LIVE UPDATES
Aktualitet

Fatos Lubonja për Le Monde: Me "Revolucionin Flamingo", shqiptarët kanë nisur një lëvizje të paprecedent

Autori theksoi se kjo lëvizje popullore bart rreziqe të mëdha, pasi shoqëria civile po përballet me interesa të fuqishme ekonomike dhe politike.

28 Qershor 2026, 22:08 Nga D.S
Fatos Lubonja për Le Monde: Me "Revolucionin Flamingo",
pamje nga protesta

TIRANË- Në një artikull për “Le Monde”, gazetari Fatos Lubonja analizon sfidat e protestave në Shqipëri, ku qytetarët po kundërshtojnë njëkohësisht politikat korruptive të kryeministrit Edi Rama dhe projektet e debatueshme të pasurive të patundshme të klanit Trump.

Autori theksoi se kjo lëvizje popullore bart rreziqe të mëdha, pasi shoqëria civile po përballet me interesa të fuqishme ekonomike dhe politike. Ky opinion pasqyron kompleksitetin e krizës aktuale, ku kauzat për drejtësi sociale ndërthuren me shqetësimet për ndikimin e bizneseve ndërkombëtare në zhvillimin urban të vendit.

Artikulli i plotë:

"Për të kuptuar plotësisht çështjet që lidhen me mobilizimin e njerëzve kundër projektit megaloman të kompleksit turistik të Jared Kushner dhe Ivanka Trump në ishullin shqiptar të Sazanit dhe lagunën e Zvërnecit, është i nevojshëm një vështrim prapa në histori.

Në vitet 1920, Mbreti i ardhshëm i shqipërisë Zog I ishte kryeministër kur fashizmi mori pushtetin në Itali. Forca politike e Zogut mbështetej në milicinë e tij prej 200 burrash, dhe ai vetë vinte nga një familje pronarësh tokash nën Perandorinë Osmane. Një ditë Zogu, që udhëhiqte një nga fraksionet në luftë për pushtet, i kërkoi qeverisë italiane të financonte milicinë e tij dhe ofroi, në këmbim, të jepte hektarë pyje që zotëronte për kompaninë kombëtare hekurudhore italiane, duke u zotuar që sapo të vinte në pushtet, do të ndiqte politika të favorshme për Mbretërinë e Italisë. Propozimi u pranua.

Paralelisht me këtë transaksion privat u lidhën midis dy qeverive në vitin 1923, marrëveshja tregtare dhe ajo e transportit detar. Zogu u bë president i Republikës dy vjet më vonë, ndërkohë që kishte nënshkruar një pakt të fshehtë ushtarak, i ndjekur nga pakti i miqësisë dhe sigurise në vitin 1926 me Italinë. Nën mbretërimin e Mbretit Zog [1928-1939], Shqipëria u bë një gjysmëkoloni e Italisë deri në pushtimin e saj nga Roma.

Kjo ngjarje është emblematike përsa i përket marrëdhënies midis një vendi të vogël, udhëheqësve të tij dhe fuqive apo perandorive të huaja. HIstorikisht, fati i Shqipërisë dhe i popullit shqiptar është përcaktuar nga dy faktorë: vasaliteti dhe pozicioni periferik i vendit. Vasaliteti ka nënkuptuar që udhëheqësit vendas e kanë marrë legjitimitetin nga shërbimet që kanë kryer ndaj qendrës së perandorisë. Nën Perandorinë Osmane shërbimi kryesor ka qenë dërgimi i ushtarëve për luftë. Pozicioni periferik ka nënkuptuar që qendra i ka lejuar atyre të qeverisin sipas zakoneve lokale, duke mbyllur sytë ndaj abuzimeve të tyre dhe bllokimit të reformave ndonjëherë progresive.

Kjo paradigmë ka vazhduar me Italinë, pastaj BRSS-në, Kinën dhe, që nga rënia e komunizmit, me perandorinë perëndimore. Projekti i hotelit luksoz të Jared Kushner mishëron versionin e përditësuar të kësaj paradigme dhe shpjegon pozicionimin e Kryeministrit shqiptar Edi Rama. Pushteti i tij mbështetet tek menaxhimi që i bën katër interesave: atyre të oligarkëve, të krimit të organizuar, i cili është bërë investitori kryesor në ekonominë shqiptare gjatë dy dekadave të fundit; pushtetit te mediave ku dy të parët, kanë investuar shumë; dhe së fundmi, dhe ndoshta më e rëndësishmja, të atyre që shqiptarët i quajnë "partnerët tanë strategjikë", Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, që janë për Tiranën perandoria e re.

I bindur se garantimi i jetës së tij politike varet prej tyre, Kryeministri shqiptar nuk ka reshtur së investuari në bashkësinë ndërkombëtare perëndimore. Disa muaj para se Trump të vinte në pushtet, pavarësisht se ishte shumë afër demokratëve amerikanë, Edi Rama, ndërmori hapa për të vendosur marrëdhënie miqësore me kandidatin republikan. Kështu një ditë hipi në jahtin e Jared Kushnerit dhe i premtoi t'i jepte një copë Shqipërie, gjest ky identik në qëllim me ofrimin e tokës Giorgia Melonit për ndërtimin e një kampi refugjatësh, ashtu sikurse ai i mbretit Zog dikur që ua dha​​ pyllin e tij italianëve.

Përjashtimi i paturp

Kjo nxjerrje në ankand e Shqipërisë kënaq jo vetëm interesat e dhëndrit të Trumpit, por edhe ato të krimit të organizuar dhe oligarkëve shqiptarë, të cilët kontrollojnë mediat më me ndikim në vend dhe të cilëve jo rastësisht qeveria u ka dhënë statusin e investitorëve strategjikë. Kjo do të thotë se shteti u jep atyre një ndihmë të fotrtë në ndërtimin e komplekseve rezidenciale dhe turistike në brigjet e Shqipërisë, duke e bërë gjithnjë e më të pamundur aksesin në det për shqiptarët.

Ky përjashtim i paturp shpjegon zemërimin e njerëzve. Ai nuk drejtohet vetëm kundër projektit të Jared Kushnerit, por, në një kuptim më të gjerë, kundër fatit të një Shqipërie të ndërtuar nga ky sistem kriminal, i cili, pasi përjashton shqiptarët nga vendimmarrja, u plaçkit atyre përditë hapësirat publike dhe të mirat e përbashkëta, deri në atë pikë sa mungesa e të ardhmes ka prodhuar dhe amplifikuar emigrimin masiv. Kjo shpjegon sloganet më të fuqishme të protestës: "Shqipëria nuk është në shitje", "Bojkotoni median", "Duam një Shqipëri të re". Shkurt, nëpërmjet kësaj kryengritjeje, që tashmë quhet "revolucioni i flamingove" (flamingot janë veçanërisht të bollshëm në lagunën e Zvërnecit), populli shqiptar refuzon të reduktohet në pozicionin e vasalitetit.

Në rastin e projektit të Kushnerit, paradoksalisht, objektivi i Edi Ramës për t'i shërbyer perandorisë me qëllim forcimin e mbështetjes ndaj tij doli kundërproduktiv. Kjo për shkak se kryengritja shqiptare hodhi një dritë të fortë mbi mënyrën se si menaxhohet edhe në perëndim mbrojtja e mjedisit, mbi kontrollin e vendimeve nga një pakicë e vogël si dhe për shkak të pasojave të politikave jashtëzakonisht irrituese të brendshme dhe të jashtme të Trumpit brenda perandorisë perëndimore. Thënë kjo, problemi i paradigmës shtet vasal - perandori vazhdon për shqiptarët që shpresojnë të jetojnë një ditë në një Shqipëri shtet anëtar i BE-së ku mbizotëron sundimi i ligjit, e që mezi arrrijnë ta bëjnë zërin e tyre të dëgjohet nga institucionet evropiane.

Duket se angazhimi i sinqertë i shteteve perëndimore në fillim të viteve 1990 për të kontribuar në ndërtimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vende si Shqipëria është transformuar gradualisht në politika që i shohin këta vende thjesht si burime ekonomike dhe gjeostrategjike. Në këtë kontekst, duket se ka një tundim të fortë tek udhëheqësit perëndimorë për t’i mbështetur në heshtje udhëheqësit autoritarë, apo për të mbyllur sytë ndaj abuzimit të tyre me pushtetin kur ata u bëjnë oferta të dobishme (si kampi i përpunimit të azilkërkuesve) apo realizimi i tekave faraonike (si plani Kushner). Me "Revolucionin Flamingo", populli shqiptar, dhe veçanërisht rinia e tij, kanë nisur një lëvizje qytetare të paprecedent. Le të shpresojmë që evropianët do t’i mbështesin objektivat e tij: braktisjen e planit Kushner, detyrimin e dorëheqjes së qeverisë së korruptuar dhe rindërtimin e demokracisë në Shqipëri.", shkruan Le Monde./Dosja.al

fatos lubonja

Sondazh

Poll

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Protestuesit marrin sërish banderolën, e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik

Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal

Goditet grupi kriminal që kryente vjedhje me dhunë në Sarandë, 4 persona të arrestuar

Me pankartat dhe flamurin kombëtar, protestuesit e zbardhin përpara kryeministrisë

Ra nga shkëmbi teksa mblidhte bimë medicinale/ Gjendet pas mesnate 32-vjeçari

Ranë në greminë gjatë eksplorimit të Kanioneve të Gjipesë, shpëtohen 4 turistët

“Edi Rama është një komunist”/ Sopranoja në protestën e 29-të: Jam fëmijë e rritur internimeve

Protestuesi: Rama shpenzon 4.5 mln euro për kapriçot e tij

"Policia e Shtetit të mos provokojë!"/ Protestuesi- qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Dita e 29-të e protestës/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës/ Nis grumbullimii qytetarëve në sheshin "Skëndërbej"

Zjarri në Mallakastër/ Shuhen flakët në Hekal, rrezik për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Incident para Kryeministrisë, policia largon qytetarët që kishin kaluar natën pranë saj

Propozimi për Kuvendin Kombëtar, protestuesi para kryeministrisë: Kemi 500 anëtarë potencialë

Salianji i bashkohet protestuesve: Asnjë makineri pushteti nuk mund ta ndalë ndryshimin

Bulevardi plot me qytetar/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Presidenti serb paralajmëroi dorëheqjen/ Protestuesja para kryeministrisë: Vuçiç merre edhe mikun...

"Emri i tij na bën pis gjuhën"/ Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Pse nuk e fusin në burg maskarain

"‘Albanian Files’ ka tokat e të gjithë shqiptarëve"/ Qytetari: Do të jetë dosja që do e çojë...

Eurodeputetja italiane, Salis: Është e drejtë të dalësh kundër modelit të korrupsionit

“Për shkak të skandalit”/ Diella jep ‘dorëheqjen’ para protestuesve: Tani radha juaj Kryeministër

I riu britanik i bashkohet protestës në bulevard: Erdha nga Anglia për të thënë se janë broçkulla!

E moshuara sfidon Ramën: Burri që është burrë del para popullit, nuk fshihet!

Protesta e 28-të/ Qytetarët thërrasin njëzëri: Rama në burg, Berisha në burg

Vogëlushi i bashkohet protestës: Jeni tërbuar si qentë Dingo, do ju hanë kokën këta flamingo

Nis grumbullimi i protestuesve në shesh/ Shqiptari nga Italia: Ky pushtet duhet të rrëzohet

Berisha: Në SHBA do të shkoj në momentin e përshtatshëm

Berisha: “Albanian Files” fakton se Shqipëria është kthyer në parajsën e pastrimit të parave

"Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset"/ Berisha:Rama u takua me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran

Berisha: Kjo protestë duhet të fitojë, çdo shqiptar duhet të kontribuojë për suksesin e saj historik

Protestuesi para protestuesve: Lumi popullor është fryrë dhe i pastron pisllëqet

Protesta e 27-të kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë në Tiranë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset

Arben Kola: Çdo shqiptar të jetë këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

“Është hajdut kontributesh”/ Mit'hat Havari: Turistët kënaqen kur shohin protestë paqësore

Studenti tregon arsyet pse Rama duhet të largohet: E ke kthyer Shqipërinë në një narkoshtet!

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, policia shpëton dy turiste holandeze

Qytetari në protestë: Një nga krijuesit e PS-së ka një pension 100 euro

Protestuesja përsërit kërkesat: Mbetemi të vendosur për ta çuar këtë protestë, deri në realizim

Dita e 27-të e protestës/ Qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës/ Vijon revolta ndaj politikave në vend, shqiptarët nisin grumbullimin

“Parlamenti është kundër popullit”/ Protestuesi: Kanë bërë standardin e vjedhjes

Çudit punonjësja e bashkisë Maliq: Bashkia Korçë të shkrihet, të bashkohet me Bashkinë Maliq

Protesta e 26-të/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit përsërisin: Rama jepe dorëheqjen!

“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit ulen para Kuvendit: Parlament analfabet!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Nesër më shumë!

Emigranti i drejtohet kryeministrit: F*ck you! Ti i nxore këta njerëz këtu

“Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës”/ Protesta: Ky na shiti gurët, detin...