6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në zbatim të ligjit nr. 125/2013 dhe udhëzimeve përkatëse, dhe kërkesat për informacion janë të vazhdueshme. Megjithatë, shumë prej raportimeve rezultojnë të paplota, me të dhëna të pasakta ose të munguar, duke vështirësuar përgatitjen e dokumentacionit final.
TIRANË- Ministria e Financave dhe Autoritetet Kontraktuese kanë shkëmbyer qëndrime kontradiktore pas konstatimeve të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili gjeti se për vitin 2024 nuk është publikuar raporti vjetor mbi performancën e kontratave të koncesionit dhe Partneriteteve Publike-Private (PPP), pavarësisht detyrimit ligjor.
Sipas Ministrisë së Financave, raportimet nga Autoritetet Kontraktuese bëhen në zbatim të ligjit nr. 125/2013 dhe udhëzimeve përkatëse, dhe kërkesat për informacion janë të vazhdueshme. Megjithatë, shumë prej raportimeve rezultojnë të paplota, me të dhëna të pasakta ose të munguar, duke vështirësuar përgatitjen e dokumentacionit final.
Ministria sqaron se udhëzimi nr. 5 i vitit 2019 përfshin një listë prej nëntë rreziqesh që duhet të monitorohen për çdo kontratë koncesionare, nga vonesat në ndërtim dhe devijimet e kërkesës, deri tek risqet financiare, ndryshimet e ligjit dhe rinegocimet e kontratave.
Ndërkohë, pas krijimit të Drejtorisë së Risqeve Fiskale sipas strukturës së re të miratuar në tetor 2024, Drejtoria e Koncesioneve pohon se nuk mund të kryejë detyrat që tashmë i përkasin një njësie tjetër.
Ajo thotë se mund të asistojë në evidentimin e risqeve, por jo të marrë përgjegjësi jashtë kompetencës. Për këtë arsye, ministria e pranon rekomandimin vetëm pjesërisht.
Nga ana tjetër, grupi i auditimit nënvizon se raporti i performancës së PPP-ve për 2024 mungon dhe se kjo bie ndesh me nenin 10 të ligjit nr. 125/2013, i cili e detyron ministrin përgjegjës për financat të përgatisë dhe publikojë raportin si aneks të raportit vjetor të buxhetit. Mungesa e tij konsiderohet shkelje e detyrimeve ligjore dhe rrezikon transparencën e monitorimit të kontratave koncesionare. Auditimi kërkon që Ministria e Financave të vlerësojë problematikat e konstatuara dhe të forcojë rolin e saj në reduktimin e risqeve fiskale që burojnë nga PPP-të.
Në rekomandimet e dhëna, kërkohet që titullari i Ministrisë së Financave të përcaktojë përgjegjësitë për mos-publikimin e raportit dhe të sigurojë finalizimin e tij në kohë, ndërsa Drejtoria e Koncesioneve duhet të marrë masa imediate për përgatitjen dhe publikimin e dokumentit.
Po ashtu, i kërkohet ministrisë që në bashkëpunim me Autoritetet Kontraktuese të përmirësojë procesin e monitorimit dhe saktësinë e të dhënave financiare dhe jofinanciare të PPP-ve.
Ndërkohë KLSH pohon se drejtuesi aktual i Drejtorisë së Koncesioneve mohon përgjegjësinë për periudhën e audituar, duke theksuar se është emëruar në këtë detyrë në shkurt 2025 dhe se gjatë procesit të auditimit nuk është kontaktuar nga grupi i punës, as nuk i është kërkuar informacion zyrtar.
Ai argumenton se viti 2024 nuk mbulon periudhën e ushtrimit të detyrës së tij dhe se çdo pretendim duhet të referohet kompetencave dhe përgjegjësive të institucionit gjatë atij viti.
Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, raporti vjetor i performancës së kontratave koncesionare për 2024 nuk është publikuar dhe rekomandimi për përmirësime mbetet i pazbatuar. Situata ngre shqetësime për transparencën e sektorit të PPP-ve dhe rrezikun fiskal që mund të rëndojë mbi financat publike në mungesë të monitorimit të rregullt.
KLSH raportoi se për vitin 2024 rezultojnë 11 kontrata koncesionare PPP me mbështetje buxhetore. 10 kontrata rezultojnë me pagesa faktike, ndërsa për kontratën koncesionare/PPP “Për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të integruar” në Triport Vlorë”, plani dhe fakti, rezultojnë 0 lekë.
Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 13,644,710mijë lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 13,293,576 mijë lekë, me një realizim në masën 97.4%.
Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, 2.22% e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2023, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i ...
Jorgo Hatia FIER- Një 69-vjeçar nga fshati Strum i Roskovecit është filmuar duke ecur nëpër rrugë i veshur si grua, n&...
Foto ilustruse SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është prekur nga moti i keq, i shoqëruar rreshje shiu intensive dhe stuhi. Si pasoj...
Foto ilustruse FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Seman. Një makinë tip "Benz" ka përplasur një karrocë,...
Autori, Martin Cani TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën për çështjen ndaj të miturit Mario Përlles...
KOSOVA- Ylli botëror i operës, Ermonela Jaho, solli në Gjakovë një nga performancat më të fuqishme të karrierës s...
Foto ilustruese Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për t&e...
Foto ilustruese VLORA- Një 36-vjeçar është vënë në pranga sot në qytetin bregdetar të Vlorës, pasi...
Foto ilustruse GREQI- Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar, ngjarje e cila ndodhi më 5 teto...
STRASBURG- Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka parashtruar të hënën një listë me pyetje për qeverinë sh...