LIVE UPDATES
Aktualitet

"Fast and Furious" në Tiranë/ Me makinë të vjedhur dhe armë me vete, 2 persona nuk i binden urdhrit të policisë, gjatë arratisjes përplasin makinën e efektivëve

Mësohet se 50-vjeçari E.Z dhe 30-vjeçari E.T, po qarkullonin me një automjet të vjedhur dhe pasi janë ndaluar nga policia kanë tentuar të largohen por në tentativë kanë përplasur një makinë policie. 

17 Prill 2025, 11:16 Nga I.A
"Fast and Furious" në Tiranë/ Me makinë të vjedhur
Policia

TIRANË- Dy persona janë arrestuar në kryeqytet gjatë orëve të vona të natës pas dy orësh ndjekjeje nga policia. Mësohet se 50-vjeçari E.Z dhe 30-vjeçari E.T, po qarkullonin me një automjet të vjedhur dhe pasi janë ndaluar nga policia kanë tentuar të largohen por në tentativë kanë përplasur një makinë policie. 

Autorët, njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim më parë për vjedhje në qytete të ndryshme të vendit, gjatë kontrollit u kapën në flagrancë me armë të ftohta dhe lëndë narkotike, të cilat policia i ka sekuestruar si bazë materiale se bashku me automjetin e vjedhur. 

 

Njoftimi i Policisë:

Qarkullonin me një automjet të vjedhur, kapen në flagrancë me kokainë dhe armë të ftohtë në automjet dhe vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë për vjedhje të ndryshme në disa qytete. Kapja e tyre, pas rreth 2 orësh ndjekje nga Policia, sepse drejtuesi i automjetit (shtetas në kërkim) nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar por në tentativë për t’u larguar përplasi një automjet policie.

Sekuestrohen automjeti i vjedhur, lënda narkotike dhe arma e ftohtë (thikë). Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me ata të Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Nr. 4, pas informacionit të marrë për një automjet të vjedhur në Elbasan kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit, pasi ka parë Policinë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur një automjet të Policisë, brenda të cilit ishin 2 punonjës police. Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë 2 punonjësit e Policisë. 2 shtetasit që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë neutralizuar dhe vënë në pranga nga punonjësit e Policisë. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për disa vjedhje;
E. T., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me shtetasin E. T., gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë