24 Prill 2025, 10:46
Nga I.A
Elton Qyno dhe Dorian Matlija
TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi ti kthente sot dokumentet që iu sekuestruan gazetarit Elton Qyno. Pas seancës së sotme në GJKKO, Qyno tha se këto ishin disa dokumente të siguruara nga burimet e tij.
Elton Qyno: Janë disa dokumente të një gjyqi në GJKKO. Deklarime te ndryshme të cilat u vendos që të më ktheheshin pasi ishin sekuestruar e pasi Gjykata e Lartë kishte vendosur kthimin kjo nuk kishte ndodhur. SPAK këmbëngulte që ta mbante këtë provë duke mos ma kthyer mua si gazetar investigativ. Duke marrë edhe shkak jo vetëm nga GJL por edhe GJK bashkë me avokatin i kërkuam SPAK që të na kthente këtë send prej 54 fletësh. Gjyqtari vendosi që ky send të na kthehej.
Avokati Dorian Matlija: Vendimi i sotëm ishte kapitulli i fundit pas asaj që ndodhi në GJK që vlerësoi procesin ndaj gazetarit si antikushtetues.
Rasti i gazetarit Elton Qyno
Në padi, Qyno kërkonte shfuqizimin e vendimmarrjeve që sollën këto vendime, duke i cilësuar ato në shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut. Gazetari Elton Qyno u mor në pyetje në dhjetor 2023 për rrjedhjen në media të materialeve nga një dosje hetimore për një sërë krimesh të rënda, ndërsa pas një kontrolli në shtëpinë e tij, Prokuroria sekuestroi celularët dhe mjetet elektronike.
Qyno e ka kundërshtuar vendimmarrjen si shkelje e të drejtave të tij si gazetar. Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme vendosi masën e "detyrimit për paraqitje" për Qynon për veprën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, mbi bazën e një procedimi të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela. Në janar, Gjykata e Posaçme e Apelit e rrëzoi masën e sigurisë së vendosur nga shkalla e parë.
elton qyno dorian matlija
Aktualitet
24 Prill 2025, 10:45
N.F
Foto ilustruese
FIER- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në...
Aktualitet
24 Prill 2025, 10:35
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me denoncimin dhe njoftimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ku thuhet se nj&eu...
Aktualitet
24 Prill 2025, 10:10
r.ll
foto ilustruese
LIBRAZHD- Një 42-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi ka qëlluar me armë gjahu në ajër gj...
Aktualitet
24 Prill 2025, 09:49
r.ll
foto ilustruese
DURRËS- Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi ushtronin prostitucion dhe më pas kërcënonin klie...
Aktualitet
24 Prill 2025, 08:29
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të regjistruar në rrug&eu...
Aktualitet
24 Prill 2025, 08:14
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Këmbësori 77-vjeçar i cili u përplas mbrëmjen e djeshme nga një motor në aksin rrugor Lus...
Aktualitet
24 Prill 2025, 07:22
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Megjithëse në Shqipëri sinjali televiziv tokësor analog është fikur prej më shumë se k...
Aktualitet
24 Prill 2025, 07:18
N.F
Foto
TIRANË- Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kap8italin njerëzor. Një vlerësim periodi...
Aktualitet
24 Prill 2025, 07:18
r.ll.
foto ilustruese
TIRANË- Italianët kanë mbetur grupi i dytë me peshën më të madhe të vizitorëve pas Kosovë...
Aktualitet
24 Prill 2025, 07:14
N.F
Foto
TIRANË- Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore do të sjellë mot të paqëndr...