LIVE UPDATES
Aktualitet

Energji në tarracën tënde/ Skema e mbështetjes për familjarët, hapat dhe kushtet, nga aplikimi tek instalimi

Në datën 1 nëntor nisi aplikimi i konsumatorëve për të përfituar nga skema mbështetjes e qeverisë për instalimin e impianteve diellore për ngrohje uji.

8 Nëntor 2022, 18:36 Nga k.m.
Energji në tarracën tënde/ Skema e mbështetjes për
Foto ilustruese

Qeveria njoftoi në fillim të këtij muaji se kishte përzgjedhur shtatë kompani, që do të përfshihen në programin e saj për rritjen e eficiencës së energjisë te konsumatorët familjarë. Bëhet fjalë për mbështetjen e 2 mijë familjeve të para, për të instaluar panele diellore për ngrohjen e ujit. Nisma synon rritjen e kursimit të energjisë në kushtet e krizës. Kompanitë u bënë publike në faqen e Agjencisë për Eficiencën e Energjisë, duke nënvizuar se konsumatorët familjarë që do të aplikojnë për përfitim mase mbështetëse, do të mund të marrin shërbimin vetëm prej këtyre subjekteve

“Zgjedhja për konsumatorët familjarë do të jetë e lirë, duke pasur parasysh që qytetet ku ata kërkojnë të përfitojnë masën mbështetëse të korrespondojnë me qytetet ku subjektet tregtare kanë deklaruar se marrin përsipër ofrimin e shërbimit. Konsumatorët familjarë, të cilët do të zgjedhin një subjekt tjetër që nuk bën pjesë te lista, nuk do të bëhen pjesë e skemës për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga konsumatorët familjarë, e cila synon subvencionimin deri në masën 70% të kostos nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë”, – nënvizoi AEE.

Subjektet e përzgjedhura janë AL-NOBEL sh.p.k., me çmim pa TVSH 139 mijë lekë. Kompania tjetër e klasifikuar është ARBEMA sh.p.k., duke ofruar disa opsione që nisin nga 120 mijë lekë pa TVSH deri në 139 mijë lekë pa TVSH në varësi të modelit të përzgjedhur. Kompania e tretë EUROKLIMA sh.p.k., me çmimin e ofruar 122.27 mijë lekë dhe 132 mijë lekë. HAKI SINANI sh.p.k. është kompania e katërt në listën e të përzgjedhurve, me çmim 125 mijë lekë. HIDRO-SISTEM sh.p.k., e pesta në listë, ka ofruar tre opsione çmimi pa TVSH, që nisin nga 116.6 mijë lekë deri në 138.3 mijë lekë pa TVSH, duke pasur parasysh modelin dhe aspektet teknike të instalimit.

Kompania e gjashtë është H.T.T sh.p.k., me katër opsione të ndryshme dhe çmim që luhatet nga 120 mijë lekë në 139 mijë lekë. E fundit është kompania KLIMATEKNIKA sh.p.k., me çmim pa TVSH të paneleve diellore për ngrohje uji, 139.8 mijë lekë. Me një llogari të thjeshtë, duke marrë modelin më të përgjithshëm me një kosto prej 139 mijë lekësh sipas skemës së qeverisë, ku 70% e paguan ajo dhe 30% konsumatori, rezulton se në një rast si ky, shteti do të paguante 973 mijë lekë pa TVSH ndërsa konsumatori 417 mije lekë.

Aplikimi i konsumatorëve familjarë

Në datën 1 nëntor nisi aplikimi i konsumatorëve për të përfituar nga skema mbështetjes e qeverisë për instalimin e impianteve diellore për ngrohje uji. Siç u shpjegua edhe më herët, të interesuarit do të mund të aplikonin në faqen e agjencisë, ku ndiqet parimi se ai që aplikon i pari, merr shërbimin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nënvizoi se ka interes të madh nga qytetarët për t’u bërë pjesë e kësaj skeme. Deri ne datën 4 nëntor ishin 580 aplikantë. Numri i atyre që do të mbështeten në fazën e parë është 2 mijë familje, por MIE ka deklaruar se nëse skema rezulton e suksesshme, do të shtrihet në disa faza. Klientët familjarë që aplikojnë duhet që të përmbushin disa kushte, si dhe të bashkëngjisin dokumentacionin e nevojshëm gjatë kësaj faze.

“Kjo është thirrja e dytë për aplikim, e cila u drejtohet klientëve familjarë të interesuar për marrjen e shërbimit të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për deri në 2000 (dy mijë) konsumatorë familjarë, të cilët do të përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse. Klientët familjarë që do të aplikojnë për të përfituar masë mbështetëse do mund të marrin shërbimin vetëm në një nga subjektet e publikuara nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë. Klientët familjarë duhet të aplikojnë me dokumentacionin në përputhje me kriteret e publikuara në faqen zyrtare të AEE, www.eficenca.gov.al, duke filluar nga data 1 Nëntor 2022, sipas parimit ‘i pari që aplikon, i pari merr shërbimin,’”- njoftoi Agjencia për Eficiencën e Energjisë.

Kushtet që duhet të plotësohen

Klientët familjarë, që kërkojnë të aplikojnë për të përfituar mbështetje për realizimin e investimit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: Të paraqesin një kontratë ekzistuese me OSHEE/Furnizuesi i Shërbimit Universal ku të jenë të klasifikuar si abonent familjar dhe një historik të konsumit të energjisë për të paktën 6 muaj, që nuk duhet të jetë më pak se 250 kWh për çdo muaj. Kriteri nuk është i zbatueshëm për klientët që trajtohen me ndihmë ekonomike nga ministria përgjegjëse për punët sociale; Të vërtetojnë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU; Të zotërojnë certifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen).

Lista e dokumenteve që paraqiten

Lista e dokumenteve që duhet të paraqesin konsumatorët familjarë për aplikim në platformën online: Letërnjoftimi (pasaportë/kartë identiteti); Certifikata Familjare; Certifikatë Pronësie; Faturat e energjisë elektrike për 6 muajt e fundit; Të paraqesin vërtetim debie nga e-albania që të vërtetojë se nuk janë debitorë kundrejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura; Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit.

Sipas rastit, dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike; Formulari e vetëdeklarimit sipas Shtojcës nr. 2.

Klientët familjarë, të cilët do të kualifikohen për përfitimin nga kjo skemë mbështetëse, do të duhet të përzgjedhin një nga subjektet e njoftuara nga Agjencia për Eficiencën e Energjisë për marrjen e shërbimit. 

Ecuria e procesit nga aplikimi tek instalimi

AEE bëri të ditur se të gjithë klientët familjarë që plotësojnë kriteret, do të aplikojnë në portalin www.eficenca.al i publikuar, duke ngarkuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar. Portali bën renditjen e aplikimeve të para që pajisen me numrin rendor përkatës në mënyrë automatike.

“Brenda dy ditëve punë nga data e pajisjes me numrin përkatës, Agjencia miraton ose refuzon aplikimin dhe njofton aplikuesin në mënyrë elektronike.

Me marrjen e konfirmimit nga Agjencia, klienti familjar duhet të konfirmojë porosinë te subjekti tregtues brenda 7 ditëve pune, duke kryer pagesën në masën 30% të faturës. Mandati i pagesës së bërë dërgohet pranë Agjencisë për Eficiencën e Energjisë nga subjekti tregtar dhe regjistrohet.

Klientët familjarë, që nuk konfirmojnë porosinë dhe si rezultat, nuk dërgojnë mandatin e pagesës prej 30% të faturës brenda afateve të pikës 3 (brenda 7 ditëve pune nga konfirmimi i aprovimit të aplikimit) të këtij Kreu, humbasin të drejtën e financimit. Këta klientë kanë të drejtë të aplikojnë përsëri, duke çelur një aplikim të ri”, – thuhet në shpjegimin e institucionit.

Ky i fundit nënvizon se në rastin kur klienti familjar tërhiqet nga aplikimi, pozicioni i tyre plotësohet nga aplikuesi i radhës, deri në riplotësimin e kuotave.

“Nga momenti i parapagimit të faturës nga klienti familjar, subjektet tregtare duhet të instalojnë sistemin brenda 15 ditëve pune. Masat administrative për mosrespektimin e afateve parashikohen në kontratën standard mes Agjencisë për Eficiencën e Energjisë dhe subjekteve tregtuese.

Klientët familjarë, në çdo rast, duhet të zbatojnë legjislacionin në fuqi për instalimin e këtyre paneleve, si dhe për marrjen e dakordësisë nga bashkëpronarët e tjerë, nëse është e aplikueshme”, – nënvizon AEE./Monitor

aee agjencia për eficiencën e energjisë

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria