LIVE UPDATES
Aktualitet

Fitorja e Qynos në GJK/ "Prokurorët dhe gjyqtarët që "harruan" Kushtetutën…", Vezaj: Ju të Ambasadës Amerikane ose ti eksperti i OPDAT çfarë mendimi keni për këtë farsë?

Ai shprehet se pas gjithë veprimeve dhe vendimeve të firmosura nga këta prokurorë e gjyqtarë qëndron kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani.

24 Prill 2025, 10:48 Nga r.ll
Fitorja e Qynos në GJK/ "Prokurorët dhe gjyqtarët që
vezaj, qyno

TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi çështjen gjyqësore mes Elton Qynos dhe prokurorëve të SPAK.  Në postimin e tij në Facebook, Vezaj shkruan se prokurorët Behar Dibra, Olsi Dado, Bledar Maksutaj, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj dhe treshja e Gjykatës së Lartë, Sander Simoni, Ilir Panda e Altin Binaj, shkelën Kushtetutën "pa iu dridhur dora".  

Ai shprehet se pas gjithë veprimeve dhe vendimeve të firmosura nga këta prokurorë e gjyqtarë qëndron kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani. Gazetari më tej pyet se si ambasadës amerikane ose eksperti i OPDAT nuk kanë ende asnjë reagim, kur mbi rastin e Qynos kanë reaguar disa organizata ndërkombëtare. 

POSTIMI I PLOTË: 

Prokurorët dhe gjyqtarët që “harruan” Kushtetutën…

##

Po kush janë këta “heronj” të reformës në drejtësi që shkelen Kushtetutën pa iu dridhur dora?

Prokurorët Behar Dibra, Olsi Dado, Bledar Maksutaj, gjyqtarja Atalanta Zeqiraj dhe “treshja e artë” e Gjykatës së Lartë: Sander Simoni, Ilir Panda e Altin Binaj!

E si ndihen sot këta ustallaret e drejtësisë, pasi Gjykata Kushtetuese, me një vendim unanim 8 me 0, i dha të drejtë gazetarit Elton Qyno? Apo ndoshta nuk ndihen fare… kanë mësuar të mpijnë ndërgjegjen.

Prokurori Dibra ndoshta po e kalon me një gotë te Bar-Classi, siç e ka stilin, ndërsa Maksutaj do të japë një leksion të zjarrtë mbi ndonjë konventë të Zimbabwes që “e përgënjeshtron” vendimin e Kushtetueses. Olsi Dado? Një varje “e thellë”, filozofike, do ia zgjidhë hallin.

Ndërkohë gjyqtarja Zeqiraj, e zënë në kurthin e kolegëve, ndoshta do i ankohet Altin Dumanit: “Pse më fute në këtë valle, se kjo do më ngelet në biografi…” Dhe tre musketierët Gjykatës së Lartë? Ata presin zbardhjen e vendimit. Jo për ndonjë reflektim, por për të kapur ndonjë gabim drejtshkrimor, se për Kushtetutën s’kanë kohë, janë të zënë duke i bërë ndere nga “frika” super prokurorit Dumani.

Po ju të gjithë që kaluat vetingun dhe dhunuat Kushtetutën, e ndërkohë e mbani veten për “të lexuar” e “të ndershëm”? Si ndiheni? Apo vazhdoni ta mbushni biografinë me letra që ju detyron “shefi” të firmosni, por që vet atij, Dumanit nuk i gjendet asnjë nënshkrim në çështjen e “hetimit” ndaj Qynos për t'i gjetur burimin!!

E pra, ju firmosët, jo ai. Ju a do mbani përgjegjësi morale të paktën e të kërkoni ndjesë pasi, siç duket Dumanit ia keni bërë hallall “gropën” ku ju futi!

Dhe në fund, si ndiheni ju të Ambasadës Amerikane ose ti eksperti i OPDAT që paguhesh edhe nga taksat e mia!? Çfarë mendimi keni ju të gjithë për këtë farsë? Asnjë reagim? Apo jeni ende të zënë me “pseudo-gazetarët”, që qahen te ju për ndonjë thërrime se janë paditur e kërcënuar! Së ata kurrë nuk kanë shkruar shkrime për llogari të redaksisë, veç ndonjë koment të sforcuar në Facebook me porosi dhe ju “ulërisni” për këta individ dhe për Qynon mbyllet gojën! E besuat Dumanin apo “ekspertët” rreth tij, që morën detyrën e kryeredaktorit!!?

Të paktën, pas vendimit të djeshëm, edhe nëse nuk flisni publikisht, thuajini Dumanit dhe ushtarëve të tij, “Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese përballë gazetarëve”! Apo është më kollaj të bëjmë takime e konferenca, sesa të përballemi me të vërtetën?!

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese vendosën në favor të gazetarit Elton Qyno për padinë e tij për vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Në njoftimin për mediat të Gjykatës Kushtetuese thuhet se pasi analizoi kriteret paraprake të kërkesës arriti në përfundimin se Qyno legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike i cili është kundërshtuar nga ai deri në Gjykatën e Lartë. Kushtetuesja thotë se sa i takon lirisë personale, konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike.

Gjithashtu Gjykata thotë se drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Kushtetuesja shton se mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë. 

Rasti i gazetarit Elton Qyno

Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.

Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e "detyrimit për paraqitje" për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.

flamur vezaj elton qyno spak gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj