LIVE UPDATES
Aktualitet

Ermonela Jaho emocionoi Gjakovën/ Ermal Hasimja: I premtova që kjo do të ishte diçka e veçantë! Ajo e bëri Gjakovën metropol artistik

Në postimin e tij Hasimja shkruan se përpara se të niste të shkruante skenarin e shfaqjes, i kishte premtuar Ermonelës që kjo do të ishte diçka e veçantë. Ai thekson se i ka premtuar, Jahos një rol me të cilin mund të shkrihej plotësisht në dhimbjen që jep muzika e vërtetë.

18 Nëntor 2025, 09:52 Nga E. D
Ermonela Jaho emocionoi Gjakovën/ Ermal Hasimja: I premtova që kjo do
Ermonela Jaho

GJAKOVË- Pedagogu dhe analisti politik, Ermal Hasimja, ka bërë një postim në rrjetet sociale, pas performanës së Ermonela Jahos në Gjakovë, ku pjesa kulmore e mbrëmjes ishte dedikimi për historitë e nënave që kanë humbur fëmijët në luftë. 

Në postimin e tij Hasimja shkruan se përpara se të niste të shkruante skenarin e shfaqjes, i kishte premtuar Ermonelës që kjo do të ishte diçka e veçantë. Ai thekson se i ka premtuar, Jahos një rol me të cilin mund të shkrihej plotësisht në dhimbjen që jep muzika e vërtetë. Në fund Hasimja thekson se Ermonela Jaho, e bëri Gjakovën metropol artistik, ndërsa Gjakova e bëri atë bijën e vet më të dashur.

Postimi:

Sa u futëm në makinë ndenjëm pak pa folur nga tronditja. Pastaj Ermonela Jaho ktheu kokën dhe më tha: “Tani e di për çfarë do të këndoj sonte”. Sapo kishim dalë nga shtëpia e nënë Ferdonije Çerkezit, nëna gjakovare të cilës në mars 1999 policia serbe i rrëmbeu pa kthim burrin dhe 4 djemtë, mes të cilëve edhe Edmondin 14 vjeçar që ajo u përpoq të fshihte pa sukses.

E përqafova. Jo sopranon më të njohur sot në botë, një diva që anuloi kushedi se çfarë koncerti a opere në Paris a Madrid për të kënduar në Gjakovë, por Ermonelën tonë, vajzën e thjeshtë shqiptare. Po dridhej. Nuk dija që kishte ashtu dridhjeje.

4 orë më pas Ermonela shqiptare këndoi në teatrin e Gjakovës finalen e “Suor Angelica-s”. Motër Angjelika mbyllet nga familja në një kuvend murgeshash pasi i kanë marrë djalin e lindur nga një lidhje e ndaluar. Disa vite më pas ajo merr lajmin e tmerrshëm: i biri ka vdekur. Në skenë Ermonela këndoi italisht në petkun e Suor Angelica-s, por të gjithë në sallë e dinin se po këndonte historinë e nënë Pashkës, një tjetër nëne gjakovare, e rrëfyer nga aktori Arbies Komoni. Pashka priti 4 vjet derisa i sollën eshtrat e dy djemve të saj të rrëmbyer nga policia serbe, njësoj si djemtë e shumë nënave gjakovare.

Ju mund të keni parë shfaqje prekëse, por nuk besoj se keni parë shfaqje ku sopranoja qan ndërsa këndon, ku aktorët e tjerë qajnë, kur orkestra fshin lotët teksa luan dhe salla bëhet pjesë e tragjedisë. Kur finalja mbaron, një aktor ndihmon Ermonelën të ngrihet në këmbë. Pak sekonda më pas ajo drejton duart nga një zonjë në mes të sallës. Eshtë nënë Ferdonija që vetë Ermonela ka ftuar në skenë: “Nënë Ferdonije, sot ne jemi të gjithë fëmijët e tu”. Salla pohon fuqishëm me duartrokitje të nxehta.

Përpara se të nisja të shkruaja skenarin e shfaqjes i premtova Ermonelës që kjo do të ishte diçka e veçantë. Jo në kuptimin e vlerave artistike, sepse unë nuk jam skenarist, por në nivelin shpirtëror. I premtova një rol me të cilin mund të shkrihej plotësisht në dhimbjen që jep muzika e vërtetë. E dija se vetëm Ermonela mund ta bënte këtë. Dhe e bëri. Ajo e bëri Gjakovën metropol artistik, ndërsa Gjakova e bëri atë bijën e vet më të dashur.
Jam i sigurtë se edhe pas shumë vitesh shumë nga të pranishmit do të thonë: “Kam qenë edhe unë tek ajo shfaqja e Ermonelës në Gjakovë”! Faleminderit Ermonela jonë shqiptare!/Dosja.al

ermonela jaho ermal hasimja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj