LIVE UPDATES
Aktualitet

Bastet pushtojnë qytetet/ Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”

Ushtrimi i aktivitetit online ka bërë që bastet të kapilarizohen në mënyrë të tejshkajshme duke përfshirë dhe persona që në jetën e tyre nuk kanë patur kurrë probleme me ligjin.

16 Prill 2025, 20:11 Nga N.F
Bastet pushtojnë qytetet/ Kush organizon tregun e miliardave, roli i
Foto ilustruese

TIRANË- Eraldi*, një 30-vjeçar me banim në Tiranë nuk do ta kishte menduar kurrë se dikush mund të futet në lokal teksa ai po konsumon kafenë dhe të kërkojë të shohë aplikacionet dhe faqet që akseson në celularin e tij. Ky dikushi si në shumë raste të tjera që ai thotë se ka qenë dëshmitar, mund të jetë një efektiv policie në kërkim të personave që vendosin baste sportive në mënyrë të paligjshme përmes celularëve të tyre.

Policia e Shtetit i tha Skyweb.al se gjatë tre muajve të parë të këtij viti janë evidentuar 104 rastë në të gjithë territorin e vendit me 184 autorë, nga të cilët 55 janë arrestuar dhe 129 të tjerë janë ndjekur në gjendje të lirë.

Shumica e tyre janë pikërisht si personazhi ynë, i cili herë pas here vendos baste sportive nëpërmjet celularit të tij për persona të tjerë, ndërsa “userin” si “menaxher” thotë se e ka marrë në një lokal në një zonë tepër të frekuentuar të Tiranës, i cili vetë ushtron aktivitet thuajse hapur, pa u trembur nga forcat e rendit.

Bastet sportive, paligjshmëria e ligjëruar në çdo rrugë dhe cep pallati 

Vendosja e basteve sportive është një veprim ende i ndaluar në Shqipëri, megjithatë për momentin siç konstaton Skyweb.al është një ndër “sportet” më të përhapura teksa shihet nga mjaft individë si një mundësi për të siguruar disa të ardhura duke rrezikuar ndërkohë që të arrestohen.

Ushtrimi i aktivitetit online ka bërë që bastet të kapilarizohen në mënyrë të tejshkajshme duke përfshirë dhe persona që në jetën e tyre nuk kanë patur kurrë probleme me ligjin.

Redaksia ka investiguar disa muaj në këtë sektor duke zbuluar të dhëna shqetësuese për numrin e personave të implikuar; sasinë kolosale të parave që qarkullohet në të zezë; nxitjen e aktiviteteve kriminale për shkak të luftës mes grupeve në terren; ekspozimin e një numri të madh personash si shkelës të ligjit si edhe dëmet e mëdha sociale dhe ekonomike që u shkaktohet familjeve shqiptare, shmangia e të cilave ishte edhe argumenti kryesor kur ato u mbyllën në 1 janar të vitit 2019. Qeveria vendosi t’i rihapë në shkurt 2024, por tregu mbetet ende peng i interesave të nëntokës që lëviz shuma të mëdha parash në ilegalitet.

“Unë bëj punë të tjera, por kam dhe userin dhe kush kërkon të vendosë skedina ua vendos. Nëse do fokusohem këtu mund të nxjerr disa të ardhura të mira, por nuk është ky aktiviteti që dua të bëj”, shprehet Eraldi për Skyweb.al duke shtuar se “Kudo gjen lokale dhe njerëz që kanë usera për të vendosur skedina”.

Madje, një burim tjetër, i familjarizuar me këtë sektor i tha redaksisë se vitet e fundit “në lojë” janë futur edhe vajzat, të cilat kanë po ashtu “usera” personal ose edhe si “menaxher”, nëpërmjet të cilit i jep akses personave të tjerë si “user individual”.

Bastet pushtojnë qytetet/ Kush organizon tregun e miliardave, roli i

Treshja që organizon lojën nuk ka ndryshuar 

I njëjti burim shpjegoi së tregu i basteve sportive në të zezë funksionon në tre fasha, në formën e një piramide ku në majë është “kompania që bën lojën”, më poshtë “bosat e qyteteve” dhe lokalet ose invididët që në rastin konkret ofrojnë lojtarët, pra ata që venë bastet.

Asnjë fashë nuk mund të ekzistojë pa tjetrën, ndërsa Skyweb.al mëson se ky aktivitet nuk mund të përhapej kaq shumë pa mbrojtjen nga përfaqësues të forcave të rendit në zonat respektive.

“Në krye të piramidës është kompania që bën lojën, e cila vendos koeficientët dhe ngre e menaxhon platformën, nëpërmjet së cilës bëhen dhe llogaritë se sa para i takojnë aktorëve të tregut në fund të periudhës përkatëse, që zakonisht është një muaj”.

Skyweb.al mëson se në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë treg nga momenti kur u mbyllen bastet sportive.

Ata që ishin të ligjshëm kaluan “në të zezë” dhe tashmë kanë pozita edhe më të forta në treg.

Mësohet se bëhet fjalë për tre kompani “që bëjnë lojën”, të cilat më pas ua shesin platformat e menaxhimit “bosave të qyteteve” duke marrë prej tyre një pagesë 5 deri 10% të xhiros mujore në varësi të marrëveshjes, për shërbimin e ofruar.

Burime bëjnë me dije se këto personazhe njihen botërisht, janë thuajse të njëjtët që kanë patur në dorë tregun e basteve sportive para se të mbylleshin, por ndërkohë që policia arreston “cironka” me usera bastesh, askush nuk guxon të prekë “ treshen” që “bëjnë lojën” apo as personat që redaksia mësoi se kontrollojnë, organizojnë dhe mbrojnë në në terren bastet sportive nëpërmjet pagesave nën dorë ndaj drejtuesve të caktuar të policisë.

Kush janë “bosat e qyteteve”?

Redaksia ka zgjedhur t’i quajë kështu për lehtësi të identifikimit në këtë shkrim, megjithatë këta mësohet se keta janë personazhet që marrin përsipër një zonë të caktuar, i cili mund të jetë rajon, një qytet, një rreth, një qark apo një lagje ose zonë siç ndodh në rastin e Tiranës, e cila ka një popullsi më të madhe.

Dyshohet se personazhet në fjalë janë kryesisht të lidhur me botën e krimit dhe me aktivitete të tjera të ligjshme apo të jashtëligjshme dhe kanë një prezencë të fortë në terren nëpërmjet lidhjeve me forcat e rendit, politikën dhe administratën.

Në raste të caktuara, personazhe të tillë janë edhe pjesë e krimit të organizuar duke orientuar shpesh edhe votën në terren në raste zgjedhjesh.

Qytetet ndahen sipas “kodit të mafias”

Siç mëson Skyweb.al, e gjithë Shqipëria është e ndarë në territor mes personazheve në fjalë dhe ka një “deal” që askush të mos hyjë me struktura në territorin e tjetrit. Kjo marrëveshje ruajtur deri më tani një llojë paqeje mes tyre, kur rrallë herë ndodh që të ketë konflikte të mëdha për këtë çështje.

Burime bëjnë me dije se janë pikërisht “bosat e qyteteve” që nëpërmjet kompanive të tyre investojnë në ngritjen e infrastrukturës nëpërmjet rekrutimit të personazheve me influencë nëpër qytete dhe lagje, të cilët kanë në pronësi hapësira lokalesh apo hapin lokale për të ushtruar aktivitetin e basteve sportive, ndërkohë që në dukje kanë thjesht aktivitet si një bar normal.

Sipas marrëveshjes, kompania e “bosave të qyteteve” mund të investojë edhe në arredimin e barit dhe pronari i barit merr rolin e “menaxherit” mëpërmjet hapjes së një useri në platformë, i cili menaxhon usera të tjerë individual, të cilët janë thjesht lojtarë bastesh. Këta të fundit kanë kontakt vetëm me “menaxherin” në rastet kur duan kredit në “userin e tyre” apo kur fitojnë dhe marrin paratë e fituata.

Ndërkohë, në varësi të marrëveshjes, “menaxheri”, pra pronari i bari-it, bën shlyerjet një herë në dy javë ose një herë në muaj me kompaninë e “bosit të qytetit” .

Si funksionon skema e basteve

Redaksia mësoi se personi që hap lokalin merr 4% të biletës për baste teke dhe 8% për biletë me më shumë se një ndeshje të vendosur. Po ashtu, kur bëhen likuidimet mujore ose dyjavore, ai merr nga “bosat e qytetit” një pagesë prej 20-30% të fitimit pas rakordimeve. 

Por “menaxherë bastesh” nuk janë vetëm ata që kanë lokale. Siç mëson Skyweb.al ka një numër të madh personash që kanë user “menaxheri”, që nuk kanë lokale në dispozicion, por thjesht kanë një rreth të gjerë njerëzish, me të cilët punojnë. I tillë është personazhi ynë, Eraldi.

Keta individë mund të hapin vetë “usera” dhe të luajnë rolin e lokalit.

Gjatë vitit të fundit, në Tiranë dhe qytete kryesore janë hapur mjaft lokale me logo të dukshme dhe të njohura për vendosje bastesh. Gazetarja Ola Xama referoi rastin e lokaleve me logot “333” dhe “CR7” disa ditë më parë për këtë çështje. Ky treg nuk do vëmendje dhe zhurmë. Disa ditë më vonë tabelat u hoqën, por dyshohet se aktiviteti vijon.

Skyweb.al mëson se e gjithë skema e mësipërme, në rastet kur është e organizuar nga “bosat e qyteteve” funksionon nën tolerimin ose edhe mbrojtjen e forcave të rendit, shërbim i cili dyshohet se shpërblehet me një pagesë mujore.

Atëhere, kush po arrestohet ditë për ditë për baste të paligjshme nëse disa “shefa policie janë në tavë?”

Këtu nis “problemi” i Eraldit dhe personazheve të tjerë si ai. Skyweb.al mëson se ndryshe nga personat që kanë lokal, të tjerë që ushtrojnë këtë aktivitet në mënyrë të pavarur, nuk janë “nën mbrojtjen e policisë”.  

“Këta janë pikërisht ata që mbushin kronikat apo lajmet e portaleve si të arrestuar për vendosje të basteve të paligjshme, pasi të tjerët me lokale nuk arrestohen. Ka raste edhe kur goditen me kast persona që futen, si të themi, pa leje në zonat përkatëse”. 

Bastet pushtojnë qytetet/ Kush organizon tregun e miliardave, roli i

Redaksia mëson se në Tiranë dhe rrethe gjendet një numër shumë i madh personash që kanë usera si “menaxherë” dhe vendosin baste në mënyrë të pavarur nga “bosat e qyteteve”, të cilët ndryshe nga lokalet, nuk kanë luksin të njoftohen në raste operacionesh policore duke u bërë viktima të paligjshmërisë së tyre për pak qindarka.

Ministria e Financave bën të paditurën, bastet e paligjshme lulëzojnë kudo 

Qeveria shqiptare vendosi rihapjen e basteve dhe ligjërimin e tyre, ndërsa Skyweb.al mëson se procesi ka ngecur prej gati një viti. Ministria e Financave i tha Skyweb.al pas një kërkese për informacion se “rihapja e basteve sportive do të bëhet pasi të jenë gati aktet nënligjore”.

Bëhet fjalë për udhëzimet që rrjedhin pas ndryshimeve ligjore të miratuara vjet me qëllim rihapjen e lojërave të fatit.

Një burim pranë Komisionit të Licencave i tha redaksisë se ata i kishin “kaluar nëpër duar aktet nënligjore për lojërat e fatit që në verën e vitit të shkuar dhe se pretendimi që nuk janë gati nuk duket shumë pranë realitetit”.

Përgjegjës për hartimin e akteve nënligjore janë pikërisht Ministria e Financave dhe institucionet në varësi dhe zgjatja e këtij procesi duket se rrjedh prej një mungese vullneti për të ligjëruar lojërat e fatit.

Kush është i interesuar për të “zezën”?

Redaksia mëson se ka një rezistencë nga vetë aktorët kryesorë të lojërave të fatit që pretendojnë për të marrë licenca për ligjërimin e tregut.

“Duke qenë të pasigurt se kush mund të marrë licencë dhe kush jo, qasja është që të ruhet kjo status quo, në të zezë”, i tha një burim redaksisë duke shtuar se edhe vetë aktorët kryesorë të këtij tregu janë të interesuar për ligjërimin, pasi nëse do të paguanin taksa do t’u dilte më mirë se sa tani që paguajnë rryshfet për të mbrojtur zonat e tyre nga të tjerët si edhe veprimi i forcave të rendit.

“Torta” e lojërave të fatit është tepër e madhe dhe lufta po zhvillohet nëntokë tashmë me aktorë lokalë dhe ndërkombëtare që duan të këpusin copa të kësaj torte, e cila sipas vlerësimeve pararapake mendohet të qarkullojë gati 2 miliard euro.

Zgjerimi masiv i basteve në Shqipëri dëshmon jo vetëm dështimin e ndalimit formal, por edhe funksionimin e një ekonomie të errët, të mbrojtur nga lidhje të fuqishme politike dhe në polici. Ndërsa shteti premton legalizim të rregulluar, realiteti në terren tregon se bastet nuk kanë reshtur kurrë. /skyweb.al 

baste sportibve policia


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet