LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë/ Prokuroria e Tiranës kërkon 23 vite burg për një prej autorëve

Sipas hetimeve, rezulton se më datë 15.03.2024, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentian Bejtjas kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e mjenjëhershme.

17 Nëntor 2025, 14:12 Nga E. D
Vrasja e Gentian Bejtjas në Fushë Krujë/ Prokuroria e
Ilir Beqaraj dhe Gentian Bejtja

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 23 vite burg për një prej autorëve të vrasjes së Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024. Bëhet fjalë për Ilir Beqaraj, i cili ka pasur rolin e ndihmësit në atentatin ndaj Bejtjas në banesën e tij. 

Sipas hetimeve, rezulton se më datë 15.03.2024, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentian Bejtjas kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të tij, ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e mjenjëhershme.

Nga provat e administruara rezulton se i pandehuri  Ilir Beqaraj në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e Gentian Bejtjas, kjo gjë provohet nga kqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qera.

Njoftimi i Plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon shpalljen fajtor të shtetasit, I. B alias B alias M për veprat penale ‘Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , në formën e mbajtjes në banesë dhe “Falsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave të falsifikuara” , parashikuar nga nenet 78/1 e 25,  278/4 dhe 189/1  i i Kodit Penal.

Nga hetimet e procedimit penal nr.1944 të vitit 2024, rezultoi se më datë 15.03.2024, persona të armatosur pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së shtetasit G.B, kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të shtetasit G.B, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka gjetur vdekjen e mjenjëhershme. Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje.

Nga provat e administruara rezulton se i pandehuri I.B në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e shtetasit G.B, kjo gjë provohet nga kqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qera.

Nga akti i ekspertimit biologjik të AND-së, është konluduar se: automjeti i markës Volksagen Golf me ngjyre të zezë, në pronësi të shtetasit E.H (arrestuar në datë 19.03.2024), që është përdorur nga autorët për t’u larguar menjeherë pas djegies së automjeti markës “Land Rover”, në fshatin Hasan, Fushë Krujë, dhe në të është përftuar profil gjenetik i shtetasëve I.B, alias I.B, alias I.M (arrestuar ne datë 19.03.2024) dhe F.P, alias F.Si, alis F,M, të cilët dyshohen se kanë pasur rol në ekzekutimin/vrasjen e shtetasit G.B, me datë 15.03.2024, në fshatin  Larush, Fushë Krujë.  

Pas kryerjes së veprime hetimore është urdhëruar rregjistrimi i emrave të  personave nën hetim në lidhje me procedimin penal nr 1944 të vitit 2024, ku për shtetasin I.B më datë 28.02.2025 është bërë veçimi i procedimit penal nr.1944/2 e vitit 2024 i cili referuar provave të grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, mekanizmi i ngjarjes është i atillë në të cilin i pandehuri I.B rezulton se ka bashkëpunuar me personat e tjerë duke luajtur rolin e ndihmësit dhe këtë vepër penale e ka kryer në bashkëpunim.

Për këtë arsye Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm kërkoi: Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B (alias Brahimi, alias Mançellari) për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 e 25  i Kodit Penal de në bazë të kesaj dispozite, denimin e tij me 21(njëzet e një) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B (alias Brahimi, alias Mançellari) për veprën penale të “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në formën e mbajtjes në banesë parashikuar nga neni 278/4  i Kodit Penal dhe ne baze te kesaj dispozite, dënimin e tij me 2(dy) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit I.B. për veprën penale të Fallsifikimi apo përdorimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave të fallsifikuara, parashikuar nga neni 189/1  i Kodit Penal dhe ne baze te kesaj dispozite, denimin e tij me 1(një) vit burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal kërkohet bashkimi i dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm duke e dënuar përfundimisht të pandehurin I.B me 23(njëzet e tre) vite burgim.

Vrasja e Gentjan Bejtjas

Gentian Bejtja u ekzekutua më 15 mars 2024 në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Dy të dyshuarit për vrasjen e tij janë Edison Haxhia dhe Ilir Beqaraj./Dosja.al

gentian bejtja  ilir beqaraj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj