18 Dhjetor 2022, 13:17
Nga k.m.
Pamje nga ekstradimi
TIRANË- 41-vjeçari Morel Kërtalli, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje është kapur dhe arrestuar në Spanjë. Bëhet me dije se 41-vjeçari është ekstraduar drejt Shqipërisë, ndërsa disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i tij, i cili po ashtu, ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale.
Përse akuzohet Kërtalli? Në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me vëllain e tij, Kërtalli ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga personi me inicialet Dashamir Gjoka. Moreli, së bashku me Enkel Kërtallin, tentuan të kryenin një vrasje ndaj Dashmir Gjokën në vitin 2017. Dy vëllezërit qëlluan me breshëri plumbash ndaj makinës së Dashamir Gjokës, mjeti i së cilit ishte e blinduar dhe asnjë prej plumbave nuk ka depërtuar në brendësi. Makina drejtohej nga vet Dashmair Gjoka, ndërkohë që në brendësi të saj ishin edhe 3 vajzat e mitura të tij. Pasi kanë qëlluar me automatik, dy vëllezërit janë larguar me shpejtësi duke përdorur një makinë tip “Benz”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Interpol Tirana
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, kapet dhe ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 41-vjeçari. Disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i 41-vjeçarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale. Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi M. K., 41 vjeç.
Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtetasi M. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin E. K., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj. Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
morel kertalli dash gjoka dashamir gjoka
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:27
k.m.
Komisariati i Elbasanit
ELBASAN- Aurel Islam Latifi është i riu, i cili u arrestua gjatë natës, pasi akuzohet se i vuri flakën mbr...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:18
k.m.
Edmond Papa
TIRANË- Edmond Papa, 49-vjeçari që u vra më 9 plumba dyshohet se është ndjekur nga autori prej disa dit&eu...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:05
k.m.
Komisariati i Elbasanit
ELBASAN- Tre adoleshentë janë arrestuar nga Policia e Cërrikut, pasi akuzohet se, pas një sherri për ...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:02
Kapet në Kakavijë shqiptari që kërkohej nga Italia
KAKAVIJË
Kapet në Kakavijë një shqiptar i kërkuar nga ...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 12:01
k.m.
Pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele, ku i riu ka humbur kontrollin e mj...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 11:41
k.m.
Foto ilustruese
TROPOJË- Policia e Tropojës ka arrestuar ditën e sotme dy punonjës të Degës Postare "Bajram Curri", në k...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 10:57
k.m.
BERAT- Një person është arrestuar në Berat ndërsa tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi ...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 10:43
k.m.
Foto ilustruese
DURRËS- Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi vinte baste sportive d...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 09:26
d.a.
Foto Ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Dje pasdite, në ora 12:00 në vendkalimin kufitar Dellçevë, zyrtarë policorë nga stacion...
Aktualitet
18 Dhjetor 2022, 08:54
d.a.
Policia spanjolle
SPANJË- Garda Civile e Spanjës ka arrestuar në Orpesë shtetasin shqiptar të kërkuar nga...