LIVE UPDATES
Aktualitet

Flasin prindërit e 1-vjeçarit që doli nga spitali me HIV/AIDS: Kush na ka infektuar fëmijën? Silva Bino: Në sistem u infektua...

Nëna e djalit ka treguar mesazhet që ka shkëmbyer me shefen e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino, e cila gjithashtu nuk e përjashton mundësinë e infektimit në sistemin shëndetësor.

18 Dhjetor 2022, 18:14 Nga k.m.
Flasin prindërit e 1-vjeçarit që doli nga spitali me HIV/AIDS:
Foto nga mesazhet

TIRANË- Prindërit e fëmijës 1 vjeç, i cili është konfirmuar si i infektuar me HIV/AIDS, ndërkohë që ata vetë ishin negativë akuzojnë sistemin shëndetësor shqiptar për marrjen e këtij infeksionit që djalit të tyre mund t’i kushtojë jetën. Ndërsa dënojnë faktin që nuk ka asnjë reagim ende nga ana e Qendrës Spitalore dhe Universitare, por nuk ngurrojnë as që të përmendin me emra mjekët që sipas tyre, as nuk i kanë sqaruar siç duhet lidhur me atë që po kalonte i biri. 

“Ne na dëmtuan fëmijën pranë spitalit qendror të Shqipërisë, QSUT dhe nuk ka patur kurrfarë reagimi. Është bërë çdo tentativë e mundshme për të fshehur provat”-tha babai i djalit.

Në një intervistë për Report Tv, nëna e djalit ka treguar mesazhet që ka shkëmbyer me shefen e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino, e cila gjithashtu nuk e përjashton mundësinë e infektimit në sistemin shëndetësor.

MESAZHET E SHKËMBYERA: 

Nëna: Ku u infektua im bir, zonja Bino, me prindër negativë?

Bino: Në sistem u infektua, pra ne nuk e përjashtojmë sistemin, por nuk mund të gjejmë se ku dhe kjo sa është problem i madh për ty aq edhe për ne. 

Më pas, ajo rrëfen sesi iu infektua djali, vetëm 1 vjeç...

"Gjithçka nisi në 28 nëntor 2021 me një bronokopneumoni të shfaqur te foshnja e tyre një muaj pas lindjes. Mjekja që e ndoqi ishte Ilirjana Bakalli. Më pas u  bë shtrimi i parë në pediatri, në reaminacion në terapi intensive. Shtrimet në spital janë ripërsëritur disa herë dhe gjithmonë për arsye të ndryshme. Tri javë më vonë pasi fëmija doli në datën 9 dhjetor nga reaminacioni ne e morëm në shtëpi dhe në datën 31 Dhjetor fëmija pati një temperaturë të pazakontë me 39 gradë celcius. Në muajin janar përsëri kaloi një infeksion të rëndë urinar. Në muajin shkurt djalit i  lind një polipnemë. U detyruam t’a shtrojmë në spital në pavionin e pneumologjisë të drejtuar nga zonja Luli Kote. Sipas mjekes djali të gjithë këto shqetësime, polipneja, temperatuara, të gjitha këto komplikacione i shfaqeshin nga probleme kardiovaskulare. Pasi dolëm nga spitali përsëri djali vazhdonte me polipnemë, doli i pakuruar dhe na u desht t’a shtronim përsëri”,-tregojnë prindërit.

Disa analiza të kryera në datën 2 Mars të 2022 do të sillnin rezultate që dy prindërit e rinj as nuk i imagjinonin. Djali i tyre ishte infektuar nga sëmundja e shekullit.

“Djali ynë iu nënshtrua disa analizave ku ndër to ishte dhe analiza e HIV-it për të cilën ne nuk kishim dijeni. Ne prindërit e tij negativë dhe nuk e dimë sesi u infektua. Gjëja e fundit që mund të mendonim ishte kjo diagnozë. Për fatin tonë të keq dhe të vogëlushit tonë fëmija rezultoi pozitiv me katër teste pozitive. Na ka mbetur përgjithmonë në mendje mënyra sesi u konfirmua diagnoza pa asnjë psikolog pranë dhe krejt të vetëm me 3 mjek që vërtiteshin rreth nesh dhe bënin rrotullime të pakuptimta, derisa konfirmuan zyrtarisht që djali ynë ishte i infektuar me HIV”, tregojnë prindërit.

Por pavarësisht se analizat ishin të qarta, mjeku Shpëtim Qyra u thoshte se e gjitha mund të ishte një simptomë e koronavirusit. 

“Sigurisht që ngarkesa rezultoi pozitive dhe çdo shtet e ka obligim të lajmëroj shtetin homolog për një rezultat të tillë. Pas lajmërimit të MSH në Shqipëri paralelisht me ne mjekët ngulmonin pasi ne të dy rezultuam negativë që ky ishte një rast shumë i çuditshëm dhe i rrallë dhe që fëmija të rezultonte pozitive. Gjithsesi të shqetësuar vendosëm të zhvillonim një takim me z. Shpëtim Qyra. Sipas tij ndarja për të patur një rezultat të saktë ishte pas 6 muajsh. I besuam këmbënguljes së tij dhe me kërkesë të z.Qyra vendosëm t’ia përsërisnim sërish analizën. Doctor Shpëtim Qyra për çudi shumë të madhe na thoshte se djali nuk e ka HIV-in. Mund të gjendemi në një cross COVID-i që mund të ndodhte kjo”, vijojnë rrëfimin prindërit.

Të shqetësuar prindërit kontaktuan vetë një tjetër mjek infeksionist.

“Vendosa të marr në takim një specialist në fushën e HIV-it  z.Arjan Harxhi. Doktor Harxhi vendosi të kishte një komunikim me telefon me z.Qyra i cili kërkoi për çudi të ulej zëri i telefonit në mënyrë që mos kishim mundësi ta dëgjonim. Pas këtij komunikimi dr.Harxhi mori të njëjtën qasje si të gjithë mjekët që ishim përballur duke reflektuar dyshime duke sugjeruar dhe ai përsëritje të analizave,”- tha ato.

Pas 3 muajsh analiza të vazhdueshme mjekët shqiptarë konfirmuan më në fund pozitivitetin e foshnjes me HIV/AIDS, por këto vonesa në diagnozë çuan në përkeqësimin e shëndetit të fëmijës, i cili tani ka 3 linfolodula në krahë të shkaktuara nga vaksina e tuberkulozit .

ISHP nisi hetimin epidemiologjik vetëm me kërkesën e prindërve, por pa i njohur ata më pas më rezultatet. Edhe deri më tani, kurrë nuk kanë reaguar publikisht, ndërsa për çështjen në fjalë u bë dhe një kallëzim në prokurori. Prindërit e fëmijës së infektuar me HIV/AIDS gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar 2 takime me zv.ministren Mira Rakacolli, ndërsa vetë ministrja nuk i ka pritur në një takim. 

Kush do të mbajë përgjegjësi? Si u infektua fëmija, ishte gjaku, apo një nga bluzat e bardha, ai që e infektoi? Kur do ta marrë përgjigjen ky rast?

1 vjecari i infektuari me sida

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj