25 Shkurt 2025, 10:25
Nga N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
KURBIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli në afërsi të banesës së tij në fshatin Zhejë të Laçit. Në lidhje me ngjarjen mësohet se janë shoqëruar mbi 10 persona të cilët janë marrë në pyetje nga policia. Personat e pyetur janë kryesisht banor të zonës, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Policia po monitoron të gjithë masivin pyjor përreth vendit të ngjarjes, në kërkim të autorëve dhe ndonjë gjurme të lënë prej tyre. Më tej bëhet me dije se nga ekspertiza mjeko-ligjore rezulton se viktima ka një plumb në kokë dhe disa të tjerë në gjoks, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.
Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali dhe menjëherë njoftuan policinë. Familjarët kanë dëshmuar e viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.
Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit te 67-vjeçarit. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të këtë ndodhur për hakmarrje, pasi dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 një person të quajtur Naim Tafa në Mamurras. Pista tjetër është edhe ajo e një konflikti të mundshëm pronësie pasi 67-vjeçari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë.
vrasja e dod mamlit
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 10:05
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Katër pasuri të paluajshtme i janë sekuestruar me urdhër të SPAK një 42-vjeçari, ...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 09:01
N.F
Universiteti Bujqësor
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me lëshimin e 24 masave të sigurisë nga Prokur...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 08:46
N.F
Foto ilustruese
POGRADEC- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Aksidenti r...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 08:35
N.F
universiteti
TIRANË- Prokuroria e Posaçme e SPAK ka lëshuar mbi 20 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor në...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 08:28
r.ll
foto ilustruese
ORIKUM- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotë...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 08:22
r.ll
foto ilustruese
LUKSEMBURG- Për herë të parë këtë të martë (25.02.2025) Gjykata Europiane në Luksemburg nis pr...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 08:05
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një shqiptar i arrestuar për trafik droge ka dalë para autoriteteve të drejtësisë italiane. Gjayë...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 07:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të v...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 21:43
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një prind i një fëmije që studion në klasën e katërt, shpreh në emisionin “Stop...
Aktualitet
24 Shkurt 2025, 21:37
B.Z
Foto ilustruese
BERAT - Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipas informacioneve, bashkëshortët kanë dy vjet që ...