LIVE UPDATES
Aktualitet

'Erdhi nga Italia për të shkuar në dasmë', historia e trishtë e 27-vjeçarit që humbi jetën ditën e djeshme në Rrogozhinë

I riu u aksidentua vetëm pak kilometra larg banesës së tij, ndërkohë që ai po vinte nga Italia për të marrë pjesë në dy dasma.

5 Gusht 2022, 17:18 Nga I.A
'Erdhi nga Italia për të shkuar në dasmë',
Festim Meçja

TIRANË- Festim Meçja është 27-vjeçari që humbi jetën tragjikisht mesditën e djeshme në vendin e quajtur Bishti i Zhurit, në Rrogozhinë. Gazetari Fatjon Gjinaj ka zbuluar disa detaje rrëqethëse nga tragjedia. I riu u aksidentua vetëm pak kilometra larg banesës së tij, ndërkohë që ai po vinte nga Italia për të marrë pjesë në dy dasma. Prej kohësh ai punonte në Itali për të ndihmuar familjen e tij në vështirësi ekonomike. Ndërkohë që shkaku i aksidentit tragjik ku mbeti i vdekur Meçe dyshohet se është parakalimi i gabuar.

Postimi i Plotë:

“Festim Meçja, ndodhej vetëm pak kilometra larg banesës së tij në Sinaballaj të Rrogozhinës. Kishte udhëtuar me qindra të tjera për të marrë pjesë në dy gëzime familjare, martonte dy të afërm brenda fisit, dhe nuk kishte vënë njeri në dijeni për ardhjen e tij pas një viti në Atdhe. Donte t’u shfaqej surprizë, por ndodhi dramatikisht jo në atë formë që e kishte menduar ai, por në më tragjiken e mundshme. Një parakalim i gabuar dhe humbje e kontrollit të mjetit nga ana e 27-vjeçarit, thonë paraprakisht ekspertët. Kushedi i gjori, në atë çast (nga vendi ku ndodhi ngjarja është ekzaktësisht kthesa që e çonte në shtëpi), po mendonte momentin e përqafimit me familjarët, ndonjë dhuratë që kishte sjellë apo kujtimet e fëmijërisë e të rinisë në Sinaballaj.

Prej disa kohësh jetonte e punonte në Parma të Italisë, në një sipërmarrje private si punonjës i saj. Vëllai i tij në të njëjtin shtet, por në qytete të ndryshme, në përpjekje të rimëkëmbjes së familjes me njëmijë e një halle, me nënën që e kishte përballur fati me probleme shëndetësore, motrën që duhej të ndiqte studimet, e krahë babait që e shkoi jetën duke u munduar diç’ të nxirrte në dritë me aq sa mundej përqark fshatit. Të katërt i la pa frymë sot. Festi, siç e thërrisnin ata, nuk mbërriti i gjallë drejt krahëve të tyre. Në fshatin që përgatitej për dasma, ra një perde e zezë, pas disa orësh që kur se ndodhi aksidenti dhe u mësua emri i tij. Një fshat që si në shumë të tillë të vendit, në këtë stinë presin t’i bëjnë vajzat nuse e djemtë dhëndrra… Festimi, si i tillë është veshur këtë mbrëmje.

Kostumin që s’do ta përdor kurrë në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, e mban veshur këtë mbrëmje vakie e tmerri, të fundit të qëndrimit të tij mes të gjallëve. Makina me të cilën udhëtonte 27-vjeçari, rezultonte në emër të një biznesmeni nga Durrësi, i cili ia kishte dhënë me qira Festimit, sapo kishte zbritur nga trageti i ardhur nga brigjet italiane. Ndoshta ekspertët do ta përcaktojnë përfundimisht shkakun e aksidentit, por kurrë askush nuk do ta kundërshtojë dot pafajësinë e tij, nëse do jetë sado pak njerëzor të përfytyrojë ato mendime të atij djaloshi në “oborrin e shtëpisë”. Festimin nuk e vrau shpejtësia, parakalimi i gabuar, apo humbja e kontrollit të mjetit. Ai iku prej mendimeve të dashurisë për familjen, atdheun, të ardhmen e tij. Ndërsa neve na mbeti sërish brenga e pritje-përcjelljes të më të mirëve mes nesh, ku duke ndjekur trendin fatkeq se shumë nuk po na kthehen gjallë, asgjë s’qenka ikja nëse janë shëndosh e mirë. Jetojmë në një Shqipëri të etur për lajme e zhvillime pozitive, por nëpër çdo s’kaj të saj mbledhim thuajse çdo ditë viktima, diku kanë autor e diku bashkëautor. Se di si ia del kjo Shqipëri, se di si po ia dalim ne, se di…”

festim meçja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj