LIVE UPDATES
Aktualitet

Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator 'kryekomunarin' e Leskovikut, si e bleu hotelin nga Ekrem Bardha?

Ndërkohë që burime për ZËRI-n, sqarojnë se vetëm investimi në distilerinë për prodhimin e xhinit kap vlerën e 500 mijë euro. Një vlerë marramendëse kjo, nëse përmendim që hoteli në fjalë në deklarimet zyrtare del me zero fitim, aktualisht.

2 Prill 2024, 15:50 Nga r.ll
Follow the money 2/ Artan Gaçi caktoi si administrator
ARTAN GACI, ERION ISAI DHE LEONARD KONICA

TIRANE- Në kohën që Kuvendi është duke pritur të shqyrtojë në Këshillin e Mandateve, mandatin e Olta Xhaçkës, SPAK është duke hetuar dhe verifikuar investimin e bashkëshortit të saj, investitorit strategjik, Artan Gaçi në Gjilekë.

Dy ditë më parë, ZËRI publikoi të tjera aktivitete të z.Gaçi në fushën e biznesit, të cilat përkojnë në kohë edhe me aktivitetin politik të Xhaçkës në qarkun e Korçës, ku çifti administron hotelin më luksoz të zonës, në mes të askundit, në Leskovik.

Melesin, siç raportuam edhe më herët, nuk është një hotel i zakonshëm. I fshehur kudo nga rrjetet sociale, ky hotel-distileri ka qenë objekt hotelerie edhe më herët.

Objekti ka qenë në pronësinë e biznesmenit Ekrem Bardha, që më pas ia ka kaluar këtë pronë Artan Gaçit.

Gaçi e ka ri investuar dhe “branduar” duke e pagëzuar fillimisht si Melesin.

Se me ç’vlerë është blerë kjo pronë nga Gaçi, kjo është një e dhënë e panjohur, edhe pse ne i kemi kontaktuar disa herë palët e përmendura në këtë shkrim.

Por nëse duket se aktiviteti politik i Olta Xhaçkës është i distancuar nga ai i biznesit të bashkëshortit, në fakt e vërteta është ndryshe.

Leonard Konica, administratori i Melesin, (hotel&distileri) është edhe administrator i njësisë administrative Leskovik, që në momentin kur nisi edhe Gaçi investimin në Melesin.

Siç shihet edhe në këtë kronikë reklamë të RTSH, Administratori i Leskovikut, njëherazi edhe administrator i Gaccit, flet për përfitimet e turizmit në zonë. Edhe kronikat dhe intervistat janë realizuar në Melesin. Pra një reklamë e mirëfilltë. Por kaq nuk mjafton! 

Edhe kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai zhvillon aktivitete të shumta në këtë hotel. E gjithë bashkia është e investuar për të bërë që biznesi i Gaçt të funksionojë. Vetë Isai, i kontaktuar nga ZËRI, deklaron se zoti Konica nuk është në konflikt interesi. 

"Zoti Leonard Konica është emëruar adiministrator i njësisë Leskovik prej datës 11.01.2022. Në djeninë time dhe institucionale; nuk kam asnjë informacion se zoti Konica cënon ligjin e konfliktit të interesit."-deklaroi Isai në një komunikim via ëhatsapp me redaksinë e ZËRI-t. 

Por kush e emëroi Konicën në bashki? A lidhen interesat e tij që burojnë nga aktiviteti privatisht me z.Gaçi me punën e tij si administrator e zyrtar shtetëror? Për këtë mjafton të shohim ligjin për konfliktin e interesit. Neni 29 i ligjit, për kufizimet e kryetarit të bashkisë apo komunës (rasti Konica), sqaron se nuk mund të jetë pjesë e një shoqërie tregtari apo të jetë i punësuar me kohë të plotë në një punë a detyrë tjetër. 

Ndërkohë që burime për ZËRI-n, sqarojnë se vetëm investimi në distilerinë për prodhimin e xhinit kap vlerën e 500 mijë euro. Një vlerë marramendëse kjo, nëse përmendim që hoteli në fjalë në deklarimet zyrtare del me zero fitim, aktualisht.

Kaq do të mjaftonte për të kuptuar se çifti Gaçi-Xhaçka janë të interesuar që Melesin të mos jetë target i reklamës mediatike për ta. 

Kjo provohet nga një tjetër fakt. Më 28 shkurt 2024, disa ditë përpara se SPAK të arrestonte Jorgo Goron për falsifikimin e pronës mbi të cilën Gaçi do të ndërtojë resortin në Drimadhe, Artan Gaçi përmes zotërueses së tij të besuar Brunilda Tasi, bën ndryshimin e emrit të Melesin. Nga Melesin, hoteli quhet tashmë MDIJ. Përse kjo lëvizje? 

Por edhe pse fijet po lidhen, sërish nuk kemi të qartë një pyetje. Si u pasuruan çifti Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi?

Bizneset që Gaçi ka patur kur ka hyrë në politikë, ka qenë ose me humbje ose në faliment. Nga kërkimet tona rezulton se në deklaratat zyrtare në ILDKPI, z.Gaçi dhe Xhaçka janë me një pasuri modeste, shumë larg modelit të investitorit strategjik që ndërton në Gjilekë, hap kompani farmaceutike apo ndërton një kështjellë në Leskovik.

Marrë nga Zëri.ai

artan gaçi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje