18 Janar 2023, 12:59
Nga F.M
Mbrostar
FIER- Ende nuk dihet asgjë për fatin e 26-vjeçarit Mateo Lika i cili tre ditë më parë ka humbur kontaktet me familjarët. Në ditën e katërt, pavarësisht motit të keq polumbarët e forcave RENEA vijojnë kërkimet për Likën, që dyshohet të jetë përplasur me mjetin e tij me parmakt e urës së Mbrostarit e më pas të ketë rënë në Seman.
Kjo hipotezë u ngrit pasi parmakët u gjetën të shkatërruar, por situata mbetet e paqartë pasi nuk ka asnjë gjurmë, as nga mjeti dhe as nga 26-vjeçari. Nuk dihet saktësisht nëse automjeti ka rënë në ujërat e lumit Seman, apo është larguar nga aty pas përplasjes me urën.
Policia po heton në të dyja pistat, ndërsa kontrollet do të vijojnë si në ujërat e lumit Seman ashtu edhe në zonat përreth. Mjeti ishte marrë me qira, por nuk ka pasur GPS dhe nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e 26-vjeçarit. Deri tani nuk është bërë denoncim tjetër dhe kjo i bën autoritetet të mendojnë se Mateo Lika udhëtonte i vetëm.
Një ditë më parë, polumbarët e forcave Renea kërkuan në ujërat e lumit për më shumë se 4 orë, por nuk arritën të gjenin automjetin apo shenja të mjaftueshme për të çuar në prova konkrete se makina ka rënë në ujë. Për të mundësuar kërkime më të plota u kërkua mbyllja e portave të Gramshit, që sjellin edhe uljen e prurjeve në lumin Seman. Kërkimet vijojnë.
26-vjeçari kishte vetëm katër ditë që kishte ardhur nga Gjermania për të takuar familjarët e tij në Fier.
mateo lika aksident ne fier
Aktualitet
18 Janar 2023, 12:56
F.M
Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva
TIRANË- Autoritetet kanë në duar tashmë ekspertizën e një prej dronëve që iu s...
Aktualitet
18 Janar 2023, 12:34
F.M
Robert Jenrick
BRITANI E MADHE- Ministri britanik Robert Jenrick nuk ka shfaqur pendesë për deklaratën e bërë ndaj shqiptarëv...
Aktualitet
18 Janar 2023, 12:16
I.A
Lumi Buna
SHKODËR- Përkeqësimi i motit në vend ka bërë që lumi Buna në Shkodër të dalë nga shtrati n...
Aktualitet
18 Janar 2023, 12:09
I.A
Foto ilustruese
HUNGARI- Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia në kufirin serbo-hungarez, pasi ka tentuar të kalojë...
Aktualitet
18 Janar 2023, 11:42
f.g
Mesuesja
TEPELENE- Një ditë pas arrestimit dhe pezullimit nga detyra të mësuesit të Edukimit Fizik, Kleanthi Laçi, koleg&eu...
Aktualitet
18 Janar 2023, 11:13
I.A
Gomone
ANGLI- Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit që hetojnë kontrabandën e njerëzve nëpër Kanalin A...
Aktualitet
18 Janar 2023, 11:27
f.g
Lefter Koka
TIRANE- Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka kërkuar bashkimin e çështjever të inceneratorit të Fierit dhe atij n&...
Aktualitet
18 Janar 2023, 11:06
f.g
Evis Kushi, ministre
TIRANE- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas arrestimit të mësuesit të fizkulturës, Kleanthi Laçi,...
Aktualitet
18 Janar 2023, 10:33
F.M
Foto Ilustruese
SHKODËR- Moti i keq ka sjellë problematika në qarkun e Shkodrës. Në të gjitha njësitë administrativ...
Aktualitet
18 Janar 2023, 09:55
I.A
Foto nga bora
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar mbi motin e keq që ka përfshirë vendin. Me anë të një postim...