18 Janar 2023, 14:41
Nga A.B
Ura
TIRANË- Ende nuk ka asnjë gjurmë për fatin e 26-vjeçarit, Mateo Lika. Teksa kanë kaluar 4 ditë, Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin.
Polumbarët e forcave RENEA vijojnë kërkimet për Likën, që dyshohet të jetë përplasur me mjetin e tij me parmakt e urës së Mbrostarit e më pas të ketë rënë në Seman, por ende asnjë gjurmë e Mateos. Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë. Lika dyshohet se ka qënë duke lëvizur me shpejtësi të lartë me automjetin tip “Golf”, të cilin e kishte marrë me qira.
Ai kishte 4 ditë që kishte ardhur nga Gjermania për të takuar familjarët e tij në Fier. Të dielën e 15 janarit për më shumë se 4 orë polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit, por nuk arritën të gjenin automjetin e apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë.
Në pjesën e urës policia gjeti vetëm targën e makinës dhe në vijim pritet që polumbarëve të RENEA-s, në kërkime, t’u bashkohen edhe mjete të tjera si ekskavatorë për të lëvizur materialin në fund të lumit, me shpresën se do të konstatohet makina.
mateo lika
Aktualitet
18 Janar 2023, 14:38
F.M
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e padisë së dytë të depozituar nga 28 deputetë demokrat&e...
Aktualitet
18 Janar 2023, 14:34
F.M
Dorian Keqi dhe Saimir Jaku
TIRANË- Dorian Keqi, personi i vetëm që është arrestuar dhe ndodhet në burg për vrasjen e is...
Aktualitet
18 Janar 2023, 14:13
F.M
Saimir Vishaj
TIRANË- Avokati Saimir Vishaj, mbrojtësi i të pandehurve për inceneratorin e Elbasanit ka kërkuar që ç&e...
Aktualitet
18 Janar 2023, 13:51
I.A
Policia
FIER- 3 persona jaë arrestuar ditën e sotme në Fier për 3 vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 45-vje&c...
Aktualitet
18 Janar 2023, 13:48
F.M
Pjesë nga videoja
TIRANË- Kryetari i Bashkisë Shkodër ka kërkuar që të ketë reagime nga ana e autoriteteve shqiptar...
Aktualitet
18 Janar 2023, 13:36
A.B
Policia
TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka p&eum...
Aktualitet
18 Janar 2023, 13:14
I.A
Pamje nga vendngjarja
ELBASAN- Një grua e mbytur është gjetur ditën e sotme në lumin Shkumbin. Mësohet se gruaja e mb...
Aktualitet
18 Janar 2023, 12:46
f.g
Lumi Vjosa
PERMET- Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale nga eksperti për ccështjet bujqësore Ervin Resuli, tregojnë lu...
Aktualitet
18 Janar 2023, 12:59
F.M
Mbrostar
FIER- Ende nuk dihet asgjë për fatin e 26-vjeçarit Mateo Lika i cili tre ditë më parë ka humbur kontakte...
Aktualitet
18 Janar 2023, 12:56
F.M
Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva
TIRANË- Autoritetet kanë në duar tashmë ekspertizën e një prej dronëve që iu s...