LIVE UPDATES
Aktualitet

Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka rrëfen punën e tij në Mariupolin e rrethuar

Filmi “20 ditë në Mariupol”, i prodhuar nga AP dhe PBS Frontline, tregon se si gazetari ukrainas Mstyslav Chernov dhe kolegët e tij rrezikuan jetët e tyre për të dokumentuar rrethimin e Mariupolit

22 Mars 2024, 17:44 Nga S.B
Fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka rrëfen punën e tij në
Evgeniy Maloletka

TIRANË- Filmi “20 ditë në Mariupol” i gazetarit Mstyslav Chernov, i cili ka fituar çmimin Oscar si dokumentari më i mirë, u shfaq në Tiranë mbrëmjen e kaluar.

Ai tregon pasojat e sulmit rus mbi Mariupolin e rrethuar; fëmijë të vrarë, bombardimin e maternitetit dhe i banesave, si dhe varret masive.

Pamjet u regjistruan nga të vetmit gazetarë ndërkombëtarë të mbetur në qytet: një ekip ukrainas i agjencisë AP, pjesë e të cilit ishte edhe fotografi Evgeniy Maloletka.

Filmi “20 ditë në Mariupol”, i prodhuar nga AP dhe PBS Frontline, tregon se si gazetari ukrainas Mstyslav Chernov dhe kolegët e tij rrezikuan jetët e tyre për të dokumentuar rrethimin e Mariupolit nga forcat ruse dhe mizoritë e tyre ndaj qytetarëve të pambrojtur.

Gazetarët ishin të rrezikuar nga bombardimet e avionëve dhe tankeve, si dhe nga ushtria ruse, që po i kërkonte ata, bazuar në një listë ku ishin edhe emrat e tyre, të inatosur pse dikush po raportonte nga brenda zonës, duke mbushur botën me pamjet e bombardimeve dhe vrasjeve të civilëve, ndërsa qyteti besohej se ishte zbrazur nga njerëzit e mediave.

Në shfaqjen e parë të filmit në Tiranë, në Qendrën për Hapje dhe Dialog, organizuar nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur të Ballkanit Perëndimor, ishte edhe fotografi Evgeniy Maloletka, njëri prej anëtarëve të atij ekipi.

Ai tregoi për Zërin e Amerikës disa nga vështirësitë e atyre 20 ditëve në Mariupolin e rrethuar.

“Tanket me ruse dolën në qytet. Ishte hera e parë që u shfaq shenja Z mbi to, si një shenjë lufte. Ata hapën zjarr mbi pallatet e banuara, dhe një goditje, pastaj e dyta. Këtu shihet shpërthimi në katin e gjashtë të pallatit. Goditja e dytë vrau dy njerëz në ndërtesë dhe ne e provuam këtë bashkë me fqinjët dhe njerëz të tjerë, që nxorën trupat nga apartamentet”, thotë Evgeniy për Zërin e Amerikës.

Falë punës së këtij grupi gazetarësh të luftës, historia e Mariupolit është futur dhe vazhdon të përmendet në shumë ekspozita, në libra, dhe në filma.

Evgeniy ka lindur në Berdiansk afër Mariupolit, prej nga familjarët e tij janë larguar tashmë si refugjatë, gjë që ia lehtësoi disi punën.

Ai thotë se nuk ishte e lehtë të gjendeshe atje nën bomba, por përvoja nga pasqyrimi i luftërave të mëparshme e ndihmoi si të vepronte në terren.

“Ne pasqyrojmë luftërat qysh nga viti 2014. Deri atëherë ne nuk ishim korrespondentë lufte, por fotografë shtypi dhe gazetarë. Por kur Rusia pushtoi Krimenë dhe pastaj pushtoi Donbasin, të gjithë ne u përfshimë si automatikisht në pasqyrimin e procesit të luftës. Kështu u bëmë gazetarë lufte, fotografë lufte në terren. Në këto luftëra kemi humbur edhe shumë kolegë. Por për ne është detyra më e rëndësishme që të tregojmë të vërtetën, me fakte, të shmangim propagandën dhe lajmet e rreme”, thotë Evgeniy për Zërin e Amerikës.

Ky grup gazetarësh përjetuan bashkë me qytetarët bombardimet nëpër shtëpi, bodrume dhe spitale, ndërsa filmonin vazhdimisht të plagosurit, të vrarët, maternitetin që bombardohej dhe mjekët që ndihmonin në çdo drejtim, ndërsa në qytet u ndërprenë qëllimisht uji, ushqimi, interneti, për të mos lejuar raportimet e gazetarëve dhe komunikimin mes njerëzve.

Filmi është nderuar këtë vit me çmimin e Akademisë OSCAR si dokumentari më i mirë, ndërsa ka fituar edhe çmime të tjera në të paktën 7 festivale ndërkombëtare.

“Të gjithë këto çmime ndihmojnë për t’u treguar njerëzve se duhet të bëjnë drejtësi për njerëzit që u vranë, dhe se zërat e njerëzve që kanë mbijetuar duhen dëgjuar në gjithë botën. Sa më shumë njerëz duhet të shohin dhe të kuptojnë se çfarë ndodhi në Mariupol në atë kohë”, thotë Evgeniy.

Ukraina po i reziston Rusisë, duke bërë luftën e saj të mbijetesës. Lufta është e vështirë edhe kur shikohet në lajme nga njerëzit, thotë fotografi i luftës, por pakrahasimisht tejet e vështirë është atje në Ukrainë kur njerëzit humbin shokët, familjarët, dhe kur duhet të qëndrosh çdo ditë përballë sulmit rus.

Marrë nga VOA

mariupol

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj