LIVE UPDATES
Aktualitet

Fitonin mijëra euro/ Goditet grupi kriminal që transportonte emigrantë të paligjshëm, në pranga 9 persona

Grupi, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

12 Tetor 2023, 14:30 Nga r.ll
Fitonin mijëra euro/ Goditet grupi kriminal që transportonte
foto ilustruese

DURRËS- Policia ka goditur një grup kriminal që merrej me organizimin dhe kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta drejt BE-së, në këmbim të parave.

Në finalizimin e operacionit "Faza" janë goditur dy raste dhe janë arrestuar 9 persona. Grupi, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra më qira, drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni është zhvilluar gjatë 6 muajve të fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, me metoda proaktive.

Goditen 2 raste të kësaj veprimtarie, gjatë kësaj faze. Vihen në pranga 9 shtetas.

Gjatë periudhës hetimore janë goditur 4 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale dhe janë vënë në pranga 4 shtetas të tjerë.

Dokumentohet më prova ligjore veprimtaria e shtetasve të përfshirë në këto raste, të cilët bashkëvepronin në formën e një grupi kriminal.

Gjatë periudhës hetimore, shërbimet e Policisë Durrës kanë mbajtur në vëzhgim nga Saranda në Shkodër, pjesëtarët e grupit kriminal të cilët i transportonin emigrantët, me automjete të marra me qira, kundrejt pagesës 3500 – 5000 euro/person.

Sekuestrohen 7 automjete që përdoreshin për transportimin e emigrantëve, 4 000 euro dhe rreth 100 000 lekë, të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 19 celularë të pjesëtarëve të rrjetit.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore në kryera në kuadër të një procedimi penal të referuar disa muaj më parë, nga Policia e Durrësit, në Prokurorinë pranë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për kalimin e paligjshëm të kufirit, që kryhej në mënyrë të organizuar nga disa shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të DVP Durrës finalizuan operacionin policor të koduar “Fazat”.

Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 9 shtetas, si më poshtë:

-F. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, Sh. P., 58 vjeç, banues në Sarandë, D. S., 48 vjeç dhe R. H., 18 vjeçe, të dy banues në Kavajë (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit);

-A. T., 32 vjeç, banues në Krujë, H. M., 37 vjeçe, banuese në Kavajë, E. P., 49 vjeçe, banuese në Sarandë, E. S., 24 vjeç dhe L. K., 44 vjeç, të dy banues në Lushnjë (të ndaluar me urdhër nga prokurori, si rezultat i hetimeve).

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit F. U., 29 vjeç dhe B. D., 23 vjeç, të dy banues në Krujë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen H. B., 65 vjeçe, banuese në Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni, më parë, janë vënë në pranga 4 shtetas të tjerë të cilët janë kapur në flagrancë, duke transportuar emigrantë, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër dhe në Shijak.

Nga veprimet intensive të kryera me metoda proaktive, është bërë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, të cilët të organizuar si grup kriminal, kundrejt pagesave 3500-5000 euro (që dërgoheshin nëpërmjet pikave të transferimit të parave), transportonin emigrantë nga Nepali, Afganistani, Bangladeshi dhe India, që ndiqnin itinerarin “Turqi-Greqi-Shqipëri” dhe synonin të kalonin në vendet e Bashkimit Europian.

Emigrantët, pasi grumbulloheshin në Greqi, kaloheshin nga pjesëtarët e këtij rrjeti, nga kufiri i gjelbër, në Sarandë, Gjirokastër dhe në Korçë. Më pas, emigrantët akomodoheshin në ambiente të ndryshme dhe transportoheshin me automjete të marra më qira, drejt Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për hetime të mëtejshme.

policia e durresit operacioni "faza"

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj