LIVE UPDATES
Aktualitet

“Flet në televizion për pensionet tona”, kryetari i shoqatës së emigrantëve i zhvat 800 Euro për dokumentet

Dritani pagoi 800 euro si fillim dhe pas gati 4 vjetësh, as ka mbaruar punë e as ka marrë paratë.

7 Nëntor 2024, 21:20 Nga E. D
“Flet në televizion për pensionet tona”, kryetari i
foto nga emisioni

TIRANË- Dritan Llalla, një emigrant shqiptar në Greqi thotë në emisionin “Stop” në Tv Klan se është mashtruar nga kryetari i shoqatës së emigrantëve shqiptarë në Athinë, Arben Cani i cili i premtoi t’i bënte disa dokumente të gruas, të cilat nuk i mbylli. Dritani pagoi 800 euro si fillim dhe pas gati 4 vjetësh, as ka mbaruar punë e as ka marrë paratë.

Dritan Llalla, denoncues: Jam i mashtruar nga kryetari i shoqatës sonë (i emigrantëve shqiptarë), nga Arben Cani në Athinë, për të më bërë disa dokumenta të gruas sime, të cilat nuk i mbylli fare. Kam paguar 800 euro, si fillim. Kanë kaluar mbi tre vjet, afër 4 vjet dhe nuk dëshiron as të flasë. Në fillim më gënjente: ‘Do të t’i kthej’, kurse tani as që dëshiron të flasë fare. M’u tregua njeri i thjeshtë, i ndihmës, më tregonte ndihma, çfarë kishte bërë. Është taksixhi. Gjatë udhëtimit, që do vija në destinacion, folëm këto gjëra. ‘Kam një shqetësim për gruan’, i thashë unë.’ ‘Janë djegur letrat e gruas, se ndenji mbi 6 muaj në Shqipëri, se kisha një problem, dhe kur i rinovova, m’i dogjën’, i thashë unë. ‘T’i bëj unë kollaj’, tha ai. ‘Më dërgo këto e ato’. Si paradhënie, 750 euro. I dhashë 800. Ai kërkonte 1500 euro në total.


Në komunikimin e fundit me Arbenin, ky i fundit thotë se do t’ia kthejë paratë, por ka patur probleme.

Arben Cani: Lekët do të t’i kthej.

Denoncuesi: Po mirë, kur do t’i kthesh? Vajtën tre vjet, do pres edhe tre të tjerë?

Arben Cani: Kam shumë probleme të ndryshme.

Denoncuesi: O Beni, më shumë probleme se unë… Ti e di, që unë jam i sëmurë shumë.

Arben Cani: E ke shumë gabim, shoku! Unë kam probleme shumë serioze.

Denoncuesi: Po cfarë të them unë? Ti, do, që të t’i fal?

Arben Cani: Kam shumë probleme, jo probleme, vëlla!

Denoncuesi: Ore, dakord jam me ty, po cfarë të të lë më? Vajtën 4 vjet, ato janë të miat. Si thua ti, që  nuk t’i jap lekët e tua, se kam hallet e mia? Ti thua, që të mos m’i japësh fare?

Arben Cani: Kush ta tha, mor shoku im, më fal, të lutem!

Denoncuesi: Beni, edhe unë të lutem! Mënyra, se si po venë gjërat, i bie, që unë s’do t’i marr kurrë ato.

Arben Cani: E ke shumë gabim! Prit edhe pak, se unë jam keq!

Ndërsa në komunikimin me gazetarin e “Stop”, Arbeni kërcënon me gjyqe në gjykatat greke.

Arben Cani: Shërbimi i premtuar, nuk është i premtuar. Janë shërbime ligjore, që ia kam dorëzuar zyrës ligjore të avokatisë, sepse ne përfaqësohemi me  një zyrë emigracioni në Greqi.

Gazetari: Ju kur do t’ia ktheni këto 800  euro?

Arben Cani: Zotëri, nuk është problemi te 800 euroshi. Problemi është, se kanë nisur procedurat dhe i ka në mes. Procedurat e dokumentacionit zotëria nuk i ka të plota.

Gazetari: Duke analizuar komunikimin që ju keni pasur me njëri-tjetrin, natyrën e kësaj çështjeje, këtë zvarritje kaq të gjatë…

Arben Cani: Nuk keni të drejtë të incizoni biseda. Individuale, nuk keni… Ndryshe, do i drejtohem unë organeve kompetente greke e jo shqiptare.

Në ballafaqimin e fundit mes tyre, Arbeni premton t’ia rikthejë paratë denoncuesit.

Denoncuesi: Ai del dhe flet nëpër tv, edhe kur erdhi z.Edi Rama në Athinë, ai doli foli për pensionet tona. Problemi është se mbase ndikon shumë edhe nëpër njerëz të tjerë, ky muhabet. Mbase bën edhe gjëra të tjera, se nuk është problemi vetëm te 800 euroshi, problemi është të mos bien pre shqiptarët, se shqiptarët këtu në Greqi, po qe për leje qëndrimi, bien kollaj pre se nuk i bëjnë dot kollaj.

Arben Cani: Më morën në telefon gazetarët nga Shqipëria, për gjëra që për mua janë anormale. Do  të flas me avokatin, do lëmë procedurat në mes pa kryer dhe ti do marrësh lekët e tua.


Denoncuesi: O Beni, po çfarë procedurash ke vazhduar? Ato s’u mbyllën kurrë, kanë katër vjet, ti thua procedurat. O Beni, ti nuk i mbylle fare letrat. Tani, çfarë do më thuash si konkluzion? Nuk kishe fare oreks që të flisje. Ore, sikur të gënjeje edhe njëherë, prapë, siç gënjeve nga fillimi, por nuk kishe më fare dëshirë. Tani, lekët do m’i kthesh? Atë, që do ma thuash tani, do ma thuash dhe do ta mbash, në qoftë se e mban, “do të t’i kthej ose nuk do të t’i kthej”. Kaq!

Arben Cani: Ok! Ditën e hënë pasdite, do flas me avokatin, të vish të marrësh lekët, ose do të t’i postoj./tvklan

dritan llalla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj