LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e Lear Kurtit, Avokati i Popullit nis hetim: Të zbardhet ngjarja, zero tolerancë

Institucioni vazhdimisht ka ngritur shqetësime në lidhje me këtë çështje dhe ka kërkuar marrjen e masave konkrete.

24 Tetor 2022, 11:57 Nga f.g
Vdekja e Lear Kurtit, Avokati i Popullit nis hetim: Të zbardhet ngjarja,
Lear Kurti

TIRANE- Avokati i Popullit ka nisur një hetim paralelisht me Prokurorinë dhe Agjencinë e Mbikqyrjes Policore për rastin e vdekjes së Lear Kurtit, 32 vjeç pas ndalimit dhe shoqërimit nga Policia e Shtetit. Në një deklaratë për mediat, AP njofton se pas njoftimit, AP ngriti një ekip pune që intervistoi poolicët e përfshirë në ngjarje si dhe bëri vërejtjen e dokumentacionit përkatës. Gjithashtu, AP konstaton se pamjet e shoqërimit dhe ato të biznesit janë marrë nga hetimi ndërsa shton se është duke kryer verifikime të thelluara për ngjarjen. 

DEKLARATA E PLOTE: 

AVOKATI I POPULLIT NIS HETIM NË LIDHJE ME VDEKJEN E QYTETARIT PAS SHOQËRIMIT NGA POLICIA E SHTETIT
Institucioni i Avokatit të Popullit është njohur nga raportimet në media në lidhje me vdekjen e një shtetasi 32 vjeçar pas ndalimit të tij nga Policia e Shtetit gjatë mbrëmjes së djeshme.
Sipas raportimeve, autoritetet kanë ndjekur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.00 qytetarin L.K. të moshës 32 vjeç, pasi ai nuk i është përgjigjur thirrjes për t’u identifikuar. Pasi është kapur, qytetari është dërguar në mjediset e Komisariatit nr.3 në kryeqytet por sipas pretendimeve të Policisë, ai ka paraqitur probleme shëndetësore e është dërguar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, Avokati i Popullit në cilësinë e Mekanizmit Kombëtar kundër Torturës dhe trajtimit çnjerëzor, ka ngritur një ekip që është dërguar për të kryer një hetim paraprak mbi ngjarjen.

Ekipi ka vënë kontakt dhe ka intervistuar zyrtarët policorë të përfshirë në ngjarje dhe ka marrë pretendimet e tyre.
Gjithashtu ekipi i Avokatit të Popullit ka kqyrur dokumentacionin përkatës dhe ka nisur një hetim administrativ mbi ngjarjen, për të cilën është duke u kryer paralelisht edhe një hetim i brendshëm nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore.
Avokati i Popullit ka konstatuar se materialet filmike të shoqërimit të qytetarit në mjediset e Komisariatit si dhe ato që sipas raportimit të policisë janë marrë në mjediset e jashtme, nga kamera private në momentin kur qytetari është ndaluar dhe ndaj tij po kryheshin verifikime, janë marrë në dorëzim nga institucionet hetuese.

Pas hapave të parë hulumtues Institucioni po kryen veprime të thelluara në lidhje me çështjen. Avokati i Popullit në vijimësi ka kërkuar zbatimin rigoroz të të drejtave të qytetarëve por edhe detyrimeve të Policisë së Shtetit në lidhje me shkakun e shoqërimit dhe trajtimin e të shoqëruarve apo të ndaluarve. Institucioni vazhdimisht ka ngritur shqetësime në lidhje me këtë çështje dhe ka kërkuar marrjen e masave konkrete. Avokati i Popullit i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën thirrje autoriteteve për një hetim të shpejtë, të paanshëm e të drejtë të ngjarjes për të nxjerrë në dritë të vërtetën, si dhe për zero tolerancë ndaj shkeljes së të drejtave të qytetarëve.

Deklarata e Avokatit vjen 3 ditë pasi Lear Kurti, 32 vjeç dha shpirt duke u sorrollatur në duart e efektivëve të komisariatit nr.3 të Policisë së Tiranës. Ai u ndalua mbrëmjen e 19 tetorit nga efektivët dhe brenda 30 minutave ndërroi jetë. Por, moszbardhja e kësaj ngjarjeje vjen si pasojë e pretendimeve kontradiktore të palëve. Ekspertiza paraprake ka dalë në përfundimin se s’ka pasur dhunë ndaj të riut, por që ka ndërruar jetë si pasojë e shpërthimit të kokainës që ka gëlltitur, ndërsa familjarët pretendojnë se është dhunuar nga policia. Një dëshmi e mikut të të riut mbrëmjen e djeshme te Piranjat hidhte dyshimte të forta se Policia dhe AMP kanë mbuluar ngjarjen. I riu thoshte se e kishte parë viktimën teksa rrihej barbarisht ndërsa akuzonte drejtorin e AMP, Ardi Veliu se e kishte "këshilluar" indirekt të mos pranonte dhunën që kishte parë me sytë e tij. /Dosja.al

lear kurti vdes lear kurti avokati i popullit

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para