17 Shtator 2025, 09:05
Nga I.A
Burgu i Lushnjes
LUSHNJE- Drejtoria e Burgjeve ka vënë në pranga një punonjës të burgut të Lushnjes për ryshfet. Pas denoncimit nga emisioni Stop, ku u filmua Irekli Leka duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, punonjësit i burgut është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve. Po ashtu janë pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i IEVP Lushnje.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.
Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.
Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar.
irekli leka
Aktualitet
17 Shtator 2025, 09:03
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë. Treguesi...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 08:52
I.A
Momenti i shoqerimit
FIER- 6 personat e arrestuar për skemat piramidale qarkun e Fierit kanë dalë para gjykatës ditën e sotme...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 08:39
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Tregu i fondeve të investimit po rritet me ritme të shpejta gjatë këtij viti. Sipas të dhënave ...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 08:23
Xheni Karaj
TIRANË- Aktivistja nga aleanca LGBT+ Xheni Karaj ka bërë një reagim në lidhje me Projektligjin “Për Ba...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 08:18
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Në Tiranë vitet e fundit, pothuajse në çdo zonë të saj nga qendra në periferi, sheh hapj...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 08:02
Pallati i Kongreseve
Një nga godinat ikonike të kryeqytetit, “Pallati i Kongreseve”, do t’i nënshtrohet një procesi g...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 07:41
I.A
Moti
TIRANË- Deri në orët e mesditës, territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave t&eu...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 22:46
E. D
Leonard Farruku
LONDËR- Ministria e Brendshme nuk iu përgjigj shqetësimeve të ngritura në lidhje me shëndetin mendor të ...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 22:30
E. D
GRAMSH- Fiks Fare vijoi të denoncojë situatën e paralajmëruar të zjarreve gjatë verës në Shqipëri, ku qindra kilo...
Aktualitet
16 Shtator 2025, 22:21
E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur disa denoncime për paza...