LIVE UPDATES
Aktualitet

Vuan nga HIV/AIDS, Policia e Elbasanit kreu arrestim të paligjshëm, s'e lejuan të sëmurin të kurohej

I riu ishte me çrregullime shëndetësore pasi kurohej nga HIV/AIDS, u desh ndërhyrja e gjykatës që i dyshuari të lirohej menjëherë.

18 Dhjetor 2022, 14:09 Nga k.m.
Vuan nga  HIV/AIDS, Policia e Elbasanit kreu arrestim të paligjshëm,
Foto ilustruese

TIRANË- Një qytetar i cili ishte urdhëruar që të qëndronte nën arrest shtëpie ju lut policisë së Elbasanit ta linte të lirë sepse kishte njerëz në shtëpi të sëmurë. Jo vetëm kaq, por se ishte edhe ai i sëmurë. Por askush nuk e verifikoi këtë pretendim, që për policinë e Elbasanit mund të ishte si dhjetra raste të tjerë. Kur i shoqëruari që u dyshua se kishte thyer masën e arrestit rezultoi se kishte temperaturë, ata u detyruar të çojnë një mjek në drejtorinë e policisë e më pas, pa hequr dorë sërish, e kanë prangosur. Por sipas një fashikulli të vënë në dispozicion të Gazetasi.al, ndonëse i riu ishte me çrregullime shëndetësore pasi kurohej nga HIV/AIDS, u desh ndërhyrja e gjykatës që i dyshuari të lirohej menjëherë.

E gjithë shkelja lidhej me thyerjen e një mase sigurimi ‘arrest shtëpie’ që E.S e bëri në mesnatë për të ndihmuar bashkëshorten e sëmurë. Dhe kur policia e konstatoi në rrugë se kishte thyer urdhërin e gjykatës dhe kishte dalë nga banesa, procedoi me arrestimin. Megjithëse bashkëshorti tregoi për policinë e Elbasanit se kishte gruan sëmurë, ai u mbajt nën arrest me burg nga gjykata e Elbasanit, për akuzën e largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Këtë absurditet e rregulloi më pas gjykata e apelit të Durrësit që shpalli arrestin e paligjshëm të qytetarit nga Elbasani dhe kujtoi se policia lokale e Elbasanit, përpara se të procedonte me prangat, duhet të verifikonte qëndrimin e të dyshuarit. Në dosjen që ju tregua Gazetasi.al, përmendet lutja e të dyshuarit për ta ndihmuar atë dhe gruan e tij të sëmurë dhe përpjekjet për ta shmangur arrestimin. Dosja ju vendos në dispozicion Gazetasi.al nga burime pranë gjykatës së qytetit Elbasan.

“Isha në shtëpi me gruan dhe djalin. Bashkëshortja gjatë gjithë ditës ka qenë e semurë, me ethe dhe kishte një kollë mbytëse. Rreth orës 12:00 të natës bashkëshortja u ndje shumë keq. Duke qenë se po dyshoja se ajo kishte temperaturë të lartë dhe nuk po përmendej, dola nga banesa dhe mora biçikletën e djalit për të shkuar tek banesa e motrës që të merrja një termometër si dhe ndonjë ilaç që mund ta qetësonte atë. Pasi kam dalë nga shtëpia, kam ecur disa metra me biçikletë dhe më ndaloi patrulla e policisë”.

Por në dosje përmendet se i dyshuari pavarësisht thirrjes së policisë për të ndaluar e për tu identifikuar, ai i gënjeu ata. Edhe në këtë pikë E.S e ka gati arsyetimin.

“Duke qenë se isha me masë sigurimi u tremba dhe ndaj u kam dhënë një identitet tjetër punonjësve të policisë. Kur shkova në banesë më pas erdhi dhe policia dhe më shoqëroi”, thotë i dyshuari.

Prokuroria e Elbasanit përmend se nga aktet e procedimit penal rezulton se personi nën hetim ishte proceduar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe ndaj gjykata e Elbasanit kishte vendosur masën e arrestit.

“Në bazë dhe për zbatimin e këtij vendimi, Prokurori kishte nxjerrë Urdhërin e ekzekutimit dhe personi nën hetim E.S është  urdhëruar të qëndrojë në banesën e tij,”- thekson akuza.

I arrestuari i pyetur në seancë gjyqësore në gjykatën e Elbasanit mësohet se ka deklaruar se ishte shumë sëmrë dhe së bashku me të edhe partnerja.

“Njoftova sallën operative të policisë së Elbasanit pasi kishim nevojë për mjekim dhe unë nuk mund të dilja jashtë nga arresti shtëpiak. Dhe në datën e arrestimit kam qenë sërish i sëmurë,” dhe pas shoqërimit të tij, ambulanca e ka vizituar personin nën hetim në Komisariatin e Policisë Elbasan.

“Rezulton se personi nën hetim dhe bashkëshortja e tij janë të sëmurë dhe kurohen vazhdimisht me HIV/AIDS. Ato kanë fëmijë të mitur për të cilët përkujdesen. Nga provat që ka sjellë në gjykim personi nën hetim, rezulton se ditën e arrestimit në flagrancë nga policia gjyqësore, ai ka qenë duke u kuruar në spital. Kjo rrethanë nuk rezulton e verifikuar dhe e pasqyruar në aktin e arrestit apo në aktet e tjera procedurale të fashikullit. Personi nën hetim ka deklaruar se, pasi ka ezauruar komunikimet për leje nga policia dhe nga prokuroria, ka dalë i detyruar nga shtëpia për t’u kuruar vetë dhe për të kuruar bashkëshorten, i diktuar nga kushtet e rënda shëndetësore që ato kanë të dy”, përmend prokuroria.

Por çështja më pas u shtrua për debat gjyqësor edhe në gjykatën e Durrësit që doli kundër të gjithëve, edhe ndaj policisë dhe ndaj gjykatës së Elbasanit. Arrestimi i të riut u konsiderua i paligjshëm përderisa ai kishte dalë nga banesa për arsye shëndetësore dhe jetësore.

“Kjo do të thotë se ngjarja për të cilën ka regjistruar procedim penal Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan nuk përbën vepër penale sipas nenit 323 të Kodit Penal, por eventualisht mund të legjitimonte prokurorinë që po procedon penalisht personin nën hetim për të zëvendësuar masën e sigurimit arrest në shtëpi. Më tej do të duhet të verifikohej edhe arsyeja që ka detyruar personin nën hetim të shkelë masën e sigurimit.

Ndaj Gjykata vlerëson se edhe arrestimi në flagrancë i policisë gjyqësore duhet të konstatohet i paligjshëm dhe se personit nën hetim nuk mundet t’i caktohet masë sigurimi në kushtet kur nuk ka fakt penal të procedueshëm penalisht. Vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të shfuqizohet sakaq”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit të gjykatës së apelit Durrës që ju vendos në dispozicion Gazetasi.al, gjykata konsideroi si prova të rëndësishme dy akte të qendrës shëndetësore Spitalore, "Xhaferr Kongoli". Njëra mban datën 16 gusht 2022 me emrin e pacientes dhe tjetri me emrin e të arrestuarit ku këtij të fundit i është bërë e mundur vizita mjekësore në Komisariat. “Po kështu në dosje është administruar rezultati laboratorik i datës 30.08.2022 për çiftin që rezultojnë pozitiv”, thekson gjykata.

“Nga tërësia e këtyre fakteve rezulton se personi nën hetim ka qenë i sëmurë ditën e arrestimit, bashkëshortja e tij ka histori sëmundshmërie dhe visitë mjekësore në urgjencën e spitalit dhe janë pozitiv ndaj sëmundjes HIV/AIDS. Në referim të ligjit Nr.9952, datë 14.7.2008 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E HIV/AIDS-IT, shtetasit që kanë këtë sëmundje kanë një trajtim të veçantë nga organet shëndetësore, si dhe detyrimin që buron nga neni 8 "Personat që jetojnë me HIV/AIDS kanë këto detyrime: a) zbatimin e masave për parandalimin dhe transmetimin e HIV-it te persona të tjerë; b) informimin për rezultatin e testimit HIV pozitiv të bashkëshortit/bashkëshortes ose bashkëjetuesit/bashkëjetueses;. Në këtë rast provohet se mospërmbushja e kushteve dhe detyrimeve nga ana e personit nën hetim të masës së sigurimit kanë ardhur nga nevoja e tij dhe e bashkëshortes, duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të tyre, për t’u kuruar, kjo e provuar nga aktet e depozituara, në kushtet kur nuk kanë mundur të marrin autorizimin për të dalë nga banesa prej autoriteteve kompetente. Kjo do të thotë se ngjarja për të cilën ka regjistruar procedim penal Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan nuk përbën vepër penale sipas nenit 323 të Kodit Penal. Kjo nuk do të thotë që në vijim prokuroria nuk duhet të verifikojë arsyet që kanë detyruar personin nën hetim të shkelë masën e sigurimit, dhe organet përgjegjëse që nuk i janë përgjigjur thirrjes së tij për ndihmë mjekësore”, theksohet më tej./GazetaSi

elbasan

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci