Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zhvarrosja e të miturit është zhvilluar në praninë e ekspertëve të institutit të mjekësisë ligjore të cilët ishin të shoqëruar nga prokurorë të Prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin. Mësohet se të pranishëm kanë qenë familjarët e 12-vjeçarit.
TIRANË- Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku është zhvarrosur për t’i nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore dy muaj pas ndarjes nga jeta të të miturit. Zhvarrosja e të miturit është zhvilluar në praninë e ekspertëve të institutit të mjekësisë ligjore të cilët ishin të shoqëruar nga prokurorë të Prokurorisë të Tiranës e cila po heton rastin. Mësohet se të pranishëm kanë qenë familjarët e 12-vjeçarit.
Ekspertët pritet të marrin mostra nga trupi i 12-vjeçarit, të cilat më pas do të dërgohen për ekspertim në institutin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes. Mjekët e QSUT janë shprehur se i mituri Leo Sadiku ka ndërruar jetë si pasojë e miokardit akut, ndërsa familjarët e viktimës kanë këmbënguluar se djali i tyrë ka ndërruar jetë nga neglizhenca e mjekëve të cilët nuk e kanë trajtuar si duhet 12-vjeçarin.
Pas vdekjes së 12 vjeçarit, familjarët refuzuan kryerjen e autopsisë por me nisjen e hetimeve prokuroria e Tiranës vendosi kryerjen e autopsisë. Që nga ndarja nga jeta e të miturit familjarët e tij kanë protestuar dhe kanë bërë thirrje për drejtësi për 12-vjeçarin që u nda nga jeta në moshë të re.
12-vjeçari, Leo Sadiku ndërroi jetë më 8 janar të këtij viti në Pediatrinë e QSUT-së. Ai fillimisht ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e Vitit të Ri. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë.
Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë. QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie, ndërsa vetë familjarët e të miturit kanë ngritur akuza drejt mjekëve për neglizhencë.
Pamje nga vendi i ngjajres KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli në afërsi...
foto ilustruese TIRANË- Katër pasuri të paluajshtme i janë sekuestruar me urdhër të SPAK një 42-vjeçari, ...
Universiteti Bujqësor TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëshimin e 24 masave të sigurisë nga Prokur...
Foto ilustruese POGRADEC- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Aksidenti r...
universiteti TIRANË- Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar mbi 20 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në...
foto ilustruese ORIKUM- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotë...
foto ilustruese LUKSEMBURG- Për herë të parë këtë të martë (25.02.2025) Gjykata Europiane në Luksemburg nis pr...
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar i arrestuar për trafik droge ka dalë para autoriteteve të drejtësisë italiane. Gjayë...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të v...
Foto ilustruese TIRANË - Një prind i një fëmije që studion në klasën e katërt, shpreh në emisionin “Stop...