LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti i Këshillit të Bashkëpunimit rajonal: Shqipëria, i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa politika industriale

Raporti “Ndjekja dhe vlerësimi i performancës industriale dhe ndikimit të politikave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor” nga Këshilli i Bashkëpunimit rajonal vë në dukje se Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që nuk ka një dokument formal që të strukturojë politikën industriale të vendit.

17 Prill 2025, 07:18 Nga M.B
Raporti i Këshillit të Bashkëpunimit rajonal: Shqipëria, i
Foto ilustruese

TIRANA- Vendet me prosperitet ekonomik u bënë të tilla nga zhvillimi i industrisë dhe novacionit teknologjik. Shqipëria përveçse është vendi me industrinë më të pazhvilluar në Rajon dhe me gjerë, ende nuk ka një dokument formal mbi politiken industriale.

Raporti “Ndjekja dhe vlerësimi i performancës industriale dhe ndikimit të politikave në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor” nga Këshilli i Bashkëpunimit rajonal vë në dukje se Shqipëria është i vetmi vend në Rajon që nuk ka një dokument formal që të strukturojë politikën industriale të vendit.

Analiza referon se qeveria është në proces zhvillimi të strategjisë së saj industriale, por kjo nënkupton se vendi ende nuk ka prioritete dhe një strukturë që të ndërhyjë në përmirësimin e konkurrueshmërisë industriale, ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimin e bashkimit me tregun e përbashkët rajonal dhe evropian.

Raporti identifikon zhvillime të ndryshme midis vendeve të rajonit, duke theksuar se disa prej tyre kanë adoptuar dokumente formale që udhëheqin politikën industriale:

Psh Bosnja dhe Hercegovina nuk ka një politikë industriale të unifikuar për gjithë vendin. Megjithatë, entiteti i Republika Srpska ka zhvilluar një Strategji për Zhvillimin industrial, që synon të përmirësojë strukturën prodhuese dhe të nxisë investimet në sektorin industrial.

Kosova është ndër vendet më të fundit që kanë adoptuar një dokument formal në fushën e politikave industriale. Në vitin 2023 është pranuar “Strategjia për Zhvillimin industrial dhe Mbështetjen e Biznesit deri në vitin 2030”. Ky dokument reflekton një angazhim për transformimin e sektorëve kryesorë, përfshirë edhe aspektet inovative dhe të përputhshme me përkushtimet për integrim në tregjet evropiane.

Mali i Zi ka filluar procesin e formulimit të politikave industriale që nga viti 2016. Dokumenti më i fundit, që mbulon periudhën 2019–2023, thekson rëndësinë e modernizimit të sektorit, përmirësimit të produktivitetit dhe rritjes së integrimit në zinxhirët globalë të furnizimit. Ky dokument reflekton një orientim strategjik drejt diversifikimit të sektorëve dhe stimulimit të inovacionit.

Maqedonia e Veriut është një prej pionierëve në këtë fushë, pasi ka miratuar politikën e saj industriale që nga viti 2009. Dokumenti aktual, “Industrial Strategy of North Macedonia 2018–2027”, vendos një vizion afatgjatë dhe përfshin masa të orientuara drejt përmirësimit të kapaciteteve prodhuese, rritjes së inovacionit dhe integrimit në tregjet globale. Ky dokument reflekton një përkushtim të fortë për rritjen e konkurrueshmërisë dhe reformën strukturore në sektorin industrial.

Serbia filloi me zhvillime të politikave industriale që nga viti 2011 dhe ka përditësuar strategjinë e saj për zhvillimin industrial në periudhën 2021–2030. Ky dokument synon të rrisë kapacitetin prodhues, të modernizojë sektorin përmes adoptimit të teknologjive të avancuara, dhe të rrisë bashkëpunimin ndërmjet sektorëve publik dhe privat, duke integruar masa që mbështesin inovacionin dhe përputhshmërinë me standardet evropiane.

Formulimi i politikave industriale është ngushtësisht i lidhur me përpjekjet për të përshpejtuar integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian dhe për të përmbushur standardet dhe kërkesat e Evropës, veçanërisht në kontekstin e “Iniciativave si European Green Deal, New industrial Strategy for Europe” dhe iniciativave të tjera të mbështetura nga BE-ja.

Sektori prodhues në vendin tonë ka hyrë në një fazë të gjatë recensioni. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024, ndërsa industria ra për të dytin vit.Prodhimi bujqësor ra me -1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023, ndërsa sektori i industrisë shënoi rënie me -6.7%, më e forta që nga pandemia 2020.

Sektori i industrisë hyri në vitin e dytë të rënies me 2024 prej faktorëve që lidhen kryesisht me rënies e vlerës së euros dhe rritjes së kostove te brendshme. Rënia e euros nga niveli 122 lekë më 2021 në më pak se 100 lekë vitin e kaluar uli të ardhurat e eksportuesve duke bërë që shumë kompani të mbyllin aktivitetin. Vetëm fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë shkurtuar gati një të pestën e vendeve të punës vitin e kaluar sipas të dhënave nga statistikat afatshkurtra./ Monitor

politika industriale

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri