Shpërthejnë protestat kundër Kryeministrit/ Shqiptarët në Bruksel e Angli kërkojnë largimin e tij: Rama në burg (PAMJET)
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Sot zgjedhjet parlamentare n&eum...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në një stallë ku ajo dhe djali i saj ndodheshin në punë në momentin e ndërhyrjes së policisë. Ajo shprehet më tej se në momentin që i ka treguar të birit se ka shkuar policia, ai është hedhur nga dritarja e stallës. Ajo tregoi se djali i saj prej vitesh jetonte i fshehur në mal dhe se rrallëherë shkonte në banesën e familjes.
MALIQ- Berdane Braçellari,Nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit tjetër Edison Adri ka folur për herë të parë. Ajo ka treguar si dëshmitare okulare versionin e saj të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 4 Qershor. Duke folur për mediat, ajo tha se gjithçka ka nisur pas ndërhyrjes së policisë në ambientet ku ndodhej djali i saj.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në një stallë ku ajo dhe djali i saj ndodheshin në punë në momentin e ndërhyrjes së policisë. Ajo shprehet më tej se në momentin që i ka treguar të birit se ka shkuar policia, ai është hedhur nga dritarja e stallës. Ajo tregoi se djali i saj prej vitesh jetonte i fshehur në mal dhe se rrallëherë shkonte në banesën e familjes.
Sipas saj, ai kishte refuzuar të dorëzohej për shkak të dënimit që konsideronte të padrejtë lidhur me një çështje narkotikësh. Nëna e Braçellarit mohoi gjithashtu se djali i saj të kishte kultivuar lëndë narkotike apo të kishte bashkëpunuar me policinë, duke i cilësuar këto pretendime të pavërteta.
Pjesë nga intervista:
Pyetje- Ju thoni se djali juaj nuk qëlloi i pari mbi policinë?
Berdane Braçellari: Polici i ra me parë, pastaj qëlloi djali im. Policia nuk tha as dorëzohuni, as që ishin polic. Violandi ishte fshehur në cep dhe kaloi lart
Pyetje- Sa kohë kishte Violandi që rrinte me ju?
Berdane Braçellari- Violandi me mua jo se rrinte, ishte i dënuar 10 vite. Nuk me rrinte këtu mua, vinte thjesht ndonjëherë të hante bukë. Jetonte në mal, vetëm në mal. Asnjëherë nuk shkonte në fshat apo qytet. Kjo situatë ka 8 vite kështu. Për 10 gram hashash, dy gramë i gjetën në shtëpi, pastaj ja bene 10 gramë.
Pyetje – A ka kultivuar djali juaj këtu ndonjëherë hashash?
Berdane Braçellari: Asnjëherë, në Vlorë punuam me ndërtim, merrnin lek, bëmë 30 dhi rrace dhe i sollëm ketu në Lozhan
Pyetje – A është e vërtetë që shteti u ka ndihmuar me fonde?
Berdane Braçellari: Kemi marrë. Jo se më ka ndihmuar por i ka rregulla shteti këtu se unë e kam blegtorinë. Jo thotë Artan Hoxha farë Hashashi etj, ja shikoni shtëpinë. Çfarë nuk kemi dëgjuar.
Pyetje – Si ndiheni ju si nënë, një punonjës policie ndërroi jetë
Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, edhe djali im të kishte vdekur. Nuk ka faj as djali im as polici. Se dhe polici i urdhëruar është. Ai të bënte këtë gjë, të thoshte; ‘Ndal”. Nuk do ishte situata e këtillë.
Pyetje – A ka patur raste kur ka ardhur me pare policia dhe Renea për të kapur Violandin?
Berdane Braçellari: Disa herë. Nuk bënë këtë që bënë këta. Jo se ka qenë shumë herë, një rast pata.
Pyetje – Çfarë mesazhi keni për familjen e policit të rënë?
Berdane Braçellari: Më vjen shumë keq, zere sikur me vdiq djali im. Me vjen keq e për të, as nuk i njoh, as nënën as babanë, as djalin. Me vjen shume keq. Jam me ata. Me dhimbset e ai djalë. Nuk e njoh e nuk me njeh. Detyra e tij.
Pyetje – Do e takosh Violandin?
Berdane Braçellari: Do e takoj se e kam djalë. Me dhimbset. Kam gjithë këto vite me të.
Pyetje – Si ka mundësi që mbante armë, a e dinit ju? I rrezikohen jeta vetëm nga policia apo e të tjerë?
Berdane Braçellari: Nuk e dija që kishte armë. Nuk e kisha parë asnjëherë me armë. Nuk ka djali ti thotë nënës mbaj armë
Pyetje – A ke tentuar ndonjëherë t’i mbushesh mendjen te dorëzohet?
Berdane Braçellari: Shumë herë. Vetëm i vinte inat, thoshte të dënohem 10 vite për dy gramë hashash, nuk shkel në polici. Hashashi nuk u gjet në shtëpinë time apo në makinën time por në banesë të braktisur.
Pyetje – Ka patur fjalë se Violandi ka shpëtuar këto vite sepse bashkëpunonte me policinë.
Berdane Braçellari: Çfarë thua? Ata e kishin halë në sy. Halë në sy, çdo vend kontroll, nga të katra anët, kudo që dilte djali do bënin kontroll makinat e çfarë kishte me vete.
Pyetje – Një ditë para ngjarjes, a iku bariu juaj nga puna?
Berdane Braçellari: Ka ikur sepse e kemi bërë me llaf që do merrte 1 milion lek rrogën po te rrinte mbi një vit. Ai ndenji 10 ditë dhe kërkonte 33 mijë lek ditën. Kaq lek ke, i thashë. Ishte shumë mashtrues.
Pyetje – Ju besoni që Violandi nuk ka lidhje me lëndët narkotike? Flitet me bariun ka patur bashkëpunim
Berdane Braçellari: Çfarë nuk thonë. Nuk bëhet fjalë ta lajmëronte ai policinë, ai 10 ndenji. Kur u bë lenda narkotike, kur u shit për 10 ditë?/Dosja.al
foto ilustruese SARANDË- Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se s...
MITROVICË E VERIUT- Një moment i pazakontë është regjistruar në qendrën e votimit “Sveti Sava” në Mitrovic...
TIRANË- Shqipëria do të karakterizohet nga kushte përgjithësisht të qëndrueshme atmosferike. Sipas parashikimeve të In...
KOSOVË- Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të 7 qershorit janë angazhuar...
Eksportet e rimëkëmbura në vitin 2025 u panë me optimizëm në fillim të këtij viti, por Euro e dobët, kostot e rri...
Protesta TIRANË- Qytetarët kanë zbritur në rrugët e kryeqytetit, duke vijuar marshimin e tyre paqësor në she...
foto nga protesta TIRANË- Protesta e qytetarëve po vijon duke marshuar nëpër rrugët e Tiranës nën sloganin "Shqipër...
Foto nga PROTESTA TIRANË- Tubimi në shesh ka përfunduar por protestuesit po vijojnë marshimin e tyre drejt rrugëve të Tiran&e...
Foto nga vendngjarja FIER- Një aksident kokë më kokë mes dy automjeteve, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njo...
foto nga protesta TIRANË- Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej m&eum...