LIVE UPDATES
Aktualitet

Fotot në telefonin e Deliut, Dëshmia e Hoxhajt: Dumani ma bëri të lehtë vrasjen e “Dine Çamit”, por na zbuluan

Dumani ja kishte bërë Henrikut të lehtë vrasjen e “Dine Çamit”, por pas ndjekjes në terren qitësi kishte konstatuar se eleminimi i Dines, ishte shumë i vështirë dhe se mund të mbetej vetë i vdekur. Kjo pasi gjatë fazës së gjurmimit të siluetës së “Dine Çamit”, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi, janë zbuluar dhe ndjekur nga Elbasani në Tiranë nga njerëzit e “Dine Çamit”.

24 Tetor 2022, 13:38 Nga DOSJA
Fotot në telefonin e Deliut, Dëshmia e Hoxhajt: Dumani ma bëri
Luis Gaxhi, Nuredin Dumani dhe Rigers Spahiu

TIRANË- Pas arrestimit të Xhafer Deliut policia kriminale e Elbasanit gjeti dy fotografi atë të “Dine Çamit” dhe Elton alias Kastriot Kilës. Kostatimi i këtyre dy fotografive në telefonin e kushëririt të Erjon Alibej, solli nxjerrjen në sipërfaqe të intrigave dhe planeve të thurura mes Alibejt, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, për të bërë goditje në Elbasan. Për ndjekjen dhe planin për eleminimin e “Dine Çamit” ka folur qartazi në fillim të muajit prill 2022, Henrik Hoxhaj, bashkëpuntori i SPAK-ut.

Sipas tij, vrasja e “Dine Çamit” ishte planifikuar të kryhej pranë zonës së rreth-rrotullimit të Bradasheshit, aty ku Dinia vizitonte shpesh herë një magazinë në pronësi të tij. Dumani ja kishte bërë Henrikut të lehtë vrasjen e “Dine Çamit”, por pas ndjekjes në terren qitësi kishte konstatuar se eleminimi i Dines, ishte shumë i vështirë dhe se mund të mbetej vetë i vdekur. Kjo pasi gjatë fazës së gjurmimit të siluetës së “Dine Çamit”, Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasi, janë zbuluar dhe ndjekur nga Elbasani në Tiranë nga njerëzit e “Dine Çamit”.

“…punën për vrasjen e “Dine Çamit”, ma ka dhënë Nuredin Dumani. Kemi biseduar në “Sky” ose “EcroChat” dhe se në fillim pazarin, ma ka dhënë për 60 mijë euro. Por kjo shumë për mua ishte shumë pak dhe se më vonë shkoi 80 mijë euro. Këtë punë, Nuredini ma bënte si çështje personale me Dinen dhe unë kështu e dija se ata mund të kenë pasur ndonjë përplasje personale më parë. Nuredini më ka dërguar informacione, se ku qëndronte Dinia dhe një fotografi të tij. Nuk e di se, nga kush i merte këto të dhëna Nuredini, por prej tij mësova se Dinia shkonte rreth orës 07:00 të mëngjesit në ambjentet e një magazine në Bradashesh. Këtë objektiv Nuredini e bënte si diçka të lehtë, pasi synimi ishte që ai të vritej në zonën e vendodhjes së magazinës, pikërisht në rrugën dytësore ku është rrethi tek Bradasheshi…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.

Në fakt kjo zonë nuk ka shumë lëvizje, dhe siç tregon bashkëpuntori i SPAK, ai ka qëndruar 3 ose 5 ditë në atë territor për të studjuar goditjen, por në asnjë rast nuk e ka parë objektivin “Dine Çami”.

“…Këtë gjë e bëja duke shkuar në zonë, qëndroja 30 minuta dhe më pas ikja sërisht në drejtim të Tiranës…”-tregon Hoxhaj.

Për të lokalizuar më shpejt “Dine Çamin”, Nuredin Dumani i ka dërguar Henrikut një foto të tij. Ku siç kujton në rëfim Henrik Hoxhaj, Dineja në foto ishte në prezencë të një vajze apo gruaje.

“…kur kemi bërë ndjekjen, kemi qënë me Skerdi Tasin. Kemi qënë me një makinë të marë me qëra, por nuk e mbaj mënd mirë vendin se ku e kemi marë. Pas një periudhe kohe, kemi vajtur tek lokali i Çatave në Elbasan, që ishte përballë “Fast-Foodit” të “Dine Çamit”. Aty kam qëndruar me Skerdin kemi konsumuar diçka për të pirë dhe për të ngrënë, më qëllim për të mos rënë në sy. Përballë nesh, ishte Dinia me të shoqen, me një bjonde. Ai është çuar krejt rastësisht ka shkuar në shtëpi, pasi Vilën e ka prapa Fast-Foodit dhe më pas ka riardhur në lokal brenda. Kemi porositur përsëri për të ngrënë dhe për të pirë. Në këtë moment kam parë lëvizje të dyshimta nga ana e njërit prej punonjësve të lokalit, pasi u ul tek gruaja e Dines që qëndronte përballë nesh. Ndërkohë djali i Dines, ishte me qen jashtë pasi aty anfër është një park. Djali i Dines,rrinte me telefon në dorë pa bërë asnjë lëvizje tjetër.

Teksa kanë qëndruar dhe disa minuta Henrik Hoxhaj dhe miku i tij nga Fieri,Skerdi Tasi, janë larguar nga lokali duke shkuar drej automjetit të marë me qëra, një makinë tip “Hunday”. Të dy së bashku kanë dalë nga Elbasani, duke qëndruar në një lokal në dalje të qytetit, pikërisht në anën e djathtë tek ura me hark e trenit.

“…këtu më ka ardhur një automjet tip “Benz ML”, parkohet para lokalit dhe nga makina zbresin dy vetë. Kuptohet që më kishin ndjekur, pasi janë ulur përmbri meje,porositën diçka por nuk flinin fare. Njëri nga ata nxori telefonin dhe e drejtoi nga unë, duke filluar të flasi në telefon.Pas kësaj ata u çuan dhe ikën. Disa minuta më vonë u largova dhe unë, por kur dola në parkim vura re se ata kishin qëndruar aty.Sa hipa në makinë ata lëvizën dhe sa kaluam tunelin, është një vend që hap krahun tek fruta perimet. Unë i kalova dhe i shikoja me pasqyrë, aty pash që nuk më ndoqën. Kur po levizja drejt Tiranës, pashë një “Golf” gri me xhama të zi, sa kaluam ne, dikush na pa me sy dhe na ka ndjekur në Tiranë. I them Nuredinit më vonë, që këtë që ma bëre të lehtë, këta janë të përgatitur të gjithë. Rrezikshmëria ishte shumë e madhe se ishte në qendër. Mendova ta bëja njëherë me snajper, por e lashë. Këtu Nuredini më ngriti pazarin, por e lashë sërisht nuk mund ta bëja pasi ishte me rrezik dhe mund të rrezikoja veten…”-ka treguar Henrik Hoxhaj.

Marrë nga ORANEWS

xhafer deliu elton kila nuredin dumani henrik hoxhaj skerdi tasi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj