Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në artikull, Reuters përshkruan ngjarjen dhe shton se që nga viti 2015, vendet e Ballkanit janë bërë rrugë kryesore tranziti për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani, Azia dhe Afrika që ikin nga luftërat dhe varfëria drejt Bashkimit Evropian.
PËRMET- Në lidhje me aksidentin e rëndë që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Këlcyrë-Përmet, ku humbën jetën 8 persona, ka raportuar dhe agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters. Në artikull, Reuters përshkruan ngjarjen dhe shton se që nga viti 2015, vendet e Ballkanit janë bërë rrugë kryesore tranziti për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani, Azia dhe Afrika që ikin nga luftërat dhe varfëria drejt Bashkimit Evropian.
Sipas artikullit, shumë përdorin rrjetet e kontrabandës për t'i ndihmuar. Reuters sjell në vëmendje dhe faktin se muajin e kaluar Shqipëria ratifikoi një marrëveshje emigracioni me Italinë, sipas së cilës Roma do të ndërtojë qendra të pritjes së emigrantëve.
Artkulli i plotë i Reuters:
Tetë persona humbën jetën në Shqipërinë jugore të martën kur një makinë që transportonte emigrantë të dyshuar doli nga një rrugë malore në një përroskë, tha policia. Makina ra në bregun shkëmbor të lumit Vjosa me rrjedhje të shpejtë poshtë një rruge që policia thotë se përdoret shpesh nga emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika për të kaluar në vendin ballkanik, tha zyrtari i policisë Ardian Cipa për Reuters.
"Shoferi ishte nga veriu i Shqipërisë, po përpiqemi ta identifikojmë”, tha Cipa. "Ne besojmë se të tjerët janë emigrantë të paligjshëm."
Automjeti i djegur dhe i thërrmuar ishte i rrethuar nga të paktën katër trupa të shpërndarë mbi shkëmbinj, tha një dëshmitar i Reuters. Policia bllokoi zonën.
Një patrullë policie ka pikasur një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe përgjatë rrugës në orët e para të së martës, por nuk mundi ta ndalonte. Ata më vonë e gjetën automjetin të përplasur në luginë, tha Cipa.
Që nga viti 2015, vendet e Ballkanit janë bërë rrugë kryesore tranziti për refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani, Azia dhe Afrika që ikin nga luftërat dhe varfëria drejt Bashkimit Evropian. Shumë përdorin rrjetet e kontrabandës për t'i ndihmuar. Muajin e kaluar, Shqipëria, e cila është anëtare e NATO-s dhe aspiron të anëtarësohet në BE, ratifikoi një marrëveshje emigracioni me Italinë, sipas së cilës Roma do të ndërtojë qendra të pritjes së emigrantëve në vendin ballkanik.
Foto ilustruese SHBA-Legjislatura demokrate e Kalifornisë e miratoi ligjin vitin e kaluar, me qëllimin për të nënvizuar faktin se...
Foto ilustruese RROGOZHINA- 24-vjeçari Endri Bregaj, banues në Shkodër, është arrestuar në flagrancë duke transpo...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një 41-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për vjedhje në dy dy...
Foto ilustruese TIRANË-Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e...
Foto nga vendi i ngjarjes GJIROKASTËR- Një 47-vjeçar u aarrestua në Gjirokastrës, pasi akuzohet se ka qëlluar me arm&e...
Foto ilustruese BRITANIA E MADHE-Gangsterët shqiptarë në Angli po synojnë nënat e ardhshme, të cilat janë të gatsh...
Foto ilustruese LEZHË-Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burgim Antonio Lekën, 37-vjeçari i cili u kap me armë dhe munic...
Klevis Alla TIRANË- I penduari i drejtësisë Klevis Alla është dënuar sot me 25 vite burg për vrasjen e dy vëll...
Foto ilustruese TIRANË-Policia e Tiranës ka arrestuar 4 të rinjtë në lidhje me vrasjen e Aurelio Dervishit. Në mesin e...
Credins Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe tendeca e saj në rritje tregon se ka shumë arsye të mira për ta zgj...