LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Gazetarët protestojnë kundër Ramës për tkurrjen e lirisë së shprehjes

Gazetarët protestuan të mërkurën para kryeministrisë duke argumentuar se sulmet verbale kundër gazetarëve kritikë apo prekja me duar nga kryeministri i një gazetareje, janë vetëm ana e dukshme e një politike mbytëse të lirisë së shprehjes ndjekur nga kryeministri.

27 Mars 2024, 12:36 Nga r.ll

BIRN: Gazetarët protestojnë kundër Ramës për tkurrjen e

TIRANË- Një pjesë e gazetarëve protestuan të mërkurën në Tiranë duke vënë në dukje tkurrjen dramatike të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim në Shqipëri ndërsa në mënyrë domethënëse, protesta e tyre kaloi e paraportuar nga pjesa dërrmuese e medias tradicionale, e cila është e tkurrur aktualisht në pak televizione dhe pothuajse aspak gazeta.

Gazetarja Aurora Velaj theksoi në fjalën e saj historikun e gjatë antimedia dhe antiliri të kryeministrit Rama, duke renditur nismat e shumta ligjore që synuan të shtypin lirinë e shprehjes si dhe praktikat kontroverse të përqendrimit të komunikimit qeveritar në një zyrë të vetme, të njohur si Agjencia për Media dhe Informim apo praktikën e shumëkritikuar të përgatitjes nga zyrat e shtypit të materialeve propagandistike të gatshme, të cilat më pas transmetohen si “lajme të pavarura” nga televizionet.

Sipas Velajt, gazetarët, në mënyrë që të informojnë qytetarët sipas standardeve minimale të raportimit korrekt dhe cilësor të ngjarjeve, duhet fillimisht të kapërcejnë cenzurën dhe presionin që ushtrohet brenda redaksive për të mos shkelur interesat e qeverisë dhe pastaj duhet të përballen me dyert e mbyllura të institucioneve, të cilat nuk lejohet t'i përgjigjen pyetjeve përveçse me autorizim nga Agjencia për Media dhe Informim.

Gazetarja Ola Xama, e cila së fundmi është përballur me një fushatë shpifjeje nga media proqeveritare, tregoi se si në punën e përditshme të gazetarëve, praktika e zakonshme e marrjes së opinionit të një pale në një lajm, pasohet, në rastet kur pala qëllon të jetë një zyrtar qeverie, me një telefonatë të dytë nga pronari i medias që urdhëron vrasjen e lajmit. Xama ironikisht i sugjeroi kryeministrit që, në kuadër të nismave të tij ligjore, të hartojë një ligj përmes të cilit, temat e lajmeve, apo të emisioneve të debateve, të përcaktohen nga Agjencia për Media dhe Informim në mënyrë që gazetarët të mos lodhen më duke u marrë me lajme që cenzurohen nga mediat që kanë interesa të ngushta ekonomike me qeverinë.

Protesta mori shkas nga prekja me dorë që kryeministri Edi Rama i bëri gazetares Ambrozia Meta, ndërsa kjo e fundit po i bënte pyetje mbi aferën e dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump me projektin për ndërtime në Sazan dhe në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, një aferë që sipas the Neë York Times, ngjan si një pazar korruptiv në të cilin, diplomacia amerikane mund të shkëmbehet me parcela tokash publike apo me të mira të tjera materiale të paguara nga taksapaguesit nëpër vende si Shqipëria apo Serbia, në rast se Trump rizgjidhet president në zgjedhjet amerikane nëntorin e ardhshëm.

Rama pretendoi se prekja e tij me duar e gazetares ishte një veprim miqësor pa kurrfarë dashakeqësie. Shumica dërrmuese e aktivistëve të lirisë së medias, në Shqipëri apo nëpër botë, e panë veprimin në fakt si një dhunë me bazë gjinore, në të cilën, detyrimi për t'iu përgjigjur pyetjeve konkrete dhe serioze me interes të lartë publik, zëvendësohet me prekje me duar të gazetares që bën pyetjet.

Qeveria shqiptare duket se kontrollon, në mënyrën më të imtë të imagjinueshme, shumicën dërrmuese të qarkullimit normal të informacionit në një shoqëri demokratike, duke filluar nga kontrolli i aksesit te dokumentet zyrtare dhe duke vijuar me përgatitjen e “lajmeve” propagandistike apo me përdorimin e trysnisë ekonomike mbi pronarët e medias, të cilët kanë interesa jetësore me prokurimet publike apo janë shpallur “investitorë strategjikë”, një status i dhënë nga Rama dhe që sjell shpesh tokë falas, përjashtime nga taksat dhe shërbime publike të subvencionuara nga taksapaguesit, të tilla si linja ujësjellësi, infrastrukturë për energji elektrike, rrugë apo kanalizime, shërbime të cilat, për taksapaguesit që i subvencionojnë, shpesh mungojnë apo janë të një cilësie të keqe.

Një gazetar që foli në kushtet e anonimatit shpjegoi mënyrën se si media funksionon në kohën e qeverisjes së Ramës, duke cituar pronarin e televizionit i cili tentoi t'ia vinte në dukje gazetarëve rëndësinë kritike që ka ndjekja e linjës së qeverisë me fjalët: “një tender i dhënë nga Rama mjafton për të paguar rrogat tuaja për një vit të tërë.”

Marrë nga Reporter.al

proteste ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj