16 Prill 2025, 16:49
Nga E. D
jan prenga
TIRANË- Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku dyshohet se ka vdekur dhe më pas është zhdukur Jan Prenga, ka rrëfyer detaje në sallën e gjyqit për ngjarjen. Ai ka deklaruar se e kishte parë personin e vdekur, ndërsa shprehet se ishte tejet i frikësuar. Kopshtari gjithashtu tregon se kanë qenë katër persona të armatosur, jo të maskuar, por thekson se nuk i mbante mend. Bexhdili tha më tej se ishte duke pastruar pishinën në momentitn që një Range Rover i bardhë është futur tek garazhi.
“Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga Ranger në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.
Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha mu dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “c’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di c’bëri Altini pastaj. Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën unë shkova në shtëpi në Kavajë”, ka deklaruar Bexhdili.
Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz në 17 janar 2020 me porosi të Rexhepit. Prej 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Kjo ndodhi pasi vëllai i Prengës kishte vjedhur një sasi kokaine në Britaninë e Madhe që i përkiste Rexhepit. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në 1999. Ai ishte në listën e më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare. Rexhepi u arrestua në vitin 2014 me 240 kg kokainë në Ekuador e vazhdonte drejtonte nga qelia operacionet e drogës.
jan prenga
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:15
r.ll
foto ilustruese
KURBIN- Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë e një konflikti mes disa personave në Milot. ...
Aktualitet
16 Prill 2025, 16:00
E. D
Igli Hasani
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me aksidentit e ndodhur ditën...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:36
N.F
Dedan Gjoni
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni,...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:38
E. D
foto nga vendngjarja
LLOGARA- Një pjesë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë, në qarkun e Vlo...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:27
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 7 vite burg Dragisha Milenkoviç. Ai akuzohetpër krime l...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:19
r.ll
kampi
LEZHË- Një episod dhune është regjistruar në kampin e Gjadrit ku janë riatdhesuar nga Italia 40 emigrantë pas dekr...
Aktualitet
16 Prill 2025, 15:18
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 29- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi organizonte lojëra fati në loka...
Aktualitet
16 Prill 2025, 14:51
M.B
Adriatik Llalla
TIRANA- Gjykata e Lartë ka pranuar heqjen dorë nga rekursi të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik L...
Aktualitet
16 Prill 2025, 13:47
E. D
foto ilustruese
EVROPË- Kalimet e parregullta në kufijtë e Evropës kanë rënë me 30% në tremujorin e parë t&eum...
Aktualitet
16 Prill 2025, 13:39
M.L
Policia
VLORË- Një 18-vjeçar është vënë në prangat e policisë në qytetin e Vlorës pasi dyshoh...