Zjarri në Lezhë/ Dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit, policia shoqëron një pe...
Aktualitet
FOTOGALERIA/ Gaz lotsjellës, dhunë dhe vezë, ja kush ishte realiteti i protestës!
Një tjetër protestues i shoqëruar nga dy policë, i cili është i prangosur.
2 Korrik 2026, 14:33Nga E.d
Pamje
Një protestues i cili tërhiqet me forcë nga dy efektivë police gjatë protestës së ditës së sotme.
Pamje
Një tjetër protestues i cili shoqërohet nga disa efektivë police, ndërsa për shkak të temperatuarve të larta ka hequr edhe bluzën, të cilën e ka vendosur në kokë, si masë mbrojëse ndaj gazit lotsjellës.
Pamje
Një tjetër protestues i shoqëruar nga dy policë, i cili është i prangosur. Ai mban një maskë, si mjet parandalues për gazin lotsjellës.
Pamje
Një protestuese e cila është ndjerë keq, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga ana e policisë. Asaj po i vijnë në ndihmë disa protestues të tjerë.
Pamje
Një qytetar i arrestuar nga policia, ndërsa efektivët përpiqen ti vendosin prangat. Ai shoqërohet nga tre policë, ndërsa mbahet në një pozicion aspak favorizues, duke marrë parasysh temperatuar e larta.
Pamje
Makina e policisë e dëmtuar nga protestuesit. Siç shihet ajo është bërë shoshë si pasojë e goditjeve me sende të forta.
Pamje
Një qytetar i cili mban veshur një bluzë ku shkruhet:"Shqipëria nuk është në shitje".
Pamje
Një situatë e tensionuar para Parlamentit, ku një protestuese po u kërkon llogari policëve se pse nuk bashkohen me ta në këtë revoltë kombëtare.
Pamje
Momenti kur protestuesit çajnë kordonin e policisë dhe tentojnë të futen drejt Parlamentit.
Pamje
Pamje
Një protestues i cili është sulmuar me gaz lotsjellës, gjë e cila i ka sjellë irritime në fytyrë.
Pamje
Aktivistja Luçiana Kokaj, e cila u sulmua me gaz lotsjellës nga policia./Dosja.al