LIVE UPDATES
Aktualitet

Eurovizioni, RTSH arrin marrëveshje me EBU-në për borxhet e prapambetura

Por situata erdhi e tillë pas një lënie të institucionit në mëshirën e pagesave të pashlyera dhe kjo, është historia e heshtur dhe e panjohur e RTSH-së, që e solli situatën deri në këtë pike tejet delikate.

17 Shtator 2025, 11:04 Nga I.A
Eurovizioni, RTSH arrin marrëveshje me EBU-në për borxhet e
RTSH

TIRANË- Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ishte gati të shkëpuste lidhjet. Por diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe Shqipëria, do të shkojë në Eurovision, edhe pse është i vetmi transmetues, me borxhe të tilla karshi EBU-së. Negociatat e transmetuesit publik shqiptar me organizatën e madhe kontinentale kanë korrur sukses.

Një rinegocim i të gjithë pagesave të prapambetur, siç mëson Albanian Post, mes RTSH-së dhe EBU-së, është përmbyllur me rezultat pozitiv, duke pasur dakordësi nga palët për një plan të caktuar pagesash, që duhet të kryhen ndaj Unionit në periudha të caktuara dhe që pritet të çojnë në rikthimin në normalitet të funksionimit të RTSH-së si ekrani i shqiptarëve.

Nga sa kupton Albanian Post prej burimeve pranë këtyre negociatave, nga krahu i EBU-së është dhënë pëlqimi për shlyerjen graduale të borxheve të mëdha që u lanë pas në RTSH nga drejtuesit e kaluar dhe kështu, edhe festivali evropian i muzikës, nuk do të jetë i rrezikuar.

Por situata erdhi e tillë pas një lënie të institucionit në mëshirën e pagesave të pashlyera dhe kjo, është historia e heshtur dhe e panjohur e RTSH-së, që e solli situatën deri në këtë pike tejet delikate.

Neglizhenca e borxheve

Radio Televizioni Publik shqiptar gjendej në një pikë kritike të tijën, ku drejtueses së re të institucionit, Eni Vasili, me marrjen e detyrës, duket se iu lanë peshë edhe një trashëgimi e vërtetë borxhesh, e cila mund të çonte në kolaps gjithë RTSH-në dhe të rrezikonte seriozisht raportin me partnerët evropianë.

RTSH, si fytyra e vetme e një transmetuesi publik në vend, mbart edhe peshën për të qenë anëtare e Unionit Evropian të Transmetimeve. Për kontekst, Unioni Evropian i Transmetimeve, njohur shkurtimisht si EBU, është një aleancë e organizatave të medias së shërbimit publik në vendet brenda Zonës Evropiane të Transmetimeve, ose që janë anëtare të Këshillit të Evropës.

Dhe RTSH, me Vasilin tashmë në krye, mbartte mbi supe borxhet e një drejtimi institucional jashtë shinave të logjikës, me shpenzime të papërshtatshme dhe të papërmbajtura mbi emisione të jashtme, duke e lënë transmetuesin në borxh jo vetëm me këto prodhime dhe punonjësit përkatës, por edhe me vetë EBU-në.

Në një publikim të parë, Albanian Post zbardhi të vërtetën e plotë të dosjeve të RTSH-së për emisionet e prodhimit të jashtëm dhe tashmë, ekskluzivisht, po sjell edhe raporte e faksimile me EBU-në, për të pasqyruar shkallën e vërtetë të rëndesës së veprimeve abuzive që janë kryer në kohë me institucionin.

Eurovizioni, RTSH arrin marrëveshje me EBU-në për borxhet e

Fillimisht, Albanian Post zotëron një letër paralajmërimi që është dërguar më 19 gusht në Drejtorinë Ekonomike të RTSH-së, me dërgues EBU-në, për një veprim urgjent të evidentimit të përgjegjësve për vonesat që janë krijuar me Unionin.

Një letër paralajmërimi, shkoi në RTSH më 19 gusht me dërgues EBU-në më 14 gusht, ku listohen borxhet që institucioni i ka Unionit. Letra duket se i drejtohet drejtpërdrejt Vasilit si drejtoreshë e përgjithshme.

Në të shpjegohet se RTSH përballej me një sërë sanksionesh nëse nuk paguhen detyrimet, mes të cilave:

• humbjen e aksesit në transmetime të njëanshme,

• humbjen e aksesit në operacione të posaçme të lajmeve dhe sportit,

• kufizime në mundësinë për të marrë të drejta të reja sportive,

• pamundësinë për të kandiduar ose rizgjedhur për organe, komitete apo grupe të qeverisjes së EBU-së.

Eurovizioni, RTSH arrin marrëveshje me EBU-në për borxhet e

Pjesëmarrja në Eurovision po ashtu, ishte e rrezikuar – një ngjarje ku Shqipëria nuk ka munguar prej debutimit të saj në vitin 2004 në Stamboll. Pra, një traditë mbi 20-vjeçare, ku vendi prej asaj kohe ka qenë gjithnjë i pranishëm.

Sipas letrës së firmosur nga drejtori i financave dhe çështjeve administrative pranë EBU-së, borxhet kanë të bëjnë me disa ngjarje dhe kapin shumën e 31 mijë e 780 eurove për disa prej tyre e disa të tjera, përfshi tarifën e anëtarësimit në Union, e cila duhet të paguhej deri më 4 korrik 2025, kapin vlerën e thuajse 138 mijë frangave zvicerane (afërsisht 140 mijë euro).

Një email ndërkaq mbërriti, siç zbulon Albanian Post, në adresë të drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë pranë RTSH-së më 18 gusht. Bashkëngjitur një deklarim llogarie dhe vlerësim për marrëdhënien e gjatë mes RTSH-së dhe EBU-së.

Eurovizioni, RTSH arrin marrëveshje me EBU-në për borxhet e

Megjithatë, shpjegohet se për të vijuar me dhënien e sinjalit, nuk mjafton shlyerja e një pjese të borxheve. Një marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve të tjera të prapambetura ishte e nevojshme.

Disa prej borxheve, fakt për t’u theksuar në mënyrë flagrante, të pashlyera prej shkurtit 2024. Më shumë se një vit e gjysmë me borxhe të pashlyera ndaj EBU-së! Më pas, më 20 gusht, një letër tjetër nga EBU shkon në drejtim të Radiotelevizionit Shqiptar. Sërish, dy fatura ku kërkohet shlyerja e detyrimeve, ku në listën e faturës së parë, ka objekte që nuk janë shlyer sipas kontratës prej 217 ditësh.

Vlera totale e parë shkon në 31 mijë e 780 euro, pra e pandryshuar nga komunikimi i parë dhe nga ajo çfarë kuptohet, bëhet grumbullimi i shumave, ku shihet se borxhet kryesore janë aty prej më shumë se 90 ditësh.

Në faturën e dytë të transmetimeve, lihet të kuptohet se kemi të bëjmë me një shumatore shumë më të madhe, në vlerën e 138 mijë e 501 frangave, ose afërsisht 140 mijë euro. Këtu përfshihet edhe tarifa e anëtarësimit që duhet të paguhej deri më 3 gusht, në vlerën e 68 mijë e 476 frangash, afërsisht 70 mijë euro.

Bëhet e qartë po ashtu se pjesa më e mirë e borxheve është grumbulluar aty prej kohësh, ku ka pagesa të pa shlyera edhe prej 195 ditësh.

Eurovizioni, RTSH arrin marrëveshje me EBU-në për borxhet e

Ndaj, mes kësaj katrahure borxhesh të prapambetura, fakti duhet vlerësuar se RTSH arrin të paktën në parim përmes akordit me EBU-në të dale nga një rreth vicioz dhe të futet në shinat e mirëfunksionimit, duke shmangur edhe një kolaps të vërtetë me strukturën kaq të rendësishme partnere.

Është tejet e qartë se një trashëgimi e tillë borxhesh, e ka lënë transmetuesin publik në pozita kritike dhe me nevojën për të ushtruar masa rigoroze për të vijuar partneritetin dhe për të ringritur në nivelin e duhur një emër si RTSH.

Teksa, në artikullin pasues, Albanian Post do të publikojë edhe raportin e RTSH-së me sportin, ku vlera e kontratave të pajustifikueshme për të drejta televizive të ngjarjeve sportive të parëndësishme në kontekstin vendor, e bën ekranin e shqiptarëve të mos fitojë dot të drejtën as të transmetojë ndeshjet e ekipit Kombëtar.

rtsh ebu


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj