LIVE UPDATES
Aktualitet

Fiton si mësuese në portal, mungesa e adresës i kushton vendin e punës

Për shkak se në emailin njoftues nuk ishte vendndodhja e zyrës së arsimit, Gentiana u paraqit disa minuta me vonesë, por drejtoresha i tha se vendin e kishte fituar kandidatja tjetër.

10 Tetor 2024, 22:28 Nga M.B
Fiton si mësuese në portal, mungesa e adresës i kushton vendin e
Foto ilustruese

RROGOZHINA- Gentiana Uku tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se mori pjesë në portalin “mësues për Shqipërinë”, ku u rendit e dyta për mësuese biologjie në shkollën Sinaballaj dhe Gosë në Rrogozhinë. Për shkak se në emailin njoftues nuk ishte vendndodhja e zyrës së arsimit, Gentiana u paraqit disa minuta me vonesë, por drejtoresha i tha se vendin e kishte fituar kandidatja tjetër.

Denoncuesja takon drejtoreshën e ZA Rrogozhinë, Alime Hoxha, e cila nuk i jep shpjegim tjetër përveçse vonesës në paraqitje, edhe pse njoftimi nuk kishte adresë.

Denoncuesja: Unë në Rrogozhinë nuk jam paraqitur asnjëherë. Ti je shprehur, që: “Gentiana, e di.” Si ma vërteton ti mua, se unë kam ardhur këtu edhe herë tjetër?

Drejtoresha: Po ti, si ma vërteton, që nuk ke ardhur?

Denoncuesja: E di, se çfarë më është thënë nga drejtori i DRAP-it? Ka dashur dhe ta ka bërë. Procesi i portalit për një vend vakant, duhet të presë dhe kudo është pritur. Është pritur 1 orë që janë thirrur kandidatët, ti, për dhjetë minuta, për njëzet minuta, i paske kryer të gjitha procedurat? Ndërkohë që, unë nuk pashë asnjë njeri që të ikte nga këtu.

Drejtoresha: Nuk e jep dorëheqjen ajo, nuk e jep.Iku edhe ajo tjetra, që ishte poshtë asaj, iku, ishte këtu, iku.

Denoncuesja: Ka firmosur tjetra listë-prezencë?

Drejtoresha: Duhet të firmoste listë-prezencë?

Denoncuesja: Po!

Drejtoresha: Po, ka firmosur!

Denoncuesja: Ma trego pak listë-prezencën!

Drejtoresha: Po pse duhet të ta tregoj ty listë-prezencën?

Të njëjtën sjellje bën zonja Hoxha edhe me grupin e xhirimit.

Alime Hoxha, drejtoresha e ZA Rrogozhinë: Ke hyrë pa leje! Largohu!

Gazetari: Jo, jo mos më trego lejen këtu. Ti nuk më shtyn dot, ti nuk më kap dot. Drejtoreshë, përse keni bërë një procedurë tërësisht jo transparente për Gentianën, mund ta di?

Alime Hoxha, drejtoresha e ZA Rrogozhinë Sqaroje pak këtë për procedurën.

Gazetari: Jo, jo, ti je drejtoresha, nuk dua të di për rastin tjetër unë. Ju jeni drejtuesja e kësaj zyre arsimore. Të lutem, përgjigju. Jo, jo, këtë nuk e mbyll dot ti! S’e mbyll dot  ti!

Alime Hoxha, drejtoresha e ZA Rrogozhinë: Ke hyrë pa leje!

Gazetari: Nuk më intereson mua me leje, pa leje. Unë jam një emision investigues. Të lutem, mos u shmang.

Alime Hoxha, drejtoresha e ZA Rrogozhinë: Më sill një kërkesë me shkrim dhe do t’jua sqaroj.

Specialisti i DRAP Durrës e quan këtë një lapsus që ai vetë ka bërë duke mos specifikuar adresën ku duhet të paraqitej fituesja.

Specialisti, DRAP Durrës: Është një lapsus, që e kam bërë unë, lidhur me specifikimin e adresës.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, shprehet se ky është një proces që ka hije korrupsioni. Në njoftim, sipas tij, vendndodhja duhet të ishte e mirëspecifikuar.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit: Ky është proces, që ka hije korrupsioni. Duhet vendndodhja! Vetë procesi kërkon kohën./ Tv Klan

rrogozhina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj