18 Dhjetor 2022, 13:51
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- E kishte aq fiksim sa i shkonte përditë në punë. Madje nuk llogariste as një vendim gjyqësor që kishte urdhëruar arrestin shtëpiak. Deri ditën që vajza fut si negociatore shoqen e saj të ngushtë që të ndërhynte dhe ta bindte djalin e fiksuar pas saj, që të mos e shqetësonte më.
Dhe pikërisht në këtë takim, ekonomistja mori telefonin dhe i bëri video për ti treguar policisë se po shkonte përballë tyre me provën që vërtetonte se si 30-vjeçari po e ndiqte këmba këmbës duke i krijuar ankth. Në fakt për policinë kjo provë dhe e dhënë vërtetonte edhe dicka tjetër, që i riu "çmendurisht i dashuruar" nuk duhet aspak ta kalonte pragun e shtëpisë, por duhet t'i bindej gjykatës që kishte shpallur një masë sigurimi personal në kuadër të një procedimi tjetër penal.
Kur ai u arrestua nga policia, bëjnë me dije burime shumë të sigurta të Gazetasi.al, ai ju tha agjentëve se e theu arrestin jo për vajzën, por për të ëmën që e kishte të sëmurë dhe duhet të blinte ilace për të. Kjo dëshmi e ka bindur ekonomisten që të lëshojë të deklaratë të dytë, ku të thotë se D.M nuk e kishte shqetësuar aq shumë, megjithëse kallzimi I saj e ndihmoi policinë për diçka tjetër.
Ngjarja e rrallë e të arrestuarit që theu masën iu tregua gazetës 'Si' nga policia e Tiranës e cila vazhdimisht e kontrollonte banesën e 30-vjeçarit dhe e gjente aty. Por e vetmja rutinë që ai thyente, ishte për një ekomoniste që nuk hiqte dorë prej saj dhe që kur ajo shkoi në polici. Pas denoncimit edhe ajo u pendua dhe kërkoi ndjesë duke këmbëngulur se K.D po tentonte të lidhej me të dhe ndaj i qëndronte afër punës.
“Ndihesha e frikësuar prej tij dhe rreth drekës i thashë shoqes ta njoftonte që nuk isha e interesuar për të. Ishin duke biseduar të dy kur shoqja i përcolli mesazhin tim dhe sapo K.D më pa u largua me vrap prej meje."
Këtë fakt kallzuesja e ka filmuar me celular, përmend për Gazetasi.al policia dhe mbasi telefoni iu nënshtrua kqyrjes, shfaqet i riu duke vrapuar.
"Ky moment nuk mund të konsiderohet përndjekje", vlerëson policia, pasi i riu duket i shqetësuar nga pamjet filmike dhe është ai që vrapon prej denoncueses. Por në të vërtetë ai nuk i shpëton një hetimi tjetër të hapur me shpejtësi për kryerjen e veprës penale “largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
I pyetur nga policia se përse e theu vendimin e gjykatës, ai mohon që ta ketë kryer këtë veprim për shkak të dashurisë ndaj vajzës. Por për një tjetër dashuri, atë për të ëmën.
“E theva gjendjen e arrestit për të blerë ilaçe për mamanë që e kam sëmurë", - dëshmon i riu i cili pavarërisht lutjes për ndihmë përfundoi nën arrest./GazetaSi
tirane
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 13:26
k.m.
Foto ilustruese
Të rinj të moshave 14 -18 vjeç po manifestojnë probleme të shëndetit mendor që nga simptomat...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 13:17
k.m.
Foto nga protesta e sotme
TIRANË- Banorët e fshatit Bërxull kanë dalë edhe sot në protestë. Edhe sot, ata kanë dal&...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 13:17
k.m.
Pamje nga ekstradimi
TIRANË- 41-vjeçari Morel Kërtalli, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentati...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:27
k.m.
Komisariati i Elbasanit
ELBASAN- Aurel Islam Latifi është i riu, i cili u arrestua gjatë natës, pasi akuzohet se i vuri flakën mbr...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:18
k.m.
Edmond Papa
TIRANË- Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra më 9 plumba dyshohet se është ndjekur nga autori prej disa dit&eu...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:05
k.m.
Komisariati i Elbasanit
ELBASAN- Tre adoleshentë janë arrestuar nga Policia e Cërrikut, pasi akuzohet se, pas një sherri për ...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:02
Kapet në Kakavijë shqiptari që kërkohej nga Italia
KAKAVIJË
Kapet në Kakavijë një shqiptar i kërkuar nga ...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:01
k.m.
Pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele, ku i riu ka humbur kontrollin e mj...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 11:41
k.m.
Foto ilustruese
TROPOJË- Policia e Tropojës ka arrestuar ditën e sotme dy punonjës të Degës Postare "Bajram Curri", në k...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 10:57
k.m.
BERAT- Një person është arrestuar në Berat ndërsa tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi ...