Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Koncerti “Një zë, një komb”, i mbajtur në shtëpinë e kulturës “Asim Vokshi”, u shndërrua në një homazh për dy nënat: Pashkë Krasniqin dhe Ferdonije Qerkezin.

KOSOVA- Ylli botëror i operës, Ermonela Jaho, solli në Gjakovë një nga performancat më të fuqishme të karrierës së saj, duke ndërthurur kryevepra operistike me rrëfime të dhimbjes dhe historitë e plagëve të luftës në Kosovë. Koncerti “Një zë, një komb”, i mbajtur në shtëpinë e kulturës “Asim Vokshi”, u shndërrua në një homazh për dy nënat: Pashkë Krasniqin dhe Ferdonije Qerkezin.

E shoqëruar nga Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës nën drejtimin e mjeshtrit spanjoll Sergio Alapont, Jaho solli arie të Puccinit, Bellinit dhe veprave shqiptare, duke i vendosur në kontekstin e historive të dhimbshme të Gjakovës. Në program u përfshinë “O mio babbino caro”, “Un bel di vedremo”, “Senza mamma” dhe “Casta diva”, të interpretuara me një emocion të jashtëzakonshëm.
Në disa momente, Jaho thirri në skenë këngëtare gjakovare nga tre breza të ndryshëm, ndërsa kori i fëmijëve u bë pjesë e skenës.

Pjesa kulmore e mbrëmjes erdhi me dedikimin për historitë e nënave që kanë humbur fëmijët në luftën e fundit. Ajo e lidhi në mënyrë të veçantë me historinë e Ferdonije Qerkezit, e cila prej 26 vitesh pret lajme për dy djemtë dhe bashkëshortin e zhdukur.
E prekur deri në lot, Jaho tha se takimi me nënën Ferdonije e kishte tronditur thellë: “Ndjeva një detyrim moral që këto histori të mos harrohen. Kjo mbrëmje më ka bërë njeri dhe artiste më të mirë”.

Elemente të identitetit kombëtar si xhubleta dhe lahuta e shoqëruan skenën, duke e kthyer mbrëmjen në një ndërthurrje të fuqishme mes artit botëror dhe historisë shqiptare. Për Gjakovën, kjo performancë mbetet një prej ngjarjeve kulturore më të rëndësishme të viteve të fundit.
Foto ilustruese Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për t&e...
Foto ilustruese VLORA- Një 36-vjeçar është vënë në pranga sot në qytetin bregdetar të Vlorës, pasi...
Foto ilustruse GREQI- Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar, ngjarje e cila ndodhi më 5 teto...
STRASBURG- Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka parashtruar të hënën një listë me pyetje për qeverinë sh...
Foto ilustruse DIBËR- Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me armë zjarri, ngjarje e cila ndodhi disa ditë më parë në...
Ilir Beqaraj dhe Gentian Bejtja TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 23 vite burg për një prej autorëve të vrasjes s&...
Eduart Merkaj TIRANË- Drejtori i AMP Eduart Merkaj raportoi të hënën në komision për çështjet e brendshme dhe t&e...
Luftar Hysa SPANJË- Gazeta spanjolle, El Pais ka shkruar sërish një artikull, lidhur me biznesmenin shqiptar Luftar Hysa, i cili u...
Protesta TIRANË- Banorët e 4 fshatrave të Vlorës kanë protestuar sot para SPAK. Në padinë e tyre ata pretendojnë p&...
Foto Ilustruese Në një raft të supermarketit, çdo ngjyrë dhe çdo etiketë të fton të zgjedhësh &ldquo...