Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në katin e katërt të një pallati ekzistues në lagjen “Ndoc Mazi” ka rënë zjarr, duke krijuar një situatë dramatike. Fatkeqësisht, në këtë rast ka pasur edhe humbje jetësh.
SHKODËR- Shkaqet e rënies së zjarreve janë të shumta. Megjithatë, nëse i referohemi ekspertizave dhe ekzaminimeve pas ngjarjeve, arrijmë të kuptojmë më mirë situatat me të cilat përballen qytetarët shqiptarë dhe rastet e fatkeqësive nga zjarret.
Inside Story ka arritur të sigurojë disa prej këtyre rasteve tragjike që kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Një prej rasteve më të rënda ka qenë ai i një zjarri në qytetin e Shkodrës. Në këtë dokumentar do të zbërthejmë problematikat kryesore përmes tipologjive të ndryshme të episodeve të zjarreve me fatalitete.
Në katin e katërt të një pallati ekzistues në lagjen “Ndoc Mazi” ka rënë zjarr, duke krijuar një situatë dramatike. Fatkeqësisht, në këtë rast ka pasur edhe humbje jetësh. Data 25 maj e vitit 2025 do të mbetet përherë në kujtesën e familjes Vujoshi, pasi njeriu i tyre i dashur humbi jetën një ditë më vonë në spital.
Inxhinieri që bëri ekspertizën vëren shkeljet e shumta që kishte pallati ku jetonte kjo familje në Shkodër. Ai dokumentoi se çfarë kishte ndodhur vërtet në këtë rast fatkeqësie.
Në momentin e rënies së zjarrit ka pasur familjarë në banesë. Zjarri kishte filluar në kuzhinë, ku kishte një krevat tek dhe sipër tij ndodhej kondicioneri. Në cepin e krevatit ishte edhe një tapet i mbështjellë top. Në këtë dhomë jetonte vetëm shtetasja L.V. Kjo dhomë është djegur plotësisht, së bashku me të gjitha materialet që ndodheshin brenda. Doma ndahej nga një tjetër dhomë me një ndarje me duralumin, e cila u dëmtua pothuajse plotësisht nga temperatura, tymi dhe bloza.
Ekspertiza e inxhinierit Llazar Shandro tregon se arsyeja kryesore e zjarrit në këtë shtëpi ka qenë kondicioneri. Fatkeqësisht, në momentin e zjarrit, e ndjera ka qenë në gjumë, çka e ka bërë edhe më të vështirë reagimin e saj ndaj situatës së papritur. Shkaktimi i zjarrit nga kondicioneri është padyshim një faktor shumë i rëndë, duke ditur përdorimin e gjerë të tyre.
Mund të kemi të bëjmë me zjarrin e shkaktuar nga goditja e tensionit të lartë në qarkun elektronik të kondicionerit në gjendje standby, duke shkaktuar djegien e tij dhe kyçjen artificiale të çilerit, që nën efektin e tensionit të lartë ka djegur kompresorin.
Në fakt, duke iu referuar edhe ngjarjes së rëndë, sipas inxhinierit që ka bërë ekspertizën, ekziston edhe një mundësi tjetër përveç shkaktimit të fatkeqësisë nga kondicioneri. Shkëndija elektrike që mund të ketë kaluar tek llamba elektrike mund të jetë një tjetër arsye.
Nuk përjashtoj mundësinë që, nga luhatjet dhe ngritja e vlerës së tensionit mbi madhësinë nominale, të jetë djegur me hark llamba ekonomike, e cila ka bazë me qark elektronik, dhe duke rënë mbi tapet apo mbulesat tekstile, të ketë shkaktuar zjarrin. Mendoj se mundësia më e madhe për shkakun e zjarrit ka qenë ngritja e tensionit mbi vlerën e madhësisë nominale dhe mbi vlerën e tensionit të punës të matrikulluar në llampën ose kondicionerin./ TCH
Foto ilustruese TIRANË- Gabriel Këputa denoncon në redaksinë e emisionit “Stop” shokun e tij Olti Klosi, të cilit n&eu...
Foto LUSHNJE- Emisioni “Stop” ka shkuar në tregun e madh të perimeve në Lushnjë, aty ku fermerët e zonës e jo vet...
Tiranë TIRANË- Banorët e rrugës Bardhyl ankohen në emisionin Fiks Fare se fqinji i tyre 73-vjeçar është kthyer n&...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Pamje nga vendi ku u regjistruan të shtënat në Tiranë janë publikuar së fundmi. T&eum...
Pamje nga vendi i ngjajres TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e so...
foto ilustruese TIRANË- Barometri Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në k&e...
Foto ilustruese TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e sotme në Tira...
Foto ilustruese KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Kukë...
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur te di...
Foto ilustruese TIRANË- Eraldi*, një 30-vjeçar me banim në Tiranë nuk do ta kishte menduar kurrë se dikush mund të fut...