Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
10 Qershor, 16:58
...
Aktualitet
"Fëmijët tanë nuk janë kriminelë, ata janë e ardhmja e këtij vendi"/ Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë
Në fjalën e saj, ajo rrëfeu sakrificat e vështira të familjeve shqiptare për të siguruar një jetesë më të mirë, duke kundërshtuar narrativën e "kriminelëve" që shpesh është përdorur për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
10 Qershor 2026, 19:08Nga D.S
TIRANË- Një qytetare hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë lidhur me trajtimin e emigrantëve shqiptarë dhe standardet e dyfishta të jetesës.
Në fjalën e saj, ajo rrëfeu sakrificat e vështira të familjeve shqiptare për të siguruar një jetesë më të mirë, duke kundërshtuar narrativën e "kriminelëve" që shpesh është përdorur për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
E revoltuar ajo deklaroi se, fëmijët e saj nuk janë kriminelë por e ardhmja e Shqipërisë.
“Kur ne luftonim për mbijetesë dhe kalonim nëpër kamionë e ura për të mbërritur në Angli, na etiketonin si kriminelë. Por fëmijët tanë nuk janë kriminelë, ata janë e ardhmja e këtij vendi. Nuk e kanë problemin anglezët me ne, por e ka ai, pasi kur djali i tij blinte 2 mijë paund shishe në lokale, fëmijët tanë ishin në shtëpi bari për të mbijetuar”, tha ajo./Dosja.al