LIVE UPDATES
Aktualitet

"Rama i bëri banditët biznesmenë", gazetari Artan Hoxha: Gjermanët i kapën grupit nga Elbasani, 16 ton kokainë

Ai tha më tej se këta "biznesmenë" kanë hyrë dhe janë shkrirë me jetën shoqërore ekonomike të këtij vendi.

16 Prill 2025, 22:40 Nga r.ll
"Rama i bëri banditët biznesmenë", gazetari Artan
artan hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme dokumentarin e realizuar nga ZDF për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj në Bashkimin Europian. Hoxha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se banditët dhe kriminelët ka kthyer në biznesmenë.

Ai tha më tej se këta persona kanë hyrë dhe janë shkrirë me jetën shoqërore ekonomike të këtij vendi. Sipas tij, nuk e ndan dot se ky mbaron një organizatë kriminale dhe ku fillon një kompani biznesi.

Gazetari tregoi në emisionin "Çim Peka LIVE" në SYRI TV, edhe si autoritetet gjermane kapën 16 ton kokainë një grupi të organizuar kriminal nga Elbasani.

"Mediat dhe publiku gjerman në vazhdimësi e kanë parë se si Shqipëria ka rrëshqitur drejt një vendi që është kthyer në bazë operacionale të të krimit të organizuar. Sot ky dokumentar që ka bërë së fundmi ZDF-ja, është guri kilometrik i një rruge që ka nisur që nga 2013, duke kaluar nga kanabisi, tek heroina, kokaina dhe sot jemi këta që jemi dhe ne kemi gati me qindra të arrestuar për trafik droge atje.

Madje kemi rastin ekzemplar me autoritetet gjermane, besoj e kuptoni, ku një nga zyrtarët më të lartë të ministrisë së Brendshme, i cili kishte shitur të dhënat që kishin ardhur nga Gjermania për bosët e krimit në Shqipëri. E gjithë kjo ekspoze, përfshirë brenda edhe rastet e njëpasnjëshme dëshmon, se kjo ka qenë një industri që është dirigjuar, lejuar dhe kontrolluar, duke u përdorur në fushatë.

Është një histori që ata nuk e bëjnë thjeshtë, se përgjigja do vijë se ka interferuar opozita dhe e ka bërë për fushatë. Jo, është një vijimësi e investigimeve, i historive të publikuara nga mediat gjermane që në fillimin e mandatit e deri 12 vite pas. Para 6 vitesh ishim këtu, rruga e re, sot nuk është një rrugë e re. Është një grup nga Elbasani kanë futur vetëm në një ngarkesë 16 ton kokainë.

Ne nuk jemi në situatën e vendeve të Amerikës Latine, ku kartelet kanë qeverinë e vet, këtu është ende qeveria që i kontrollon dhe i lëshon këta. Është shteti që i kontrollon, i godet kur do, ua rrit presionin në mënyrë që ata të reagojnë dhe të sigurojnë mandatin dhe gjatë mandatit ata sigurojnë leje për të vazhduar aktivitetin e tyre. Ne kemi pasur në grupe të strukturuara, tani kemi kaluar në organizata. Nga banditë të thjeshtë, i ktheu në biznesmen, kompani që marrin tendera publik dhe sot ata kanë hyrë dhe janë shkrirë me jetën shoqërore ekonomike të këtij vendi, ku ti nuk e ndan dot qartë se ky mbaron një organizatë dhe ku fillon një kompani biznesi", tha gazetari.

 

artan hoxha

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës