16 Prill 2025, 21:46
Nga N.F
Tiranë
TIRANË- Banorët e rrugës Bardhyl ankohen në emisionin Fiks Fare se fqinji i tyre 73-vjeçar është kthyer në problem madhor për ta. Ata shprehen para kamerës së Fiks Fare se 73-vjeçari ka shkatërruar banesën e tij duke dëmtuar edhe strukturën e pallatit. Nga banesa e të moshuarit vjen erë e keqe dhe zhurma të padurueshme për fqinjët.
Banorja që jeton në katin e sipërm shprehet se jetesa në atë pallat është bërë e vështirë. Ajo mes fjalësh shton se janë ankuar disa herë nëpër institucione të ndryshme që t’i jepet një zgjidhje të moshuarit për të mirën e të gjithë komunitetit. Banorja thotë se janë ankuar në policinë e Tiranës disa herë, gjithashtu kanë njoftuar dhe Qendrën e Shëndetit Publik Mendor Tiranë, pasi sjelljet e të moshuarit sipas banorëve tregojnë se ai vuan nga shëndeti mendor. I moshuari është i braktisur dhe nuk ka asnjë familjarë të kujdeset për të.
Fiks Fare u interesua për denoncimet që kanë bërë banorët e pallatit në Komisariatin e Policisë nr. 4 në kryeqytet. Ky komisariat në përgjigjen që i dha Fiks Fare sqaron se për 73-vjeçarin janë bërë 2 kallëzime nga banorët. I pari në 27 mars, ku banorët denoncuan prishjen e qetësisë publike nga fqinj i tyre, ndotjen e ambienteve të përbashkëta dhe shqetësimin për rrezikun e dëmtimit të strukturës së pallatit.
Kur policia ka shoqëruar në komisariat qytetarin 73-vjeçar, kanë vërejtur se ai ka shfaqur shenja agresiviteti dhe nervozizmi, të ngjashme me simptomat e sëmundjeve të shëndetit mendor, për këtë arsye është shoqëruar në ambientet e spitalit psikiatrik.
Përsëri policia, e ka shoqëruar në urgjencën e spitalit psikiatrik 73-vjeçarin në 7 prill 2025. Sipas policisë zotëria është në spitalin psikiatrik nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohe që policia e ka referuar këtë rast në Prokurorinë e Tiranës dhe ka njoftuar IMT-në për të verifikuar nëse është dëmtuar struktura e pallatit ku ai banon, sipas pretendimeve të banorëve të tjerë.
Fiks Fare u interesua për gjendjen e 73-vjetarit pranë qendrës komunitare të shëndetit mendor në Tiranë. Më pas iu drejtuam Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në përgjigjen e tij, ky institucion bën me dije se 73-vjeçari është paraqitur në urgjencën e psikiatrisë i shoqëruar nga policia dhe ambulanca, më pas është mbajtur në ambientet e pranimit , ku i është nënshtruar një terapie me sedativë.
Gjatë kohës së qëndrimit të tij në urgjencën e QSUT është paraqitur një e afërme, e cila nuk ka qenë në dijeni të problemeve të shëndetit mendor që ka 73 vjeçari. Të gjendur në këto kushte, mjekët e kanë vendosur që 73-vjeçari me iniciale D.B nuk plotëson kriteret për shtrim të pavullnetshëm, por pacienti do të shkojë çdo ditë në Urgjencën e Psikiatrisë për vlerësim dhe monitorim të gjendjes së tij mendore deri në stabilizimin e saj.
Gjithashtu QSUT shton se ka ka njoftuar Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor për ndjekjen e ecurisë edhe nga ana e tyre në banesën e pacientit, për të kaluar në një terapi mbajtëse./ TCH
tirane demton pallatin
Aktualitet
16 Prill 2025, 21:16
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Pamje nga vendi ku u regjistruan të shtënat në Tiranë janë publikuar së fundmi. T&eum...
Aktualitet
16 Prill 2025, 20:59
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e so...
Aktualitet
16 Prill 2025, 20:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Barometri Euronews-Albania ka sjellë për publikun matjet e dyta politike për Qarkun e Tiranës. Në k&e...
Aktualitet
16 Prill 2025, 20:37
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e sotme në Tira...
Aktualitet
16 Prill 2025, 20:30
N.F
Foto ilustruese
KUKËS- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Kukë...
Aktualitet
16 Prill 2025, 20:21
N.F
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme. Mësohet se të shtënat kanë ndodhur te di...
Aktualitet
16 Prill 2025, 20:11
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Eraldi*, një 30-vjeçar me banim në Tiranë nuk do ta kishte menduar kurrë se dikush mund të fut...
Aktualitet
16 Prill 2025, 19:25
Gjergj Erebara
foto ilustruese
TIRANË- Afera e incineratorit të Tiranës u mbyll si një çështje banale të mërkurën në G...
Aktualitet
16 Prill 2025, 19:06
N.F
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar nga Kosova. Ai është arrestuar pak kohë pasi ishte l...
Aktualitet
16 Prill 2025, 18:53
N.F
Foto
TIRANË- Treguesit që lidhen me turizmin, si numër vizitorësh dhe net-qëndrimesh në strukturat akomoduese shënuan rr...