguar Henrit, dhe ai e ka kuptuar tashmë që Martini nuk jeton më. Mundohemi ta mbajmë gjallë me kujtimet e tij të bukura. Nuk e dinim më parë ekzistencën e videos. Edhe në gjyq nuk e dinim”, tha ajo.
Mes lotësh, ajo shprehu zhgënjimin për mungesën e faljes nga familja e autorit, ndërsa rrëfeu se nuk ka mundur të marrë pjesë në seancat gjyqësore, për shkak të peshës emocionale të situatës.
"Kam humbur sensin e jetës, jam mësuar me dhimbjen. Na ja lëmë drejtësisë çështjen. Dua dënimin maksimal për autorin. Po të isha në vend të familjes së autorit, si familje do shkoja tek familja e tjetrit, do i thosha që kjo ndodhi, do kërkoja falje, kjo do ishte.
Nuk kam marrë pjesë në seancë gjyqësore, sepse nuk e përballoj dot emocionalisht. Nuk kemi pasur falje nga familja e autorit. Kur pashë videon, u ndjeva shumë keq dhe nuk arrita ta shikoj deri në fund. Kur plaga hapet herë pas here, është shumë e fortë. Janë disa rregulla që duhet të zbatohen," tha ajo.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.
I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Shpendi Malo GJERMANI- Zyra Federale e Policisë Kriminale gjermane, BKA dhe Europoli janë në kërkim të 34-vjeçarit shqipta...
Foto TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 3...
Foto TIRANË- Ngjarje e bukur teatrale. Komedia me humor verbuese dhe me një kast fantastik aktorësh në datat 17, 18, 19, 20 qersho...
Roven Zeka TIRANA- Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka, i arrestuar për korrupsion, raportohet se është...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Loran Dushën, administratorin e inceneratorit të Fierit q&eu...
Foto ilustruese KRUJË- Policia e Krujës dhe forcat e drejtorisë së Policisë Tiranë po zhvillojnë një aksion "b...
Foto ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e të shtunës ku një 19-vjeçar shqiptar ka hu...
Droga SHKODRA- Një 34-vjeçar i identifikuar si Denis Gjini është arrestuar në Shkodër në kuadër të oper...
Foto ilustruese VLORA- Një 46-vjeçar, drejtuesi i gomones është arrestuat në Vlorë pasi ditën e djeshme me mjetin e ti...
Foto ilustruese DURRËS- 51-vjeçari i Skedilajt Xhametaj është arrestuar nga policia në Durrës lidhur me ngjarjen e dje...